GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Protesta e 8 janarit, krahu i Berishës zbut tonet, Boçi: Nuk duam konflikt

17:45 - 02/01/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e 8 janarit, krahu i Berishës zbut tonet, Boçi:  Nuk duam konflikt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i  Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka folur rreth protestës që pritet të zhvillohet në 8 janar, për të cilën ka thënë se është thirrur nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së dhe jo nga ish-kryedemokrati Sali Berisha. Situata në Partinë Demokratike për Boçin është më shumë se përplasje mes Bashës dhe Berishës si individë, por është krizë anëtarësie në raport me lidershipin.

“Nuk është një përplasje mes dy individëve, por krizë mosbesimi brenda PD, krizë e anëtarësisë në raport me lidershipin. Berisha është vënë në krye të një organizimi si sfidant të një gare të kërkuar nga Kuvendi Kombëtar i thirrur nga anëtarësia e PD, nëpërmjet delegatëve. Protesta e thirrur më 8 nuk është thirrur nga Berisha në mënyrë të posaçme, por është thirrur nga Komisioni i Rithemelimit të PD” u shpreh ai.

Deputeti i PD-së u shpreh se ndonëse lidershipi i kësaj force politike duket se është përqendruar tek Basha-Berisha, kjo nuk mbyll mundësinë e një gare mes demokratëve që kanë potencial për të drejtuar këtë parti.

“Berisha edhe pse ka dalë si kandidat për Kryeministër nuk e mbyll mundësinë e një gare. Tek e fundit një kandidat kur sheh potencën e tij, shfaq dhe ambiciet e tij. Fakti që hidhet kandidatura për Kryeministër krijon dhe besimin te baza. Pra luhet me terminologjinë për të përcjellë besim” theksoi Boçi.

Ndër të tjera Boçi e cilësoi 8 janarin si një është demostrim për t’i thirrur arsyes, pasi nuk mund të ngjallin konflikte tek qytetarët, të cilat nuk do t’i shërbenin Partisë Demokratike.

“Data 8 Janar është demonstrim për të thënë që duhet t’i thërrasim arsyes. Ne nuk mund t’i vendosim njerëzit në një konflikt nga një konflikt i gjuhës tek një konflikt i cili nuk na shërben brenda një force politike. Liderët e partive zgjidhen nga anëtarësia për të zgjidhur probleme dhe jo për të sjellë problem. Ata t’i thërrasin arsyes. Njëra palë e ka arsyen sepse Berisha është sfidant, po kërkon garë, ka hedhur dorezën e garës, në bazë të funksionimit të institucioneve të partisë”, tha ai.

Etiketa: BASHAberishaKryesore1Luciano BociPDproteste

Lajme të lidhura

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!
Aktualitet

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

12:08 - 18/03/26
Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së
Aktualitet

Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

11:57 - 18/03/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin
Aktualitet

GJKKO kalon për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Meta dhe Kryemadhin

11:37 - 18/03/26
Para
Covid-19 në Greqi, mbi 17 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

Covid-19 në Greqi, mbi 17 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!
Aktualitet

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

12:08 - 18/03/26

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka vendosur kalimin për gjykim në themel të çështjes ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit....

Lexo më shumë
Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

11:57 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

11:51 - 18/03/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

GJKKO kalon për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Meta dhe Kryemadhin

11:37 - 18/03/26
Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”

Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”

11:02 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com