GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Qëlluan drejt njëri – tjetrit mbi 18 herë”, detaje nga vrasja e dy politikanëve që tronditi Pejën

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e dy zyrtarëve të partisë, PDK-ja pezullon të gjitha aktivitetet për sot
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Breshëri plumbash u shkrepën mbrëmë në Vitomiricë të Pejës, duke lënë të vdekur dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dhe një të plagosur. Ky i fundit, sipas mjekëve, ka pësuar lëndime në dorë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Hetimet e para konstatuan se në vendin e ngjarjes u gjetën 18 gëzhoja plumbash, gjithashtu u sekuestruan dy armë zjarri, që dyshohet se u përdorën në tragjedinë e ndodhur mbrëmë.

Dy ish-bashkëpartiakët, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj, dyshohet se u gjuajtën me armë mes vete, duke pësuar lëndime vdekjeprurëse kryesisht në pjesën e gjoksit dhe barkut. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avniu, i cili pas trajtimit mjekësor është prangosur dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rruga që të çonte në afërsi të lokalit ku ndodhën dy vrasjet, qëndroi për orë të tëra e bllokuar me shirita të policisë. Policia kujdesej që brenda hapësirës së rrethuar me shirita, ku ndodhet edhe shtëpia e viktimës Astrit Ademaj, të mos hynte asnjë njeri. Brenda asaj hapësire të drejtën e lëvizjes e kishin vetëm Hetuesia e Krimeve të Rënda, Prokurori i Shtetit dhe Njësitet nga Rajoni i Pejës.

Nga larg shiheshin edhe familjarët e ngushtë të Astrit Ademajt, por, komunikimi me ta ishte i pamundur. Familja përjetoi dhimbje të dyfishtë pasi i plagosur mbet edhe vëllai i Astritit, Avni Ademaj.

Fqinjtë e kalimtarët shpreheshin të shokuar me atë se çfarë ndodhi një natë më parë, pranë shtëpisë së kandidatit të PDK-së për kryetar të Pejës Astrit Ademaj.

Fqiu i Ademajt, Mehmet Rama, tha se Astriti ka qenë i duhuri për kryetar të Pejës, shoqëruar me fjalët më të mira për të.

“Unë jam Mehmet Rama, jetoj në Finlandë në Kosovë vi për pushime. Unë kur e kam kuptu rastin, një fqinj më ka telefonu, s’ma ka marrë mendja, jam trondit aq shumë saqë s’kam mujt me marrë veten. Raporte shumë të mira kam pas, sa herë kam ardhë në pushime jemi taku me të. Kemi pi kafe, kemi pi muhabet, njeri shumë i mirë, bile prej këtij rasti spo më rrihet, mu kthy sa më shpejt në Finlandë, aq shumë jam trondit. Astriti nuk ka qenë vetëm i familjes Ademaj, ka qenë edhe i familjes time edhe i të gjithë shqiptarëve. Shumë njeri i mirë, i sjellshëm, familjar. S’e kam ni as me sha dikë, as me folë për dikë”, tha ai.

Ai tha se Astriti nuk është dashur të vritej as për gjak, duke shprehur dyshime se kësaj punë po i vije “era politikë”.

“Unë kam nejt, ndoshta i ka dy javë, kemi pi kafe për mengjes, me ka thirrë në telefon. Kemi folë për aktivitete, unë e përcjelli kampanjën. Masi po shkon kampanja shumë mirë, ishalla do Zoti Peja fiton, me të vertetë ka qenë personi i duhur për Pejën…Astriti ka qenë siç thotë fjala popullore, as për gjak nuk vritet se le më për diçka tjetër…Pom duket pak po vjen era edhe politikë sepse e ka pas kampanjën shumë të mirë, nuk e di”, tha ai.

Dhimbje e pikëllim i kishte kapluar familjarët e miqtë e Blerand Kadriajt, të cilët tashmë kishin hapur të pamen në Rastavicë të Deçanit.

Një familjar i ngushtë i ish-kandidatit për kryetar të Deçanit, po ashtu nga radhët e PDK-së në vitin 2017, Blerand Kadriajt, tha se familja nuk di asgjë se si erdhi deri te vrasja e tij. Po ashtu kërkoi mirëkuptimin e mediave që mos të insistonin për bashkëbisedim me familjarët, pasi përsëriti se nuk e dinë ngjarjen.

Lajme të lidhura

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin
Aktualitet

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin

15:00 - 21/06/26
Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana
Aktualitet

Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana

13:20 - 21/06/26
Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”
Aktualitet

Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”

12:10 - 21/06/26
Para
Skandal, 4 drejtora në tavolinë, plas sherri në Kukës shefi i Kadastrës godet krahun e djathtë të Safet Gjicit

Skandal, 4 drejtora në tavolinë, plas sherri në Kukës shefi i Kadastrës godet krahun e djathtë të Safet Gjicit

TË FUNDIT

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit
Breaking Views

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26

Rreth 2.2 miliardë lekë i janë dhënë me tender të dyshimtë biznesmenit të njohur të naftës dhe gazit, Isuf Berberi....

Lexo më shumë
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26
Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

20:41 - 21/06/26
“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

20:31 - 21/06/26
Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

20:20 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetparibu girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis