GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Qesharaku LB që fshihet pas fustanit të Tabakut

11:27 - 09/03/22
në Editorial
Kohë leximi: 2 min
A A
Qesharaku LB që fshihet pas fustanit të Tabakut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një Tabak, si një balonë inceneruese nuk mjafton të kuptosh që realiteti është krejt tjetër. Jorida që luajti me shtatë porta dhe që në “shesh-betejën” për marrjen e selisë nuk u shfaq asnjë sekondë kurrkund tashmë ka mbetur “orgazma” e vetme politike në përpëlitjet e kryetarit të saj. Lulzim Basha që nga dita e djeshme po sponsorizon dukshëm kauzën e Berishës. Ky i fundit faktoi me votë që baza nuk i shkon pas një lidershipi që vetëm humbet e prodhon idiotësi artikuluese. Përplasjet e forta në grupin parlamentar ishin një dëshmi e qartë që skuadra e tij, përveç fustaneve me dhe pa dantella të Joridës, kërkon një përgjegjshmëri politike.

Basha nuk lëviz nga istikami. Ka vulën e bravën, por nuk ka më frymën dhe njerëzit. Salianji, një nga qëndrestarët e tij klasikë në media e terren kur Lulit i digjte bytha zjarr për selinë, foli qartë: mos na merr fytyrën. Dinjiteti politik opozitar në selinë e gazit është shndërruar në një refren qesharak. Lul Basha nuk ka më cipë e moral, argument jo e jo, por as këllqe të shpjegojë: pse nuk çon Partinë në zgjedhje. Ka vetëm fustanet e Joridës dhe të Oriolës që haptazi i mbulojnë fasadën e tij katastrofale para njerëzve. Salianji ishte i qartë si drita e diellit: njerëzit s’kanë më besim te ty! Sepse ti je trajneri i kësaj skuadre që blofon e lëshon në çdo garë! O Lul!

Askush nuk thotë t’i thërrasësh arsyes, sepse ajo të ka shkuar për lesh me kohë, por thërriti me forcë ndërgjegjes së mbetur, nëse të ka mbetur: PD nën diktatin tënd nuk bën më asnjë milimetër hap para. E për këtë nuk ka faj askush. Ti je trajneri. E nëse nuk do të ikësh, jepi oksigjen partisë, jo lakrimogjen bazës. Jepi hapësirë PD të thellojë analizën e saj. Por mbi të gjitha lëre atë karrige e vulë se tashmë kanë vlerë aq sa kanë vlerë getat e Tabakut kur del për vrap. Zonja e inceneratorëve së cilës i ka rrëshqitur tashmë bakshishi nga kuçedra e parave për një qasje më të qetë në komision, ende nuk flet.

Bashkë me të edhe shumë të tjerë. Lulzim! PD të dha të gjitha mundësitë e kësaj bote për tu bërë aty ku ti nuk vete dot kurrë me votë. E përtej kësaj gjen kohë edhe për sarkazëm. Ti ke lidhje me garën, aq sa ka lidhje Xhelali me Big Brotherin. Në atë seli që e mbrojtën shpatullat e të tjerëve dhe jo xhelatina jote verbuese, dhe as arka e kunatit, tashmë ka vdekur çdo gjë. Je ti dhe klounët e mbetur. Edhe ata pak që rrezikonin të të vinin pas marrëzisë tënde menduan qe përpara përdhosjes së dinjitetit tënd, nuk mund të pshurrnin mbi fytyrën e tyre. Lulzim! Në janar nis Big Brother Vip 2. Edhe aty ka garë. Të premtoj që do angazhoj fisin që ato vota që nuk t’i dha kurrë në politikë t’i japë këtu. Ta premtoj!

Etiketa: fshihetfustaniJorida Tabakukryesore2Lulzim BashaQesharaku

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Aktualitet

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

14:16 - 23/09/25
Para
Policia i zbulon gjatë momentit të shkëmbimit të drogës, arrestohen 2 persona  (Emra+Video)

Policia i zbulon gjatë momentit të shkëmbimit të drogës, arrestohen 2 persona  (Emra+Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputetët e PD-së marshojnë në Surrel: Rama jep dorëheqjen, ose shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë
Aktualitet

Deputetët e PD-së marshojnë në Surrel: Rama jep dorëheqjen, ose shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë

20:15 - 27/12/25

Deputetët Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD kanë zhvilluar protestë në Surrel. Me pishtarë në duar,...

Lexo më shumë
“Jep dorëheqjen”/ Berisha: Nga Korça i deklaroj Edi Ramës se dënimi yt është pa kthim dhe kapital

“Jep dorëheqjen”/ Berisha: Nga Korça i deklaroj Edi Ramës se dënimi yt është pa kthim dhe kapital

19:45 - 27/12/25
Qytetari-Salianjit: S’do vija për Berishën dhe  as për Ramën, koha për të drejtuar të rinjtë

Qytetari-Salianjit: S’do vija për Berishën dhe as për Ramën, koha për të drejtuar të rinjtë

19:40 - 27/12/25
Askush nuk më përjashton dot nga partia”, Salianji nga Shkodra: Koha të ndryshojmë partinë

Askush nuk më përjashton dot nga partia”, Salianji nga Shkodra: Koha të ndryshojmë partinë

19:28 - 27/12/25
“Ne jemi të pamposhtur”, Berisha nga Korça: Kjo parti ka patur frymëzim moton; ja të vdesim, ja të rrojmë për liri

“Ne jemi të pamposhtur”, Berisha nga Korça: Kjo parti ka patur frymëzim moton; ja të vdesim, ja të rrojmë për liri

19:20 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com