GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njofton bllokimin e autostradës për 3 netë: Ja devijimet

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njofton bllokimin e autostradës për 3 netë: Ja devijimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar kufizime të përkohshme të qarkullimit në aksin Tiranë–Durrës, në kuadër të punimeve për projektin “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza III)”.

Sipas ARRSH-së, në datat 1, 2 dhe 3 shtator 2026, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të kryhen punime për montimin e trarëve metalikë në hapësirën qendrore të mbikalimit të ri të Kasharit. Për këtë arsye, do të bllokohen përkohësisht korsitë e lëvizjes në të dyja drejtimet e aksit Tiranë–Durrës dhe Durrës–Tiranë.

Gjatë orëve të punimeve, qarkullimi do të menaxhohet dhe devijohet sipas skemave të përcaktuara nga ARRSH.

Drejtimi Tiranë–Durrës: Mjetet do të devijohen përmes rampës provizore në drejtim të Rinasit dhe do të vijojnë në rrugën dytësore. Rikthimi në autostradë do të bëhet përmes rrugës së Rinasit dhe rampës përkatëse në drejtim të Durrësit.

Mjetet e rënda: Kamionët dhe mjetet e tjera të rënda do të devijohen që nga nyja “Casa Italia”, duke vijuar lëvizjen nëpërmjet rrugës dytësore.

Drejtimi Durrës–Tiranë: Mjetet do të devijohen përmes mbikalimit Kashar–Thumanë dhe do të vijojnë në rrugën dytësore në anën e majtë, deri pas mbikalimit të Kasharit, ku do të rikthehen në autostradë.

Mjetet me destinacion Rinasin, Shkodrën dhe Kosovën: Këto mjete do të orientohen që në mbikalimin e autostradës Kashar–Thumanë për të vijuar më pas në drejtimin përkatës.

NJOFTIMI

Në kuadër të vijimit të punimeve për realizimin e projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza III)”, dhe në zbatim të Planit të Menaxhimit të Trafikut, do të kryhen punime për montimin e trarëve metalikë në hapësirën qendrore të mbikalimit të ri të Kasharit.

Për realizimin e sigurt të këtyre punimeve, në datat 1, 2 dhe 3 shtator 2026, në intervalin kohor 23:00–05:00, do të ketë bllokim të përkohshëm të korsive të lëvizjes në të dyja drejtimet e aksit kryesor Tiranë–Durrës dhe Durrës–Tiranë.

Gjatë këtij intervali kohor, qarkullimi i mjeteve do të menaxhohet dhe devijohet sipas skemës së mëposhtme:

  • Drejtimi Tiranë–Durrës

Mjetet do të devijohen nëpërmjet rampës provizore në drejtim të Rinasit dhe do të vijojnë lëvizjen në rrugën dytësore. Rikthimi në autostradë do të bëhet nëpërmjet rrugës së Rinasit dhe rampës përkatëse në drejtim të Durrësit.

  • Mjetet e rënda, veçanërisht kamionët

Për shkak të karakteristikave të qarkullimit dhe punimeve që do të kryhen, mjetet e rënda do të devijohen që nga nyja “Casa Italia”, duke vijuar nëpërmjet rrugës dytësore.

  • Drejtimi Durrës–Tiranë

Mjetet do të devijohen nëpërmjet mbikalimit Kashar–Thumanë, duke vijuar në rrugën dytësore në anën e majtë, deri pas mbikalimit të Kasharit, nga ku do të rikthehen në autostradë.

  • Mjetet me destinacion Rinasin, Shkodrën dhe Kosovën

Këto mjete do të sinjalizohen dhe orientohen që në mbikalimin e autostradës Kashar–Thumanë, për të vijuar më tej në drejtimin përkatës.

Gjatë gjithë periudhës së ndërhyrjes do të jetë e pranishme sinjalistika e përkohshme rrugore, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë të lutur të ndjekin me përpikëri sinjalizimin dhe udhëzimet e personelit të angazhuar për menaxhimin e trafikut.

ARRSH kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për kufizimet e përkohshme të qarkullimit.

U rekomandohet drejtuesve të mjeteve të planifikojnë paraprakisht itinerarin e tyre dhe të shmangin, sa të jetë e mundur, qarkullimin në këtë segment gjatë intervalit kohor të punimeve.

Etiketa: autostradeBllokimePuni

Lajme të lidhura

“Për Shqipërinë do nisë kapitull i ri”, protestuesi para kryeministrisë: Nuk jetojmë më me të keqën, Rama do largohet!
Aktualitet

“Për Shqipërinë do nisë kapitull i ri”, protestuesi para kryeministrisë: Nuk jetojmë më me të keqën, Rama do largohet!

20:25 - 31/08/26
“Shtatori do të na gjejë më të shumtë”, Luçiana Kokaj te Kryeministria: Gati për aksion deri në largimin e qeverisë!
Aktualitet

“Shtatori do të na gjejë më të shumtë”, Luçiana Kokaj te Kryeministria: Gati për aksion deri në largimin e qeverisë!

20:18 - 31/08/26
Nga Suedia i bashkohet protestës: Do të qëndroj deri në fund, shqiptarët duhet të ngrihen kundër keqqeverisjes
Aktualitet

Nga Suedia i bashkohet protestës: Do të qëndroj deri në fund, shqiptarët duhet të ngrihen kundër keqqeverisjes

20:01 - 31/08/26
Para
Konflikt në hyrje të Kalasë së Tiranës, 39-vjeçari plagoset me mjet prerës

Konflikt në hyrje të Kalasë së Tiranës, 39-vjeçari plagoset me mjet prerës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Për Shqipërinë do nisë kapitull i ri”, protestuesi para kryeministrisë: Nuk jetojmë më me të keqën, Rama do largohet!
Aktualitet

“Për Shqipërinë do nisë kapitull i ri”, protestuesi para kryeministrisë: Nuk jetojmë më me të keqën, Rama do largohet!

20:25 - 31/08/26

Në protestën e 93-të para kryeministrisë, një i ri u shpreh i bindur se shumë shpejt për Shqipërinë do nisë...

Lexo më shumë
“Shtatori do të na gjejë më të shumtë”, Luçiana Kokaj te Kryeministria: Gati për aksion deri në largimin e qeverisë!

“Shtatori do të na gjejë më të shumtë”, Luçiana Kokaj te Kryeministria: Gati për aksion deri në largimin e qeverisë!

20:18 - 31/08/26
Nga Suedia i bashkohet protestës: Do të qëndroj deri në fund, shqiptarët duhet të ngrihen kundër keqqeverisjes

Nga Suedia i bashkohet protestës: Do të qëndroj deri në fund, shqiptarët duhet të ngrihen kundër keqqeverisjes

20:01 - 31/08/26
“Qeveria nuk është reklamë”, qytetarët me mesazhe pikante: Më pak show, më shumë shtet!

“Qeveria nuk është reklamë”, qytetarët me mesazhe pikante: Më pak show, më shumë shtet!

19:56 - 31/08/26
Profesori Lush Susaj: Zjarret në Pukë u vunë me qëllim, pylli u dogj për të bërë biznes me parqet eolike

Profesori Lush Susaj: Zjarret në Pukë u vunë me qëllim, pylli u dogj për të bërë biznes me parqet eolike

19:50 - 31/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com