GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qeveria gjen zgjidhjen për të shpëtuar nga afera e Tigrave, llamarinat e ndryshkura do të konvertohen me gaz

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria gjen zgjidhjen për të shpëtuar nga afera e Tigrave, llamarinat e ndryshkura do të konvertohen me gaz
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy Tigrat e ankoruar në Vlorë do të konvertohen që të prodhojnë energji me gaz. Qeveria ka gjetur zgjidhjen për të shpëtuar nga një prej kontratave më kontroverse publike, atë të marrjes me qira të dy anijeve për prodhim energjie, të cilat u sollën në Shqipëri nga Bangladeshi.

Në programin qeverisës për periudhën 2025-2029, qeveria thekson se konvertimi i TEC-eve lundruese të ankoruara në Triport nga nafta në gaz do të ulë koston e prodhimit të tyre duke i bërë më rentabël. Synimi është që anijet të furnizohen nga gazi përmes gazsjellësit TAP.

Dy termocentralet lundruese u kontraktuan nga qeveria shqiptare në shtator të vitit 2022. Sipas kontratës të lidhur mes KESH dhe kompanisë amerikane Excelerate, Korporata u paguan 94.5 mijë euro në ditë si qira dhe kosto mirëmbajtje, ndërkohë që siguron dhe karburantin për prodhimin e energjisë vet.

Kostoja e prodhimit të energjisë nga dy anijet rezulton disa herë më e lartë se çmimi i blerjes së saj në bursë, çka e ka bërë këtë një nga prokurimet me të diskutueshme në publik.

Për pothuajse dy vjet anijet qëndruan të ankoruara pa prodhuar fare energji. Ato nisën të prodhojnë pjesërisht në fillim të vitit të kaluar, ndërkohë që gjatë këtij viti mendohet se kanë prodhuar më shumë, mbi 80 mijë megavat energji. Ndërkohë që mbetet e paqartë se sa para ka paguar në total deri më tani KESH, për dy anijet.

Konvertimi në gazë duket një tjetër zgjidhje e sforcuar, pasi qeveria shqiptare është e detyruar të gjejë një zgjidhje për dy anijet e Vlorës. Në kontratën e qirasë të vitit 2022, parashikohej që në fillim se pas pagesës së dy viteve të qirasë, dy anijet mbeteshin në pronësi të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare.

/kapitali.al/

Etiketa: anije gjeenratorBelinda BallukuEdi RamaKryesore1tigrat

Lajme të lidhura

Akstivisti Lush Susaj: Kjo është protesta e shpëtimit të popullit
Breaking Views

Akstivisti Lush Susaj: Kjo është protesta e shpëtimit të popullit

13:00 - 11/10/26
I dënuar me 50 vite burg për 3 vrasje në Shkodër, kapet në Nju-Jork i kërkuari prej 25 vitesh
Aktualitet

I dënuar me 50 vite burg për 3 vrasje në Shkodër, kapet në Nju-Jork i kërkuari prej 25 vitesh

12:54 - 11/10/26
Shqiptari futet me makinë në lokal në Selanik, plagosen tre persona (VIDEO)
Aktualitet

Shqiptari futet me makinë në lokal në Selanik, plagosen tre persona (VIDEO)

12:48 - 11/10/26
Para
Drejtori i Institutit për Bashkitë: 1/3 e kryebashkiakëve kanë probleme me integritetin dhe korrupsionin

Drejtori i Institutit për Bashkitë: 1/3 e kryebashkiakëve kanë probleme me integritetin dhe korrupsionin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Akstivisti Lush Susaj: Kjo është protesta e shpëtimit të popullit
Breaking Views

Akstivisti Lush Susaj: Kjo është protesta e shpëtimit të popullit

13:00 - 11/10/26

Profesori Lush Susaj, i ftuar në studion e emisionit “News24 Fundjavë”, ka mbajtur një qëndrim të prerë mbi valën e...

Lexo më shumë
I dënuar me 50 vite burg për 3 vrasje në Shkodër, kapet në Nju-Jork i kërkuari prej 25 vitesh

I dënuar me 50 vite burg për 3 vrasje në Shkodër, kapet në Nju-Jork i kërkuari prej 25 vitesh

12:54 - 11/10/26
Shqiptari futet me makinë në lokal në Selanik, plagosen tre persona (VIDEO)

Shqiptari futet me makinë në lokal në Selanik, plagosen tre persona (VIDEO)

12:48 - 11/10/26
Zhduket kasaforta me 600 mijë lekë dhe 6 celularë nga një dyqan rrobash në Kavajë, zbulohet ku ishte fshehur

Zhduket kasaforta me 600 mijë lekë dhe 6 celularë nga një dyqan rrobash në Kavajë, zbulohet ku ishte fshehur

12:09 - 11/10/26
Neuer bën gafën e vitit, Bayern nuk shkon përtej barazimit në Augsburg

Neuer bën gafën e vitit, Bayern nuk shkon përtej barazimit në Augsburg

11:52 - 11/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com