GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Qershori nis me 37°C’/ Meteorologia zbulon temperaturat që na presin gjatë verës

13:02 - 31/05/24
në Aktualitet, moti
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Qershori nis me 37°C’/ Meteorologia zbulon temperaturat që na presin gjatë verës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Meteorologia Tanja Porja ka bërë parashikimin e motit për muajin qershor, duke qenë se edhe dy ditë na ndajnë nga hyrja zyrtare në stinën e verës.

Muajin e ardhshëm sipas saj termometri do të arrijë deri në 37 gradë Celcius, shifra këto anormale për muajin e parë të verës, por të ndikuara nga një masë ajrore që shtrihet në Mesdhe dhe vjen prej Afrikës Subsahariane.

 “Jemi vetëm dy ditë nga fillimi zyrtar i stinës së verës dhe po nis që në ditët e fundit të Majit me temperatura mbi 30 gradë Celcius. Vera starton shumë egër me temperatura. Pritet që në ditët e para të muajit të qershor të kemi temperaturë 37 gradë Celsius. Shume shpejt edhe në zonat malore termo0metri ngjitet në 30 gradë Celcius. Kemi një masë ajrore që na vjen nga Subsaharaja, shumë më poshtë në Afrikë. Është një masë ajrore mjaft e nxehtë dhe e thatë që vjen nga Mesdheu Lindor. Në fillim të qershorit normaliteti do ishte në 31 ose 32 gradë, por ne presim rreth 37 gradë celcius.”

Por pavarësisht se nis me temperatura mbi 35 gradë Celcius, meteorolgia theksoi se vera e këtij viti do të jetë më e butë në krahasim me vitin e shkuar.

 “Në 10 vitet e fundit kemi pasur verë jo të gjatë, të nxehtë e të thatë, por përvëluese. Kjo verë nuk do të jetë e tillë megjithëse nis kaq egër. Dhe nuk do të jetë e tillë për të gjithë kontinentin evropian. Pjesa më e prekur do të jetë gadishullin Iberik dhe Europa jugperëndimore, duke përfshirë edhe Ballkanin. Greqia dhe Turqia, së bashku me Ballkanin do të kenë verën më të nxehtë. Vera e 2024 nga të gjitha sinjalet e të gjitha qendrave të parashikimit nënkupton se nuk do të jetë fare e ngjashme me një vit më parë. Do të jetë më e butë, më e moderuar.”

Porja shpjegoi se merkuri do të skuqet në Qershor dhe 20 ditët e para të Korrikut, me temperaturat që do të bien më pas në Gusht, duke sjellë edhe reshje.

 “Presim që mesi i qershorit deri afër fundit të korrikut të jetë periudha me aktivitetin maksimal të temperaturave dhe nxehtësisë në Europë dhe Ballkan. Përtej korrikut do t’i rikthehemi shprehjes gusht dhe gunë. Do të jetë një gusht me një fushë termike më të lëmuar, jo me kapërcime drastike si në qershor dhe korrik. Ka sinjale për reshje. Kulmi i verës pritet të jetë qershori deri nga data 20-25 korrik. Më pas nis rënia graduale.”

Etiketa: Motiqershori

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Gazetari Hoxha: Drejtorët banonin në të njëjtin kompleks me Veliajn

“Vila superluksoze e Mollës”, PD: Pse SPAK nuk sekuestron pasuritë e drejtorëve të Veliajt?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com