GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Që protesta e fermerëve të mos merret peng sërish

09:24 - 16/11/21
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e fermerëve, 15 persona në komisariat pas përplasjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Klodian Tomorri

Protesta e fermerëve është e drejtë. Por kur lexoj kërkesat që ata i kanë drejtuar qeverisë nuk arrij të kuptoj se pse nuk kërkojnë asnjëherë hapjen e tregjeve?

Sot fermerët e Lushnjes dhe Beratit e shesin domaten me 30-40 lekë në fushat apo serat e tyre. Sot çmimi i domates në tezgat e Tiranës është 150 lekë. Lushnja dhe Berati janë më pak se 100 kilometra larg nga Tirana. Por çmimi nga fermeri i Lushnjes dhe ai i Beratit deri te konsumatori i Tiranës kërcen me 5-fish.

Kur në çmimin final të një produkti, prodhuesi merr vetëm 20% ose një të tretën në maksimum, atëherë ai treg është anormal dhe tërësisht disfunksional. Dhe një nga arsyet kryesore se pse tregu është anormal është monopoli.

Shikoni pak bilancet e tregut monopol të produkteve bujqësore të Tiranës. Raporti fitim/të ardhura është 70%. Pra biznes me normë fitimi 70% mbi të ardhurat. Janë 3 milionë euro çdo vit, që u merren fermerëve nga një anë dhe konsumatorëve nga ana tjetër.

Por pse fermerët nuk kërkojnë hapjen e tregjeve? Ndoshta fermerët nuk i dinë pisllëqet që bëjnë ustallarët në Tiranë. Sepse edhe atëherë kur protestojnë fermerët, protestën e tyre e marrin peng herë politikanët, herë matrapazët. Ndaj deri më tani, protestat i kanë bërë fermerët, por  subvencionet dhe përfitimet i kanë marrë tregtarët.

Pse fermerët nuk i kërkojnë qeverisë apo bashkisë që të verë në dispozicion të tyre tregje dhe transport falas me qëllim që të shesin produktet e tyre? Nuk është shpikje shqiptare. Është nga modelet më të mira europiane.

Së dyti, kërkesë për subvencion 10 lekë për çdo kilogram produkti duhet parë me kujdes. A është e drejtë që të subvencionet me 10 lekë si një kg qumësht ashtu dhe një kg kungull? Ndaj kjo kërkesë duhet riformuluar. Po u miratua një kërkesë kështu, e gjithë Shqipëria do të mbillet me kunguj.

Kërkesat për laboratorët e analizave janë të drejta. Madje duhet të kërkojnë edhe më shumë se thjesht ndërtimi i laboratorëve bujqësore. Duhet të kërkojnë edhe që shteti të marrë përsipër kompensimin e plotë nëse farat dhe fidanët që lejohet të hyjnë në treg rezultojnë me probleme, siç ndodhi me domaten sivjet.

Ndaj që protesta e fermerëve të mos merret sërish peng, ata duhet të largojnë sharlatanët nga aty. Të mos pranojnë as përpunues, as grumbullues, as tregtare dhe as politikanë. Sepse interesat e tyre janë të kundërta me ato të fermerit. Ndryshe do të ndodhë prapë ajo që ka ndodhur gjithmonë. Në emër të fermerëve do të subvencionojmë matrapazët.

Etiketa: fermeretproteste

Lajme të lidhura

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët
OP-ED

Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët

15:41 - 24/01/26
Para
Botërori, luhen sot 8 ndeshje, Holanda rrezikon Katarin

Botërori, luhen sot 8 ndeshje, Holanda rrezikon Katarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Lexo më shumë
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com