GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Qeveria nuk shlyen sigurimet për administratën, borxhi 200 mln euro

07:38 - 21/08/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Tregu i sigurimeve: Kapitali vendas ruan kryesimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Krijimi i detyrimeve të prapambetura është bërë i paevitueshëm për qeverinë, por kulmi po arrin me mos shlyerjen në kohë të sigurimeve shoqërore për punonjësit dhe kjo vlen edhe për administratën qendrore të qeverisë.

Imagjinoni një nëpunës publik që është në administratë dhe shteti nuk i paguan sigurimet, një pagesë e cila vjen e para në radhë në të gjithë hierarkinë e pagesave kudo në botë si në sektorin publik dhe në atë privat.

Ministria e Financave raportoi së fundmi se detyrimet e prapambetura të administratës qendrore arritën në 6.7 miliardë lekë në fund majit 2023, teksa 2.8 për qind e shumës rreth 160 mln lekë (1,6 milionë euro) ishin sigurimeve shoqërore të papaguara në kohë.

Ndërkohë me qindra persona në moshë pensioni orvaten në gjyqe për vitet e munguara të sigurimeve edhe pse ata i kanë paguar kontributet rregullisht dhe në shumë raste kanë punuar në sektorët e arsimit dhe të shëndetësisë.

Sigurimet shoqërorë vijnë në krye të hierarkisë së pagesave për dy arsye themelore. E para lidhet me financimin e skemës se pensioneve, ku me kontributet aktuale paguhen pensionet aktuale dhe e dyta me garantimin e pensionit të pleqërisë për pensionistët e sotshëm.

Borxhi ndaj sigurimeve shoqërore është duke u rritur me ritme të shpejta vitet e fundit sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Në fund të vitit 2022 stoku i këtij detyrimi arriti në 20,5 miliardë lekë rreth 200 mln euro me një rritje 48% në krahasim me vitin 2028 ku stoku ishte 13.8 miliardë lekë.

Në vend të frenohet, ky borxh po zgjerohet me shpejtësi nga viti në vit, duke vëne në vështirësi jo vetëm arkën e sigurimeve shoqërore, por edhe pensionet ne të ardhmen.

Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një inspektimi në skemën publike të pensioneve gjeti se, se 94 për qind të detyrimeve ndaj ISSH zotërohen nga sektori privat dhe kryesisht biznesit i madh me mbi 63 për qind të shumës dhe pjesë tjetër nga biznesi i vogël. Entet publike zotërojnë rreth 6% të totalit të detyrimeve.

Detyrimet e akumuluara, të cilat duhet të shkonin për llogari të arkës së Sigurimeve Shoqërore kanë krijuar efekte negative të shumëfishta.

Në kushtet e mos-pagesës së sigurimeve buxheti i shtetit duhet të subvencionojë nga taksat e përbashkëta skemën e pensioneve për të kryer pagesat për përfituesit aktualë./Monitor

Etiketa: administrateborxhsigurime

Lajme të lidhura

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”
Aktualitet

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët
Aktualitet

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Kursi zyrtar i këmbimit, 21 Gusht 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com