GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Qeni juaj më ha delet”/ Tepelenasi dënohet 2 muaj burg, qëlloi fqinjën me dru në fytyrë

21:49 - 11/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Qeni juaj më ha delet”/ Tepelenasi dënohet 2 muaj burg, qëlloi fqinjën me dru në fytyrë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mars 2022, “Stop” transmetoi një rast dhune në fshatin Kodër të Bashkisë Tepelenë. Brunilda Gaxhi, nënë e dy fëmijëve u dhunua rëndë në fytyrë nga djali i fqinjit, Stavri Xhima. Ditën e agresionit më 24 Shkurt 2022, Brunilda ishte duke nxjerrë rrënjë bimësh medicinale afër banesës me bashkëshortin Jani. Drejt tyre u afrua Stavri, i cili i akuzoi, se qeni i tyre u kishte ngrënë delet.

Më pas ai e qëlloi me dru në fytyrë zonjën, e cila ra pa ndjenja. Bashkëshorti e transportoi gruan në komisariatin e Tepelenës.

Gazetari: Si ka qenë vendimi, që ju keni dhënë, të cilin e keni përcjellë, ose nuk e keni përcjellë akoma?

Mjeku ligjor: Nuk e kam përcjell, se dje doli ajo. Nesër do ta çoj.

Mjeku ligjor: Do ta shohim.

Ka qenë “Stop” që kërkoi mjekut ligjor që të dorëzojë menjëherë pranë prokurorisë aktin e ekspertimit dhe në fund prokuroria e akuzoi për plagosje të lehtë me dashje autorin.

Familja Gaxhi kërkoi drejtësi.

Sot bashkëshorti i Brunildës, Jani Gaxhi denoncoi faktin, se për këtë vepër të rëndë, prokurori kërkoi 9 muaj burg, me shkurtim 6 muaj. Por më pas, gjykata vendosi vetëm dy muaj heqje lirie për agresorin Stavri Xhima.

Gazetari: Duam të dimë se si kanë rrjedhur gjërat, pra çështja kaloi në gjyq, si përfundim çfarë u diskutua dhe çfarë u vendos?

Jani Gaxhi, denoncues: Vajtëm në disa seanca gjyqësore, pesë a gjashtë, nuk e mbaj mend mirë dhe në përfundim, para tri a katër seancash, prokurori vendosi 9 muaj burg, me shkurtim 6 muaj. Më pas, gjykata, në seancën e fundit, e la një herë 2 muaj, pastaj vendosi 2 muaj, përfundimisht. Po, po!

Gazetari: Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, ju po thoni që ka vendosur ta dënojë palën tjetër me dy muaj burgim apo jo?

Jani Gaxhi, denoncues: Në kërkimin e së vërtetës, unë, po ta kërkoja vetëm, nuk do të realizoja dot asnjë gjë. Falë Stop-it ka arritur kjo punë, se unë e kam humbur komplet besimin te drejtësia. Vetëm “Stopi” e ka bërë këtë. Faleminderit edhe juve! Faleminderit për ndihmën!/tvklan.al

Etiketa: DhunëfqinjetTepelene

Lajme të lidhura

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)
Aktualitet

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26
Para
“Dua të të ndihmoj”/ Si ra pre e trafikimit e mitura që u mashtrua në një festë me shoqërinë

E rëndë/ Përdhunohet 14- vjeçarja në Kosovë, abuzuesi publikon videon në internet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)
Breaking Views

Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

17:08 - 04/04/26

Fisnik Asllani ka shënuar një supergol sot me Hofenheimin. Ishte minuta e 23-të e ndeshjes me Mainzin, kur sulmuesi i...

Lexo më shumë
Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

16:57 - 04/04/26
Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

16:32 - 04/04/26
Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

16:21 - 04/04/26
Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n

Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n

16:13 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com