GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Putin është çmendur”, Trump shpreh zemërimin pas sulmeve të fundit ruse, Kremlini: Presidenti amerikan është i ngarkuar emocionalisht

15:16 - 26/05/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump bisedon me Putin: T’i japim fund sa më parë luftës në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po zemërohet gjithnjë e më shumë me presidentin rus, Vladimir Putin, pas sulmeve të reja masive ruse ndaj Ukrainës.

Trump në reagimin për mediat përpara se të nisej nga Nju Xhersi për në Uashington me avionin presidencial Air Force One tha duke iu referuar Putinit se ai po qëllon me raketa qytetet dhe po vret njerëz, dhe kjo nuk më pëlqen aspak.”

“Nuk jam i kënaqur me atë që po bën Putini. Ai po vret shumë njerëz dhe nuk e di çfarë dreqin po i ndodh Putinit. E njoh atë për një kohë të gjatë, gjithmonë kam shukuar mirë me të, por po dërgon raketa nëpër qytete dhe po vret njerëz dhe nuk më pëlqen kjo gjë. Jemi në mes të bisedimeve ndërsa ai po godet Kievin me raketa. Nuk më pëlqen kjo gjë”, tha Trump.

Pak më vonë, Presidenti i SHBA-së bëri një koment në platformën e tij të lajmeve “Truth Social”, duke e quajtur Putin plotësisht të çmendur . Ai po vret shumë njerëz pa nevojë, dhe nuk po flet vetëm për ushtarët. Raketa dhe dronë po qëllohen drejt qyteteve ukrainase pa asnjë arsye.

“Gjithmonë kam thënë se ai dëshiron të gjithë Ukrainën, jo vetëm një pjesë të saj”, vazhdon Trump, përpara se të përfundojë: “Dhe ndoshta kjo është e vërtetë, por nëse e bën, kjo do të çojë në rënien e Rusisë!”

Trump kritikoi gjithashtu edhe presidentin e Ukrainas pasi sipas tij, nuk po i bën asnjë nder vendit të tij me deklaratat e tij. “Çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme», shkroi Trump. “Nuk më pëlqen kjo dhe më mirë të ndalet. Kjo luftë nuk do të kishte filluar kurrë nëse do të isha president. Kjo është lufta e Zelensky-t, Putin-it dhe Biden-it, jo e Trump-it.”

Trump dhe Putin folën për herë të fundit të hënën, ishte telefonata e tyre e tretë në lidhje me luftën në Ukrainë. Presidenti i SHBA-së deklaroi më pas se Moska dhe Kievi mund të fillonin negociatat për armëpushim “menjëherë”.

Putin tha se Rusia ishte e gatshme të punonte me qeverinë ukrainase për të hartuar një “memorandum” për të përgatitur një “marrëveshje të mundshme paqeje në të ardhmen” midis dy vendeve.

Reagon Moska

Pasi e cilësoi Presidentin rus Vladimir Putin të çmendur për sulmet masive në të gjithë Ukrainën, Kremlini ka deklaruar se pretendimi i Presidentit të SHBA-së Donald Trump mund të jetë për shkak të mbingarkesës emocionale.

“Jemi vërtet mirënjohës ndaj amerikanëve dhe personalisht Presidentit Trump për ndihmën e tyre në organizimin dhe nisjen e këtij procesi negociator. Sigurisht, në të njëjtën kohë, ky është një moment, i cili shoqërohet me mbingarkesën emocionale”, tha zëdhënësi i Kremlinit, kur u pyet për komentet e Trump për Putinin.

Etiketa: Donald TrumpPutinRusishabTrumpVladimir Putin

Lajme të lidhura

NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën
Botë

NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën

14:38 - 09/03/26
Lajm nga Irani: Lideri suprem Mojtaba Khamenei raportohet i plagosur
Botë

Lajm nga Irani: Lideri suprem Mojtaba Khamenei raportohet i plagosur

10:54 - 09/03/26
“Nën komandën tënde, Sejid Mojtaba”/ Lëshohet vala e parë e raketave nga udhëheqësi i ri
Botë

“Nën komandën tënde, Sejid Mojtaba”/ Lëshohet vala e parë e raketave nga udhëheqësi i ri

09:36 - 09/03/26
Para
Emigrantët që solli anija ‘Libra’ në Shëngjin, njëri do kthehet në Itali, 7 të tjerët në Gjadër

“Ballkani s’është magazinë për emigrantët”/ Human Rights Watch kritikon BE dhe Mbretërinë e Bashkuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zbuluar prapaskena të panjohura nga procesi i zgjedhjes së ‘Presidentit të ri’ në krye...

Lexo më shumë
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

07:46 - 10/03/26
Horoskopi, e marta ditë “tersi” për dy shenja, ja parashikimi sipas yjeve

Horoskopi, e marta ditë “tersi” për dy shenja, ja parashikimi sipas yjeve

07:32 - 10/03/26
Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve

23:27 - 09/03/26
Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

23:16 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com