GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Që nga janari/ Çmimi i naftës në bursë bie në nivelin më të ulët, në Shqipëri nuk reflektohet

15:21 - 26/09/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Që nga janari/ Çmimi i naftës në bursë bie në nivelin më të ulët, në Shqipëri nuk reflektohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bie në nivelet e para kohës së luftës çmimi i naftës në bursë. Madje kjo shifër i është afruar atyre të vitit të kaluar. Në këtë fillim jave nafta po shitet me 85 dollar fuçia, shifrat më të ulta të arritura që prej janarit të këtij viti. Ndërsa në krahasim me një vit më parë nafta bruto po tregtohet me 7 deri në 12 dollar më shtrenjtë pasi në shtator të vitit të kaluar çmimi i naftës bruto në tregjet e huaja luhatej në vlerat 73-78 dollar fuçia.

Por kjo rënie e naftës bruto në tregjet e huaja nuk reflektohet njësoj në vendin tonë nga vendimet e Bordit të Transparencës dhe kjo për disa arsye. Sipas Ministrisë së Financave bordi nuk bazohet në çmimin e naftës bruto por në ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës.

Së dyti, nuk e lejojnë marzhet e fitimit të caktuara për kompanitë dhe së treti ulja e çmimit të karburantit në vend po frenohet edhe nga forcimi i dollarit.

“Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ. Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative. Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit. Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim”, thuhej në vendimin e fundit të bordit të Transparencës të datës 24 shtator.

Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë aktualisht një dollar në vend po këmbehet afër 120 lekë, nga 116 që ishte në fillim të këtij muaj.

Aktualisht nafta në vend po shitet me 223 lekë/litri, nga 216 lekë që ishte, benzina tregtohet me 194 lekë/litri, kurse gazi mbetet i pandryshuar në 78 lekë litri.

Etiketa: bursefucinafta

Lajme të lidhura

Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Qeveria nuk ka asnjë plan për krizën demografike, si po shkon Shqipëria drejt ‘plakjes’

10:32 - 31/03/26
Arsyet pse duhet të konsumoni më shumë luleshtrydhe
Aktualitet

Luleshtrydhet me pesticide! Eksperti ngre alarmin: Fëmijët më të rrezikuar, ja ç’duhet të bëni

10:14 - 31/03/26
Edhe sa mandate i duhen Ramës për të shfarosur totalisht bujqësinë
Aktualitet

Rama zhyt në krizë fermerët! Hiqet nafta falas, ja skema e re për bujqësinë

08:45 - 31/03/26
Para
“Turgut Ozal” kërkoi pezullimin e vendimit për mbylljen e kopshtit, gjykata rrëzon kërkesën

“Turgut Ozal” kërkoi pezullimin e vendimit për mbylljen e kopshtit, gjykata rrëzon kërkesën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26

Roberto De Zerbi është zyrtarisht trajneri i Tottenham. Tekniku italian, për të cilin ky përbën një rikthim në Premier League...

Lexo më shumë
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

22:11 - 31/03/26
Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

21:57 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com