GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Prokuroria e arreston Elvis Mirin për mashtrim, pas dy javësh KPP i jep tenderin për mbetjet e spitalit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Prokuroria e arreston Elvis Mirin për mashtrim, pas dy javësh KPP i jep tenderin për mbetjet e spitalit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e ka arrestuar për mashtrim në 200 tendera në spitale për evadimin e mbetjeve, por KPP-ja me kryetar Jonaid Myzyrin merr vendim në favor të Elvis Mirit. Ky është pronar i kompanisë “Vale Recycling” Shpk, i cili me sa duket ua paska lyer rrotën të gjithëve.

Por, le t’i marrim çështjen me radhën. Dhe ndërsa Prokuroria heton mashtrimin, lufta po bëhet për tenderin me objekt “Evadim, transport dhe trajtim i mbetjeve të rrezikshme spitalore” me fond limit 16 milionë Lekë, pa TVSH, zhvilluar në datën 11 mars 2024 nga autoriteti kontraktor, Drejtoria e spitalit Ihsan Cabej Lushnje.

Shpesh ne nëpër shkrimet që kemi bërë lidhur me këto tenderë kemi treguar se është proces me rrezik të lartë dhe kërkon certifikata specifike që vërtetojnë se kompanitë që e marrin përsipër të bëjnë asgjësimin si duhet të mbetjeve.

Pavarësisht këtyre thirrjeve spitalet, sigurisht edhe me miratimin e Ministres së Shëndetësisë, vazhdojnë bashkëpunimet me firma që nuk që nuk plotësojnë kriteret. Janë shpesh 2-3 firma që përplasen me njëra-tjetrën dhe ndajnë këto fonde dhe nuk garantojnë kryerjen e punës.

Prandaj edhe tenderi i spitalit Lushnjë ka përfunduar në Komisionin e Prokurimeve Publike. Një nga firmat më të njohura për aferat me mbetjet e spitaleve ka bërë një denoncim në KPP që në maj 2024, por procedura ka vazhduar deri më 6 qershor.

Në ankesën e bërë  “Vale Recycling” Shpk pretendonte se është skualifikuar pa të drejtë nga gara, pra dokumentet i disponon por Komisioni i Vlerësimit nuk ka bërë shqyrtimin sipas ligjit. Në datë 28 Maj 2024, KPP vendosi që të pranojë ankesën e Elvis Mirit dhe i kërkoi Spitalit të Lushnjës që të rishikojë edhe njëherë dokumentet e firmës në fjalë dhe arsyet e skualifikimit të tij.

 

Më datë 6 qershor 2024, Spitali i Lushnjës raporton se ka zbaruar vendimin e KPP për rishqyrtim dokumentesh, por sërish ka lënë të skualifikuar ofertën e firmës së Elvis Mirit.

Ndërkohë në të njëjtën ditë Prokuroria e Tiranës njoftoi arrestimin e Elvis Mirit, i cili akuzohet se përmes dokumenteve të falsifikuara përfitoi tendera në vlerë mbi 65 milionë lekë nga një sërë spitalesh dhe institucionesh publike. Miri dyshohet se ka falsifikuar dokumentet për zotërimin e një autoklave Econos Tsc 150, të specializuar në përpunimin e mbetjeve spitalore, ndërkohë që nuk e kishte këtë paisje në funksion.

“Rezulton e provuar se personi nën hetim E.M, ka marrë pjesë në mbi 200 procedura tenderi për asgjësim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016 e në vijim, duke dorëzuar dokumentacion të rremë. Personi në hetim pretendonte se kishte kapacitete për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore duke i kthyer ato nga të dëmshme në të padëmshme por nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.

 

Kështu procedura mbeti pezull dhe spitali mbytet nga mbetjet e rrezikshme, pasi KPP nuk i ktheu asnjë përgjigje spitalit. Ndërkohë, me sa duket vetëm pas disa ditësh në burg, Elvis Miri del sërish në skenë. Kompania vazhdoka denoncimin në KPP për tenderin në fjalë dhe më datë 16 qershor del një tjetër vendim. Edhe në këtë vendim KPP i ka dhënë të dejtë Elivs Mirit, duke argumentuar se Spitali i Lushnjës ka anuluar tenderin pa zbatuar pikat ligjore.

Çfarë dreq pune bën KPP? Kujt po i shërben? Si mund të bllokosh tenderin e pastrimit të mbetjeve të spitalit për një person të akuzuar nga Prokuroria për falsifikimin e dokumenteve të këtij tenderi.

Në këtë situatë kemi abuzim të hapur dhe shumë më shumë alarmante. Shohim që institucionet që supozohet të mbrojnë shtetin nga korrupsioni, legalizojnë një mashtrim të madh nëpër tendera.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: elvis mirifalsifikim dokumenteshi arrestuarProkuroria

Lajme të lidhura

Blendi Gonxhe i jep 250 MLN lekë Idlir Karkinit për radarin e Llogarasë/ Njeriu që i mbante prishur sinjalizuesit kur kalonin skafet e drogës
Breaking Views

Blendi Gonxhe i jep 250 MLN lekë Idlir Karkinit për radarin e Llogarasë/ Njeriu që i mbante prishur sinjalizuesit kur kalonin skafet e drogës

22:02 - 26/06/26
Kompania e zv.ministrit të Brendshëm merr tenderin e varreve 1.2 MLN Euro/ Ja si e parashikon Anuela Ristani numrin e vdekjeve në Tiranë për 3 vitet e ardhshme
Breaking Views

Kompania e zv.ministrit të Brendshëm merr tenderin e varreve 1.2 MLN Euro/ Ja si e parashikon Anuela Ristani numrin e vdekjeve në Tiranë për 3 vitet e ardhshme

19:18 - 24/06/26
“Kafshohen” 11 mijë m2 tek Parku i Liqenit/ Tenderi 9 miliardë lekë për parkimin e autobuzëve tek hyrja veriore dhe denoncimi në KPP për fondin
Breaking Views

“Kafshohen” 11 mijë m2 tek Parku i Liqenit/ Tenderi 9 miliardë lekë për parkimin e autobuzëve tek hyrja veriore dhe denoncimi në KPP për fondin

17:59 - 24/06/26
Para
Këlliçi: Banda e Veliajt përfitoi 60 milionë euro nga depozitimi i dherave në landfill

Këlliçi: Faktet për Veliajn ulëritëse, SPAK ta ndajë njëherë e mirë këtë histori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike
Botë

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike

15:31 - 27/06/26

Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka thyer rekorde historike të temperaturave në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë,...

Lexo më shumë
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

15:06 - 27/06/26
Operacion në 9 vende/ Arrestohen 288 persona, kapen 850 kg drogë

“Në Evropë veprojnë 731 grupe kriminale”, raporti i Europol: Mafia ka pushtuar bizneset

14:44 - 27/06/26
FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

14:12 - 27/06/26
Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë

Armëpushimi në rrezik! Irani i përgjigjet sulmeve amerikane, Vance paralajmëron: Dhuna do të përballet me dhunë

13:48 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetGrandpashabetUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet