GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Punonjësit e Bashkisë kërcënohen të protestojnë për lirimin e Veliajt

08:30 - 20/02/25
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata e la pas hekurave, ja në cilin burg do të dërgohet Veliaj dhe kë do të gjejë atje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Punonjësit e Bashkisë Tiranë janë detyruar dhe kërcënuar të dalin nesër në shesh për të protestuar për lirimin e Erion Veliajt. Ata janë njoftuar se duhet të paraqiten me jelekët e Bashkisë, dhe nëse refuzojnë, do të rrezikojnë vendin e punës.

Një qytetar shpjegon se urdhri ka ardhur përmes telefonatës, pa asnjë dokument apo provë formale. Por, siç ndodh shpesh në këto raste, është më shumë një manipulim që nuk le hapësirë për refuzim.

Një tjetër shqetësim është mungesa e bonusit të fundvitit, që akoma nuk është dhënë, ndonëse dokumentet për këtë janë përgatitur.

Mesazhi i qytetarit:

“Nëse keni dëshirë, mund ta postoni për t’ia bërë të ditur edhe një herë këtij populli se si shfrytëzohen punëtorët e thjeshtë të Bashkisë Tiranë. Babi im prej disa kohësh punon në Bashkinë Tiranë dhe ditën e sotme është njoftuar se nesër duhet të paraqitet në shesh për të protestuar me jelekun e Bashkisë për lirimin e Zdromsit, duke u kërcënuar se nëse nuk paraqitet, do të merren masa për heqjen nga puna.

Organizimi bëhet me urdhër nga pesë të rinjtë që janë në krye të ndërmarrjeve të Bashkisë.

Prova nuk kam, fatkeqësisht, sepse komunikimi është bërë nëpërmjet telefonatës ditën e sotme. Gjithsesi, nuk ka shumë nevojë për prova, sepse të gjithë e dimë shumë mirë sesi funksionon. Provat do të jenë nesër në drekë, kur punëtorët e ndërmarrjeve të Bashkisë do të detyrohen të paraqiten në shesh. Askush nuk ka dëshirë të dalë për të protestuar për Zdromsin e Tiranës, aq më tepër punëtorët e ndërmarrjeve për të cilët u firmos nga vetë Zdromsi bonusi i fundvitit prej 15 mijë lekësh dhe akoma nuk dihet ku ka përfunduar, sepse askush nuk ka marrë asgjë. Dokumentet për këtë pagesë që duhej të bëhej janë publikuar po nga ju.” joq

Etiketa: arrestBashkiErion VeliajkercenimKryesore1protestepunonjes

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
Rama ofendon komentuesit: Ju ka futur bufi llumin e kënetës në stomak, në ezofag dhe…

Bonusi i pranverës për pensionistët/ Rama e ndau mendjen: Do të shpërndahet nga 1 Marsi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com