GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktivisti Dritan Goxhaj ka folur nga protesta qytetare, në ditën e 120-të të tubimeve, duke deklaruar se protestuesit nuk do të tërhiqen nga qëndresa e tyre dhe se nuk do të përdorin dhunën.

Goxhaj tha se synimi i protestuesve është një Shqipëri që, sipas tij, të jetë e çliruar nga korrupsioni dhe nepotizmi, ndërsa kritikoi funksionimin e institucioneve dhe sistemit shëndetësor.

“Duam një Shqipëri të lirë nga korrupsioni dhe nepotizmi, ku asnjë qeveritar nuk rri më shumë në karrige se presidenti, ku drejtorët e policisë nuk bëjnë argatin e krimit, ku shëndetësia nuk të lë të vdesësh e më pas të bësh analizat”, deklaroi ai.

Aktivisti u shpreh se ndryshimi, sipas tij, nuk mund të arrihet përmes dhunës, duke theksuar se protestuesit do të vijojnë qëndrimin e tyre pa përshkallëzim.
Duke shpjeguar arsyen pse protestuesit nuk kanë përshkallëzuar protestën, ai deklaroi se përdorimi i dhunës do t’i shërbente pushtetit. Goxhaj tha se lodhja është pjesë e asaj që ai e cilësoi si “çmimi i lirisë”, duke u bërë thirrje protestuesve të vijojnë qëndresën.

“Jemi këtu jo sepse nuk jemi lodhur dhe nuk kemi zgjidhje tjetër, por besojmë në këtë Shqipëri”, përfundoi Dritan Goxhaj.

Ditan Goxhaj: Duam një Shqipëri të lirë nga korrupsioni dhe nepotizmi ku asnjë qeveritar nuk rri më shumë në karrige se presidenti, ku drejtorët e policisë nuk bëjnë argatin e  krimit, ku shëndetësia nuk të lë të vdesësh e më pas të bësh analizat.

Këtë Shqipëri nuk e ndërtojmë dot duke sharë e duke shitur. Paqja nuk është dobësi por forca më e madhe që ka ky popull.

Duhet të vazhdojmë protestën sepse nuk ka kthim pas. Pushteti nuk largohet se ne jemi lodhur. Nuk përshkallëzojmë e përdorim dhunë sepse ajo është në favor të pushtetit, ata kanë policinë.

Nuk duhet të lodhemi sepse lodhja është çmimi I lirisë dhe ne duhet të jemi të gatshëm ta paguajmë. Kjo është një protestë për ata që nuk lodhen dhe kanë zemër. Kjo zemër ka rrahur për 120 ditë. Jemi këtu jo sepse nuk jemi lodhur dhe nuk kemi zgjidhje tjetër por besojmë në këtë Shqipëri.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1protesta

Lajme të lidhura

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion
Aktualitet

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

18:28 - 07/11/26
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
Aktualitet

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

18:05 - 07/11/26
Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës
Aktualitet

Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës

17:57 - 07/11/26
Para
“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë

"Krimi ka kokë", protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion
Aktualitet

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

18:28 - 07/11/26

Një protestues është ngritur në ajër nga presioni i ujit të hedhur prej autobotit të Policisë, në një prej momenteve...

Lexo më shumë
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

18:05 - 07/11/26
Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës

Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës

17:57 - 07/11/26
Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autobotëve

Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autobotëve

17:29 - 07/11/26
Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:15 - 07/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com