GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Qeveria e Skënderbeut nuk ka nevojë për dado”, Kryemadhi debat me Muzhaqin, Ballën dhe Spiropalin

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Djemtë rojtarë në shtëpi bari, vajzat eskorta”/ Kryemadhi: Rama po largon rininë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është përplasur në Kuvend me ministren Bora Muzhaqi, kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe ministren Elisa Spiropali. Debati filloi kur Kryemadhi thirri në Kuvend ministren, Bora Buzhaqi dhe jo Muzhaqi. Edhe pse kërkoi falje, ky gabim i saj me ose pa dashje, solli edhe reagimin e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

“E dashur Monikë, jemi kolegë të vjetër, Muzhaqi është mbiemër shumë i madh dhe i uroj Borës si vajzë e re që ta justifikojë mbiemrin që mban dhe do ju kërkoja që askush në këtë sallë të mos keqinterpretojë mbiemrat, loja me mbiemrat nuk i shkon askujt, vijnë nga Muzaka, një fis që ka luftuar për këtë vend, fisi nga vjen e Bora e kanë vuajtur shumë diktaturën” – tha Balla.

Por Kryemadhi nuk e ka lënë me kaq dhe reagimi i saj ka qenë i menjëhershëm.

“Qeveria e Skënderbeut tonë, nuk ka nevojë për dado, kush është ministër e çon punën e vet deri në fund, se prandaj janë ministër” – tha Kryemadhi.

Kryemadhi është përplasur edhe me ministret socialiste Elisa Spiropali dhe Bora Muzhaqi. Ajo tha se Muzhaqi nuk duhet të mbyllë karrierën e saj me ligën e Inceneratorëve duke zhvlerësuar arsimin që ka marrë jashtë vendit. Në atë moment ndërhyri edhe Spiropali, e cila u përplas me kryetaren e LSI-së.

Pjesë nga debati në Kuvend:

Bora Muzhaqi: Shqiptarët kudo ku shkojnë rezultojnë të jenë të parët në një fushë apo në një tjetër. Shpresë për të rinjtë shqiptarë ka plot. Nëse shkoni dhe i takoni nga qyteti në qytet hasni me të rinj shqiptar që janë plot shpresë.

Monika Kryemadhi: Në respekt të procedurës i kërkoj falje që i ngatërrova mbiemrin. Shifrat kanë vlerë por edhe optimizmi është i rëndësishëm. Të rinjtë shqiptarë kanë shpresë se kanë Bora Muzhaqin në qeveri dhe shumë të tjera. Por nuk kanë shpresë studentët. Po të ishte për t’u marrë me ty do ishte shumë e thjeshtë për t’u marrë me ty. Ti mos u përdor. Mos e zhvlerëso shkollën që ke bërë sepse ka me qindra të tjerë që shohin diçka tjetër te ty. Mos e mbyll karrierën tënde politike me ligën e vjetër të Inceneratorëve.

Monika Kryemadhi: Elisa ti ke Skënderbeun. Mos u shqetëso fare. Të të rrojë Skëndërbeu. Në fund të fundit ky ishte shpërblimi që ti more. Thjesht je aty rojtare.

Elisa Spiropali: Kujdes Hamzain, po vjen në politikë

Monika Kryemadhi: Keni marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët

Etiketa: Bora MuzhaqidadoDebatElisa SpiropaliMonika KryemadhiqeveriaSkenderbeutTaulant Balla

Lajme të lidhura

Biznesmeni  shqiptaro-amerikan i shkruan ambasadorit të SHBA në Tiranë: Rama nuk mund ta mbajë vendin peng
Aktualitet

Biznesmeni shqiptaro-amerikan i shkruan ambasadorit të SHBA në Tiranë: Rama nuk mund ta mbajë vendin peng

08:04 - 23/10/26
Revolta e të rinjve/ Pedagogët sot në protestë në orën 10:00, marshim në mbështetje të studentëve
Aktualitet

Revolta e të rinjve/ Pedagogët sot në protestë në orën 10:00, marshim në mbështetje të studentëve

07:42 - 23/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
Para
Zyrtarja amerikane: Serbia ka në tavolinë sanksionet për Rusinë, le të vendos

Zyrtarja amerikane: Serbia ka në tavolinë sanksionet për Rusinë, le të vendos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mjegull e dendur në aksin Thumanë-Rinas, vështirësohet qarkullimi i automjeteve
Aktualitet

Mjegull e dendur në aksin Thumanë-Rinas, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

08:23 - 23/10/26

Mjegulla e dendur ka përfshirë ultësirën e Krujës, duke kufizuar ndjeshëm shikueshmërinë në rrugët që lidhin veriun e vendit me...

Lexo më shumë
Biznesmeni  shqiptaro-amerikan i shkruan ambasadorit të SHBA në Tiranë: Rama nuk mund ta mbajë vendin peng

Biznesmeni shqiptaro-amerikan i shkruan ambasadorit të SHBA në Tiranë: Rama nuk mund ta mbajë vendin peng

08:04 - 23/10/26
Revolta e të rinjve/ Pedagogët sot në protestë në orën 10:00, marshim në mbështetje të studentëve

Revolta e të rinjve/ Pedagogët sot në protestë në orën 10:00, marshim në mbështetje të studentëve

07:42 - 23/10/26
Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 gusht 2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 Tetor 2026

07:29 - 23/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Tetor 2026

07:28 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com