GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Pusho se del jashtë”/ Sherr te ligjet për Portin e Durrësit

20:00 - 15/11/22
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Pusho se del jashtë”/ Sherr te ligjet për Portin e Durrësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Projektligji për projektin e Durrësit është diskutuar edhe në komisionin e Ligjeve, ku pati debate nga ana e deputetit të PD, Gazment Bardhi dhe drejtorit të Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vengu.

Gjatë diskutimeve të bëra, Bardhi kërkoi të dinte nëse projekti do të ndikonte në konkurrencën mes ndërtuesve, duke qenë se investitori strategjik do të shiste apartamente që do ndërtoheshin në port.

Vengu iu përgjigj duke thënë se nuk bëhej fjalë vetëm për pallate por për shërbime dhe banesa të cilat do të shtynin më tej zhvillimin e infrastrukturës.

“Përmendet shpesh, fjala pallate. Nëse e keni fjalën për ndërtesa, po. Ne po flasim për ndërtesa. Nuk ka koncept zhvillimor me çadra, patjetër që ka infrastrukturë. Nuk janë pallate këto, janë ndërtesa shërbimesh, janë banesa. Zhvillimi është urban, jo një zhvillim banesash sociale. Unë nuk kam parë projekt tjetër në Shqipëri, ku duhet rehabilituar vija bregdetare. Këtu kemi të bëjmë me një koncept zhvillimor me hapësira publike, deti është pronë publike, ka akses publik. Përmendët disa investime, por unë nuk kam parë investime të tilla ku qytetit t’i rikthehen 80 mijë metër katrorë hapësira publike të gjelbra”, u shpreh Venga.

Teksa Bardhi vijoi sërish me të njëjtën pyetje, e cila sipas tij nuk mori përgjigjie, drejtuesja e komisionit, Klotilda Bushka vendosi të ndërpresë mbledhjen për 5 minuta pushim. Shkak u bënë replikat mes Bardhit dhe drejtorit të Portit të Durrësit.

Pjesë nga diskutimet:

Bardhi: Dëgjova në përgjigjien tuaj se kontributi i shtetit do jetë i shtrirë në 20 vite. A mund të më thoni cili është kontributi që shtrihet në 20 vite?

Kadiu: Shtrohet në 20 vite kontributi shtetëror, duke qenë se zhvillimi zgjat 20 vjet. Më e thjeshtë besoj nuk bëhet.

Bardhi: Pra prona nuk do vihet në dispozicion, ky do ndërtojë në ajër sepse prona do jepet pas 20 vitesh, dhe ne vetëm do marrim lekë.

Bushka: Mos bëni si i indinjuar tani, se nuk ua mori njeri fjalën.

Bardhi: Shteti shqiptar del i humbur nga ky biznes, fiton një kompani private. Në investimin më të madh, kryeministri nuk firmos, e ka praktikë pune që lë Belindën të firmosë.

(Replika nga drejtori i Portit të Durrësit)

Bardhi: Ti pusho se del jashtë ndryshe, ti pusho ti!

Bushka: Qetësi ju lutem, 5 minuta pushim!

Etiketa: komision i ligjeveporti i Durresitsherr

Lajme të lidhura

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë
Aktualitet

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Para
Raketat ruse bien në shtetin e NATO-s, nis mbledhja urgjente

Raketat ruse bien në shtetin e NATO-s, nis mbledhja urgjente

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebahskiakut Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si...

Lexo më shumë
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com