GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Qendrat e para të përcaktuara nga partia në pushtet”, Celibashi i përgjigjet Bashës

12:16 - 26/04/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Qendrat e para të përcaktuara nga partia në pushtet”, Celibashi i përgjigjet Bashës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi i është përgjigjur Lulzim Bashës, i cili referuar avantazhit të PS-së deri tani, u shpreh nga selia e PD-së se kjo gjë është vetëm për momentin pasi sipas tij qendrat e para që numërohen, “janë të përcaktuara nga partia në pushtet dhe favorizojnë historikisht partinë në pushtet”. Por kryetari i KQZ e ka mohuar këtë pretendim. “Numërimi i kutive në VNV është bërë sipas radhës që ka përcaktuar Kodi Zgjedhor” shkruan ai.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashes:

Së pari, dua të falenderoj të gjithë mediat që keni bërë një punë të jashtëzakonshme, duke vazhduar mbulimin nën stop dhe që do të vazhdoni për orët e ardhshme derisa numërimi të mbarojë. Siç e dimë të gjithë, qendrat e para që numërohen, të cilat janë të përcaktuara nga partia në pushtet, favorizojnë historikisht partinë në pushtet.

Thënë kjo, Partia Socialiste ka humbur thellë numrin e votave të numëruara në Tiranë, në zonat e mbyllura, në Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, kudo ku janë hapur këto kuti, të cilat faktikisht ishin shënuar, sistemi është bërë i tillë me kutitë ku gjoja PS-ja do të ishte më mirë.

Kemi të bëjmë me një humbje të thellë të Partisë Socialiste dhe një fitore, një rritje të numrit të votave për Partinë Demokratike, për koalicionin për ndryshim. Ky është fillimi pas kutive që shpresonin t’i kishin bastion, ku qartësisht janë ndëshkuar siç ishte zona 10 në Tiranë, ku Partia Demokratike ka një rritje prej 30% dhe PS-ja ka një rënie prej 200 votash, apo në zonën e Memaliajt, Këlcyrë, Përmet ku po kështu janë ndëshkuar qartësisht nga qytetarët do të vij dhe radha e kutive të tjera.

Por ajo që është e qartë si dritë dielli, është deri sa janë ndëshkuar në ato që i ishin bastione, ne presim që vota për Ndryshim të vazhdojë dhe fitorja e Alencës për Ndryshim të konfirmohet në të gjithë vendin. Çfarë është e rëndësishme tani është që ata që e dinë fare mirë se me projeksionet aktuale, se çfarë i pret në kutitë e tjera, t’i lënë lojrat, janë ata që kanë bllokuar numërimin në Kamëz dhe Paskuqan, janë ata që përpiqen të bllokojnë numërimin në Durrës e kudo tjetër. Le të vazhdojnë numërimin sepse vuillneti i popullit është në kuti.

Ndaj, thirrja ime ndaj çdo numëruesi dhe çdo komisioneri është: vazhdoni punën sipas ligjit me përgjegjësi, me seriozitet. Vullneti i popullit është në ato kuti, numërimi do të bëhet në mënyrë strikte dhe rigoroze sipas ligjit dhe unë jam i bindur që ashtu siç janë kthyer në ato që i konsideronin bastionet e tyre, ashtu në fund të ketij numërimi, ndryshimi do të jetë i prekshëm për të gjithë. Fitorja e Aleancës për Ndryshim është e padiskutueshme, fitorja e Shqipërisë do t’i takojë çdo shqiptari.

Lajme të lidhura

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune
Breaking Views

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

18:13 - 18/03/26
Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin
Breaking Views

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

16:46 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Para
Ambasadori Britanik nga Vlora: Procesi i numërimit të vijojë, numëruesit të bëjnë punën e tyre

Ambasadori Britanik nga Vlora: Procesi i numërimit të vijojë, numëruesit të bëjnë punën e tyre

TË FUNDIT

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune
Breaking Views

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

18:13 - 18/03/26

Pedagogia Eneida Bozhegu ishte sot pjesë e tryezës së zhvilluar nga ish-deputeti Ervin Salianji me intelektualë në Tiranë. Ajo u...

Lexo më shumë
Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

16:46 - 18/03/26
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26
Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26
Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com