GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Pse nuk flasin ndërkombëtarët”/ Protesta e 10 për dorëheqjen e Veliajt, policia hedh gaz ndaj protestuesve

12:53 - 04/06/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Protesta për dorëheqjen e Veliajt, tensione mes protestuesve e policisë dhe molotov drejt bashkisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kjo e martë shënoi zhvillimin e protestës së dhjetë para Bashkisë së Tiranës, ku pjesëmarrësit kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës dhe vënien e tij para drejtësisë. Veliaj cilësohet “pronari faktik i inceneratorit të Tiranës” dhe “koka e bandës së drejtorëve hajdutë”.

Tubimet nisën pas arrestimeve të drejtorëve të Veliajt lidhur me procedimin penal të njohur si “5D” dhe kanë vijuar në mënyrë periodike çdo javë. Ashtu si herët e kaluara, edhe këtë të martë organizimi ishte i ngjashëm. Me pankarta në duar, thirrje dhe fjalime nga podiumi i protestës, të pranishmit në tubimin e nisur rreth orës 11:00 kërkuan arrestimin e Veliajt dhe dorëheqjen e tij.

Aktori Mehdi Malkaj vuri në dukje mos reagimin e ndërkombëtarëve për aferat në bashkinë e Tiranës. “Ku janë këta ambasadorët amerikanë, anglezë? Pse nuk dalin dhe thonë gjysmë fjale për këtë qelbësirë? Unë jam protestues dhe do të protestoj derisa të kem frymë”, tha ai.

Aktori tjetër Neritan Licaj u shpreh se “po shkatërrohet kombi, po ikin shqiptarët, po ikin për t’u bërë skllav”.

Këshilltari i PL-së, Tedi Blushi u zotua se Velian “do të japë llogari para drejtësisë pavarësisht se fshihet në skuta”.

Ndërsa ish-deputeti Belind Këlliçi u bëri apel qytetarëve që ti intensifikojnë protestat.

Protestuesit, ndryshe nga herët e tjera kur kanë goditur godinën me molotov, kësaj radhe i kanë vënë zjarrin disa gomave të vjetra. Para se t’u vihej zjarri, protestuesit kanë pasur përplasje me policinë, që nuk lejonte ndezjen e gomave duke përdorur fikëse zjarri.

Efektivët e pranishëm në terren që kishin rrethuar e fortifikuar bashkinë, e lëshuan lëndën zjarrfikëse edhe ndaj protestuesve.

Por, pas ndërhyrjes së deputetëve opozitarë, protestuesit arritën t’u vinin zjarrin gomave, ndërkohë që vijonte fjalimi i Belind Këlliçit, i cili dënoi veprimet e policisë që hodhi gaz ndaj qytetarëve. Gjithashtu, protestuesit kanë hequr gardhin metalik dhe kanë lëvizur nga vendi blloqet e betonit.

Protesta zgjati rreth një orë ndërsa e radhës u lajmërua të hënën e ardhshme. Përfaqësues të opozitës u bënë apel qytetarëve që t’iu bashkohen edhe në protestën e paralajmëruar për tu zhvilluar të enjten para Kuvendit. Protestë e thirrur pas publikimit të puntatës së dytë të emisionit “Report” në “Rai3”, ku u bënë akuza të forta ndaj qeverisë Rama si e korruptuar dhe e lidhur ngushtë me krimin.

Veliaj, nga ana tjetër, ka sulmuar protestat në daljet e tij publike, ndërsa është vetdeklaruar i pafajshëm.

Ndërkohë, opozita vijon me denoncimet publike dhe kallëzimet në SPAK të të tjera aferave të dyshuara në Bashkinë e Tiranës, në qendër të së cilave është Erion Veliaj dhe zyrtarët e zgjedhur prej tij.

Së fundmi, në media është publikuar një dokument që zbulon nisjen e një hetimi pasuror për Veliajn dhe familjarë të tij nga Prokuroria e Posaçme.

Etiketa: 5dBashkia Tiranedosja 5dErion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Para
Sulmi ndaj Sokol Mëngjesit, Dorian Alia pranon sulmin i vetëm: E sulmova nga euforia e moshës, gjaknxehtësia

Sulmi ndaj Sokol Mëngjesit, Dorian Alia pranon sulmin i vetëm: E sulmova nga euforia e moshës, gjaknxehtësia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete e jashtëzakonshme gjate kësaj dite. Do merreni vesh me se miri me personin qe...

Lexo më shumë
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com