Një 40-vjeçar me detyrë administrator në një firmë ndërtimi në Tiranë, është arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi gjatë rikonstruktimit të një objekti, punonjësi i firmës, ka rënë nga skela.
61-vjeçari është transportuar në spital, dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Po ashtu, është proceduar në gjendje të lirë edhe administratorja e firmes se ndertimit.
Njoftimi i policise
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. E., 40 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. L., 71 vjeçe, përkatësisht me detyrë administrator dhe përgjegjese e një grupi pune, në një firmë ndërtimi, pasi dyshohet se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ka rënë nga skela, gjatë rikonstruktimit të një objekti, punonjësi i firmës, shtetasi Z. V., 61 vjeç. Si pasojë, 61-vjeçari është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve.
Discussion about this post