GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I dolën sekretet sheshit, PS urdhëron mediat: Fshini të dhënat e “Aktiv1stit”

17:39 - 10/02/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Aktivisti” tërbon Ramën: Në gjyq kush publikoi listën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skandali “Aktiv1sti” është një tjetër që ka zbuluar mënyrën e ulët të keqqeverisjes së mazhorancës. Eksperti Gent Progni, i cili ka denoncuar rastin, ka shpjeguar se aplikacioni detyron punonjësit e administratës publike që të vihen në shërbim të kryeministrit Edi Rama, ministrave të qeverisë dhe drejtuesve të lartë të institucioneve për të rritur aktivitetin e tyre në rrjetet sociale.

Për më tepër, aplikacioni shkel të drejtat e privatësisë pasi ka akses te rrjetet sociale të punonjësve që detyrohen të regjistrohen, deri te leximi i mesazheve.

Në vazhdën e denoncimeve për rastin, së fundmi është publikuar një listë me personat që kishin shkarkuar aplikacionin, ku ishin edhe prokurorë dhe gjyqtarë të “drejtësisë së re”.

Për rastin ka reaguar dhe opozita që ka kërkuar hetim nga organet e drejtësisë. Mazhoranca, nga ana tjetër, është mundur të shfajësohet, duke pretenduar se aplikacioni është një formë aktivizmi dhe nuk shkelet privatësia. Megjithatë, mesazhet e shumta të punonjësve të administratës hedhin poshtë pretendimet e mazhorancës. Ata kanë zbuluar se si kërcënohen me pushim nga puna nëse nuk i nënshtrohen urdhrave të partisë.

Vetë Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale disa ditë më parë, kërcënoi me ndjekje penale publikuesit e listës së lartpërmendur.

Kërcënimi

Këtë të Premte, kërcënimi u përsërit nga Partia Socialiste, që kë kërkoi nga mediat eleminimin e gjurmëve të skandalit.

“Partia Socialiste e Shqipërisë kërkon nga mediat audiovizive, mediat elektronike dhe të gjitha platformat e portalet online që të refuzojnë në çdo rast publikimin e të dhënave të pjesshme apo të plota qofshin ato, që pretendohet se janë siguruar nga ndërhyrja e kundraligjshme në paltformën elektronike ‘Aktiv1st’, pronë e P.S.SH si dhe të fshijnë cdo informacion nga përmbajtja e faqeve të tyre të internetit të publikuar deri tani”, thotë PS.

Në një kërkesë drejtuar mediave, PS shprehet më tej se “do të ndjekë në mënyrë rigoroze këtë rast dhe do të procedojë sipas ligjit për hetime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për çdo media e cila do të vazhdojë të kryejë publikimet e këtyre të dhënave edhe pas kësaj kërkese”, që sipas partisë në pushtet janë “në shkelje të ligjit”.

Një kërcënim i hapur ky ndaj mediave që qeveria dhe veçanërisht kryeministri Edi Rama i sulmon vazhdimisht sa herë që i zbulojnë skandalet.

Etiketa: Aktiv1stitiEdi RamaKryesore1PS

Lajme të lidhura

Tre të akuzuar për trafik droge arratisen para gjyqit në Belgjikë, dyshohet se erdhën në Shqipëri
Aktualitet

Tre të akuzuar për trafik droge arratisen para gjyqit në Belgjikë, dyshohet se erdhën në Shqipëri

19:06 - 26/03/26
“Jam shtatzënë, kam komplikacione…”/ Ajola Xoxa kërkesë në GJKKO për heqjen e “detyrimit për paraqitje”
Aktualitet

“Jam shtatzënë, kam komplikacione…”/ Ajola Xoxa kërkesë në GJKKO për heqjen e “detyrimit për paraqitje”

18:46 - 26/03/26
Ish-sekretari Blinken: “Non grata” lidhet me problemet e Berishës, jo me SHBA! U qëndroj sanksioneve të vendosura
Breaking Views

Ish-sekretari Blinken: “Non grata” lidhet me problemet e Berishës, jo me SHBA! U qëndroj sanksioneve të vendosura

18:03 - 26/03/26
Para
Ushtari i Kosovës rrëfen shpëtimin e 2-vjeçares: Na pa dhe …

Ushtari i Kosovës rrëfen shpëtimin e 2-vjeçares: Na pa dhe ...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sllovaki-Kosovë/ Publikohen formacionet zyrtare, “Dardanët” kërkojnë ëndrrën e Botërorit
Breaking Views

Sllovaki-Kosovë/ Publikohen formacionet zyrtare, “Dardanët” kërkojnë ëndrrën e Botërorit

19:34 - 26/03/26

Ashtu si Shqipëria, edhe Kosova zbret në fushë këtë mbrëmje ku luan fatin e saj për në Botërorin 2026. “Dardanët”...

Lexo më shumë
Poloni-Shqipëri, zbulohet formacioni zyrtar i Kombëtares, Uzuni dhe Hoxha mbështesin Bajramin në krye të sulmit

Poloni-Shqipëri, zbulohet formacioni zyrtar i Kombëtares, Uzuni dhe Hoxha mbështesin Bajramin në krye të sulmit

19:25 - 26/03/26
Tre të akuzuar për trafik droge arratisen para gjyqit në Belgjikë, dyshohet se erdhën në Shqipëri

Tre të akuzuar për trafik droge arratisen para gjyqit në Belgjikë, dyshohet se erdhën në Shqipëri

19:06 - 26/03/26
Kombëtarja/ Mehmeti merr fanellën e Asanit, Pajaziti të Manajt, ja formacioni dhe numrat e lojtarëve

Kombëtarja/ Mehmeti merr fanellën e Asanit, Pajaziti të Manajt, ja formacioni dhe numrat e lojtarëve

18:57 - 26/03/26
“Jam shtatzënë, kam komplikacione…”/ Ajola Xoxa kërkesë në GJKKO për heqjen e “detyrimit për paraqitje”

“Jam shtatzënë, kam komplikacione…”/ Ajola Xoxa kërkesë në GJKKO për heqjen e “detyrimit për paraqitje”

18:46 - 26/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com