GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Pse armatoset Serbia? Moisiu: Duhet të mendojmë më të keqen

14:50 - 18/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse armatoset Serbia? Moisiu: Duhet të mendojmë më të keqen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-presidenti Alfred Moisiu, tha se Shqipëria dhe Kosova duhet të bëjnë kujdes nga sjellja e Serbisë dhe nxitimit të saj për t’u armatosur. Në një intervistë televizive ai tha se nuk duhet të rrëmbehemi nga qetësia që jemi momentalisht, pasi gjithmonë jemi të rrezikuar.

“Ne, Shqipëria dhe Kosova, vërtetë jemi paqësorë, por duhet të mendojmë edhe më të keqen. Armatoset Serbia, por pse armatoset? Pyetja është ajo që armatoset, mos do të sulmojë? Mos e ka në mendje?”, tha Moisiu. “Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të marrim masa, edhe Kosova dhe Shqipëria, duhet të jemi më seriozë. Kujt ia merrte mendja se Rusia do të sulmonte Ukrainën, asnjë njeri. Janë vende autokrate, edhe Serbia është vend autokrat, nuk është në peshën e Rusisë, por është”.

Moisiu tha gjithashtu se Bashkimi Europian nuk duhet të përkëdhelë Serbinë dhe duhet ta detyrojë që të njohë pavarësinë e Kosovës. “E kanë të vështirë këtë (njohjen reciproke), nuk po hy arsyet pse, ata e dinë më mirë. Por ai është maksimumi që ne kërkojmë, prandaj duhet hap pas hapi. Këtë punë Europa e ka në dorë më shumë se kushdo për të shtrënguar Serbinë dhe mos të përkëdhelin. Pasi e kanë përkëdhelur deri tani, konsideronin se më mirë është me pas këndej Serbinë se nga Rusia”, thotë ai.

Sipas tij, dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë për të arritur vetëm një epilog përfundimtar dhe jo për të zvarritur procesin. “Edhe rusët edhe serbët kanë të njëjtën gjuhë, kjo nuk është e rregullt dhe kjo na shqetëson. Ne i themi fqinjëve tanë, siç kemi jetuar bashkë, do të vazhdojmë të jetojmë, por si komshi. Unë përdor shpesh një fjalë, shokun dhe mikun mund të zgjidhesh, por komshiun ta jep Zoti. E rëndësishme është që të gjejmë mënyrën si të merremi vesh dhe të jetojmë në paqe. Sigurisht kjo nuk është aq e thjesht sa thuhet, por duhet të arrihet. Pasi për të zgjidh problemet, dy rrugë ka, ose me armë, ose bisedojmë. Me armë, lufta këtu është bërë, tani ka ardhur koha të ulet në tavolinë, por me drejtësi, ndershmëri për t’i zgjidhur problemet dhe jo për të zgjatur kohën, këtu duhet edhe Evropa të jetë e kujdesshme”, shton ai.

Megjithatë, ai shton se Kosova duhet t’i bashkëngjitet iniciativës rajonale “Ballkani Hapur”. “Amerika dhe Bashkimi Europian e thanë troç se këtu nuk bëhet fjalë për zgjidhje politike, është çështja te zgjidhja e problemeve ekonomike. Pasi problemet politike do të vazhdojnë në kuadër të Procesit të Berlinit dhe BE-së… ‘Ballkani i Hapur’ ka rol ekonomik, Kosova duhet t’i bashkëngjitet, pasi Kosova bën tregti me Serbinë, pavarësisht se mund të ketë ra, por vazhdon. Duhet të zgjidhen të gjitha problemet, por pikësynimi është se as ju dhe as ne nuk heqim dorë nga pavarësia e Kosovës dhe njohja e reciproke. Pasi s’mundet të vazhdojë kjo në pafundësi në konflikt të ngrirë. Prandaj edhe kancelari gjerman e thekson me të madhe këtë punë”, thotë Moisiu.

Etiketa: Alfred MoisiuKosovaLufteperplasjerrezikSerbiaShqipweia

Lajme të lidhura

I sekuestroi SPAK, Jamarbër dhe Argita Malltezi kërkojnë pronat në Gjykatën e Lartë
Breaking Views

I sekuestroi SPAK, Jamarbër dhe Argita Malltezi kërkojnë pronat në Gjykatën e Lartë

16:30 - 02/03/26
Kërkesa për arrestimin e Ballukut nga SPAK, ja kur do të mblidhet Këshilli i Imunitetit
Aktualitet

Bardhi njofton protestën: Ditën kur do shqyrtohet imuniteti i Ballukut, qytetarët do mblidhen para Kuvendit

15:25 - 02/03/26
‘Nga rreziku për prishjen e provave te presioni ndaj dëshmitarëve’, PD: 6 arsyet pse duhet t’i hiqet imuniteti Ballukut
Aktualitet

‘Nga rreziku për prishjen e provave te presioni ndaj dëshmitarëve’, PD: 6 arsyet pse duhet t’i hiqet imuniteti Ballukut

15:00 - 02/03/26
Para
“Big Brother Vip” apo “Për’puthen”? Andi Artani zbulon zgjedhjen e tij

“Big Brother Vip” apo “Për’puthen”? Andi Artani zbulon zgjedhjen e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në pranga pronari i parukerisë së VIP-ave në Tiranë, hetohet edhe bashkëshortja
Breaking Views

Në pranga pronari i parukerisë së VIP-ave në Tiranë, hetohet edhe bashkëshortja

17:55 - 02/03/26

Policia ka arrestuar ditën e sotme një pronar biznesi, i cili nuk kishte paguar prej kohësh punonjësit e tij. I...

Lexo më shumë
Irani godet me raketa zyrën e kryeministrit Netanyahu, Izraeli reagon

Irani godet me raketa zyrën e kryeministrit Netanyahu, Izraeli reagon

17:28 - 02/03/26
E rëndë, i riu humb jetën pasi mjeti bujqësor i kalon sipër trupit

E rëndë, i riu humb jetën pasi mjeti bujqësor i kalon sipër trupit

17:10 - 02/03/26
Qiproja vendi i parë i BE-së që shënjestrohet nga Irani, sulm ndaj bazës britanike

Qiproja vendi i parë i BE-së që shënjestrohet nga Irani, sulm ndaj bazës britanike

16:39 - 02/03/26
I sekuestroi SPAK, Jamarbër dhe Argita Malltezi kërkojnë pronat në Gjykatën e Lartë

I sekuestroi SPAK, Jamarbër dhe Argita Malltezi kërkojnë pronat në Gjykatën e Lartë

16:30 - 02/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com