GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Protesta e PD-së/ Këlliçi thirrje qytetarëve: Mos u trembni nga blindat

15:59 - 07/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e PD-së/ Këlliçi thirrje qytetarëve: Mos u trembni nga blindat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Belind Këlliçi në një konferencë për mediat u shpreh se opozita në protestën e sotme do të dëshmojë se opozita e këtij vendi ekziston.

Këlliçi i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen thirrjes së PD-së sot në orën 19:00 në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet.

“Qytetarë nga e gjithë Shqipëria, nga veriu në jug, na kanë dërguar sot mesazhe, duke na siguruar për masivitetin e protestës. Informacionet tona në rrugë partiake dhe jopartiake, na bëjnë me dije se administrata e Edi Ramës është vënë në lëvizje për të penguar valën e madhe shoqërore që do të zbresë sot në Tiranë. Mësuesit janë urdhëruar  të jenë në punë, edhe pse sezoni shkollor ka mbaruar. Aktorëve u janë shpikur prova në Teatër, në mënyrë që zëri i tyre të mos gjëmojë në protestën e Frontit për Shpëtimin Kombëtar; dyert e kryeministrisë janë blinduar. As demokratët dhe as shoqërinë, nuk i ndal asnjë blindë, siç është provuar nga vitet ‘90 e këtej. Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve të mos tremben nga skenarët fake të qeverisë dhe as nga blindatat. Ne dalim sot për të dëshmuar se opozita e këtij vendi ekziston, se ajo është e bashkuar me shoqërinë, se ajo është gati për të mbrojtur interesat e qytetarit. Opozitës së kapur nga pushteti i ka ardhur fundi. I bëjmë thirrje shqiptarëve, fermerëve, mësuesve, profesionistëve, të rinjve, të papunëve, të na bashkohen sot para Kryeministrisë. Nëse nuk pastroni para, por mezi u dalin paratë për fundin e muajit, është koha të ngrihemi. Nëse nafta, ushqimet e shportës, taksat, janë bërë të papërballueshme është koha të ngrihemi. Nëse kthen kokën dhe sheh se një familjar apo mik të mungon, se ta ka marrë emigrimi, është koha të ngrihemi. Le t’ia themi dy fjalë sonte njeriut që ka nëntë vite që nuk na dëgjon. Të bashkuar, për Shqipërinë në rrezik, sonte ora 19.00!”, ka thënë deputeti demokrat.

Etiketa: Belind KelliciPD

Lajme të lidhura

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin
Breaking Views

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26
“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën
Breaking Views

“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

20:33 - 18/03/26
Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës
Breaking Views

Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës

20:15 - 18/03/26
Para
Çudira shqiptarësh/ 500 persona në grup “WhatsApp-i” spiunojnë radarët e policisë për t’i shpëtuar gjobave

Çudira shqiptarësh/ 500 persona në grup “WhatsApp-i” spiunojnë radarët e policisë për t’i shpëtuar gjobave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja
Breaking Views

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

23:12 - 18/03/26

Liverpooli ka arritur një fitore spektakolare në “Anfield”, duke mundur me rezultatin 4-0 Galatasarayn dhe duke përmbysur humbjen 1-0 të...

Lexo më shumë
Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

22:56 - 18/03/26
Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

22:26 - 18/03/26
“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com