GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

PSE SHQIPTARËT KANË FRIKË TË ÇOHEN?

20:31 - 19/04/25
në Editorial
Kohë leximi: 4 min
A A
PSE SHQIPTARËT KANË FRIKË TË ÇOHEN?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, pakënaqësia është bërë si ajri – e padukshme, por e ndjeshme kudo. Të gjithë ankohen, të gjithë përflasin, të gjithë ngrenë duart nga halli. Por kur vjen puna për t’u çuar, për të kërkuar me zë të lartë të drejtën e vet – askush nuk lëviz.

Jo se nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh. Shqiptarët janë shumë më të zgjuar sesa i trajton pushteti. E dinë që vendi po shkon drejt greminës. E shohin çdo ditë kur hedhin sytë te çmimi i karburantit, kur paguajnë faturat, kur u del gjysma e rrogës te marketi. Por sërish… heshtin. Rrinë urtë. Ulin kokën.
Sepse frika është bërë pjesë e përditshmërisë: frika për bukën, për vendin e punës, për një të afërm në administratë, për një ndihmë sociale që mund të humbasë, për një koment që mund të keqkuptohet.

Jetojmë në një vend ku çmimi i naftës është më i larti në Europë dhe paga minimale është poshtë nivelit të dinjitetit. Çmimet rriten çdo muaj, por durimi i popullit s’ka fund. Të vetmit që nuk rriten, janë zërat. Askush nuk proteston. Askush nuk kërkon llogari. Dhe kjo nuk është thjesht lodhje — kjo është një klimë që është krijuar me qëllim. Një sistem që nuk të godet si dikur me burg, por me shantazh të heshtur: “Mos fol, se do të lëmë pa bukë.”

Sepse sistemi e ka rikthyer frikën si stil jetese!
Jetojmë në një klimë ku pushteti nuk ka nevojë të bërtasë. Mjafton që qytetari ta ndjejë. Nuk ka nevojë të ndëshkojë publikisht – sepse të gjithë e dinë që mundet. Ka mjaftuar të instalohet ideja se nëse ngrihesh, të vjen pasoja. Dhe shqiptarët e kanë kuptuar rregullin e pashkruar: “Mos e hap gojën, ruaj bukën.”

Në thelb, kemi një sistem frikësues që po funksionon në mënyrë perfekte. Një sistem që ngjan shumë me atë të Enver Hoxhës – por pa bustin, pa parullat, pa burgun publik. Kjo është diktatura e shekullit XXI, ku kontrolli bëhet me presion, me vend pune, me ndihmë ekonomike, me tender, me licencë, me telefonatë nga lart. Kjo është diktatura që të bën të besosh se je i lirë – por çdo veprim tëndin, çdo mendim tëndin, e kontrollon vetë.

“Të gjithë e dimë, por bëjmë sikur nuk e kuptojmë”
Ky është realiteti më i trishtë. Shqipëria ka hyrë në një fazë ku shoqëria ka pranuar abuzimin si normalitet. Të gjithë e dinë që sistemi është i kalbur. E dinë që drejtësia funksionon për të fortin. E dinë që vota blihet, që pushteti manipulon, që mediat kontrollohen. Por zgjedhin të mos çohen.

Sepse janë lodhur. Sepse janë përballur me humbje. Sepse kanë parë që kush guxon, goditet. Dhe më keq akoma – sepse e kanë bërë frikën pjesë të natyrshme të jetës së tyre.

Na u rrit energjia? “Edhe kjo na duhej…”
Na e pushuan kushëririn pa arsye? “Mos u ngatërro, se na fut në telashe…”
Na u grabit prona? “Lëre, më mirë mos e hap atë temë…”
Na kërcënojnë për vendin e punës? “Bëj sikur nuk dëgjon…”

Ja kështu ecën përpara një shoqëri që jeton në gjunjë, por mendon se është në këmbë.

Pushteti i frikës është më i rrezikshmi
Sepse nuk ka nevojë për dhunë fizike. Është dhuna psikologjike ajo që sundon sot. Dhe e bën më të vështirë për qytetarin të reagojë. Pasi ky nuk është më vetëm një regjim politik – është një sistem i tërë i instaluar në institucione, në ekonomi, në media, në drejtësi dhe në ndërgjegjen kolektive.

Ashtu si në diktaturë, edhe sot kemi “komisarët e lagjes”, por në formën e militantëve në çdo institucion, patronazhistëve, drejtuesve që marrin urdhra partiakë, dhe qytetarëve që kontrollojnë njëri-tjetrin. Dhe më e rënda: kemi vetëcensurë, që është forma më e avancuar e kontrollit social.

A ka shpresë? Po, por jo nga celulari
Shpresa lind kur dikush guxon. Kur dikush e thyen rregullin e frikës. Kur ndokush nuk e sheh më bukën si kompromis për të humbur dinjitetin. Por kjo kërkon zgjim kolektiv, jo heroizma të rralla.

Po, po kërkon revolucion, për të mos e pranuar më heshtjen si mënyrë jetese. Për të kuptuar se pushteti nuk është thjesht ai që komandon – por edhe ai që lejohet të komandojë nga një popull që hesht.

Sepse nuk është normale që shqiptarët të paguajnë çmimin më të lartë për karburantin dhe të marrin pagën më të ulët.
Nuk është normale që qytetarët të shantazhohen për një vend pune.
Nuk është normale që frika të sundojë mbi të drejtën.
Dhe nuk është normale që të gjithë ta dinë këtë – por të bëjnë sikur nuk e kuptojnë.

Dikur, Enveri i mbante njerëzit të shtypur me frikë. Sot, sistemi e bën me “qetësi” dhe me “demokraci”, duke të mbytur me cinizëm dhe propagandë. Por rezultati është i njëjtë: një popull që nuk reagon më.

Dhe kjo është fitorja më e madhe e pushtetit – jo kur të bind, por kur të bën të mos kesh më as forcë për të kundërshtuar.

Etiketa: cohenKryesore1shqiprare

Lajme të lidhura

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Aktualitet

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

14:16 - 23/09/25
Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin
Aktualitet

Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin

13:52 - 12/09/25
Para
Mesazhi i Salianjit nga burgu: Kur i besuam ndryshimit, arritëm një rezultat fantastik

Mesazhi i Salianjit nga burgu: Kur i besuam ndryshimit, arritëm një rezultat fantastik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

Për Monika Kryemadhin, duket se marrëdhënia me politikën është pjesë e së shkuarës, pasi ish-kryetarja e Partisë së Lirisë po...

Lexo më shumë
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com