GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qeveria Rama takson eficencën energjetike, për kondicionerët inverter paguhet 5 herë më shumë se në BE

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria Rama takson eficencën energjetike, për kondicionerët inverter paguhet 5 herë më shumë se në BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndryshimet klimatike i kanë shtyrë qeveritë kudo në botë, që të ndërmarrin politika agresive në drejtim të efiçencës energjetike. Shumë qeveri përveçse kanë hequr taksat për pajisjet që kursejnë energjinë, paralelisht janë duke subvencionuar familjet direkt me para në dorë për blerjen e tyre.

Por në Shqipëri, ndodh fenomeni i kundërt. Ndërsa Shqipëria aspiron të bëhet pjesë e familjes europiane, politikat e saj fiskale ecin në drejtim të kundërt me kërkesat e Brukselit.

Pajisjet me eficiencë të lartë energjetike, si kondicionerët inverter, taksohen në Shqipëri me taksë doganore 10%, ndërkohë që në vendet e BE-së kjo tarifë është pothuajse zero (0 deri në 2.2%).

Kjo mospërputhje nuk është thjesht një barrë financiare për xhepat e qytetarëve, por sipas ekspertëve, përbën një pengesë reale në procesin e anëtarësimit.

Kundër frymës së negociatave me BE

Eficienca energjetike është një nga shtyllat kryesore të kapitujve që Shqipëria duhet të negociojë për t’u anëtarësuar në BE. Dhomat e biznesit në vend kanë ngritur alarmin se mbajtja e tarifave doganore mbi nivelin europian për pajisjet që kursejnë energji është në kundërshti të hapur me vetë procesin e integrimit.

Sipas përfaqësuesve të biznesit, Shqipëria nuk mund të pretendojë përafrim me standardet e “Agjendës së Gjelbër” të BE-së, ndërkohë që penalizon fiskalisht qytetarët që blejnë teknologji kursimtare.

Tabela e paradoksit: Shqipëria “ekstremi” i rajonit

Krahasimi i tarifave tregon se si Shqipëria rëndon konsumatorin final më shumë se fqinjët

• Pajisjet Inverter:

Shqipëria        10%

Mali i Zi            0%

BE                   0-2.2%.

• Televizorët (Eficience A+):

Shqipëria             10%

Mali i Zi                 3%

Greqia                   4%.

Një barrë e dyfishtë për qytetarin

Nëse qeveria do të ndiqte modelin evropian, duke e ulur këtë tarifë në 2%, efekti do të ishte i menjëhershëm: qytetarët do të blinin pajisje që konsumojnë më pak energji dhe fatura e dritave në fund të muajit do të ishte më e ulët.

Për dhomat e biznesit, kjo heshtje trevjeçare e institucioneve ndaj kërkesave për rishikim tarifash tregon mungesë vizioni.

“Në vend që të inkurajohet eficienca për të lehtësuar sistemin energjetik kombëtar, shteti zgjedh të mbledhë taksa të larta në doganë, duke e lënë qytetarin të vetëm përballë kostove të larta të jetesës,” shprehen përfaqësuesit e bizneseve.

Duket se rruga drejt BE-së po pengohet nga vetë tarifat “Made in Albania” të Qeverisë, të cilat po mbajnë peng modernizimin e shtëpive shqiptare dhe po rëndojnë konsumatorin final.

Etiketa: energjiRamataksa

Lajme të lidhura

Tjetërsimi i pronave në Orikum dhe Dukat, Prokuroria zbarkon në banesat e ish zyrtarëve të Hipotekës
Aktualitet

Tjetërsimi i pronave në Orikum, Rradhimë dhe Dukat, dosja kalon në SPAK!

10:05 - 29/06/26
Projektligji i ri për taksën e pronës, sa do paguhet për ndërtesat?
Aktualitet

Taksa e re e pronës/ Kush paguan më shumë dhe sa rritet fatura? Llogaritjet për 32 zonat në Tiranë

08:52 - 29/06/26
RAI3: Protestat detyruan Vuçiçin të njoftojë dorëheqjen, po Ramën do e rrëzojnë në Tiranë?
Aktualitet

RAI3: Protestat detyruan Vuçiçin të njoftojë dorëheqjen, po Ramën do e rrëzojnë në Tiranë?

07:51 - 29/06/26
Para
Zhupa denoncon projektligjin për portet turistike: Rama po dhuron pasurinë publike për oligarkët e tij

Zhupa denoncon projektligjin për portet turistike: Rama po dhuron pasurinë publike për oligarkët e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tjetërsimi i pronave në Orikum dhe Dukat, Prokuroria zbarkon në banesat e ish zyrtarëve të Hipotekës
Aktualitet

Tjetërsimi i pronave në Orikum, Rradhimë dhe Dukat, dosja kalon në SPAK!

10:05 - 29/06/26

Një hetim i nisur fillimisht nga Prokuroria e Vlorës për dyshimet mbi falsifikimin e dokumenteve dhe tjetërsimin e pronave në...

Lexo më shumë
Kjo është policja e zhdukur për fatin e së cilës nuk dihet asgjë prej 4 ditësh

Aksidentohet për vdekje polici në pikën kufitare në Vërmicë, arrestohet shoferi nga Shqipëria

10:00 - 29/06/26
Dy ‘gjigandët’ e futbollit zbresin sot në fushë, Brazili dhe Gjermania kërkojnë të shmangin surprizat

Dy ‘gjigandët’ e futbollit zbresin sot në fushë, Brazili dhe Gjermania kërkojnë të shmangin surprizat

09:10 - 29/06/26
Projektligji i ri për taksën e pronës, sa do paguhet për ndërtesat?

Taksa e re e pronës/ Kush paguan më shumë dhe sa rritet fatura? Llogaritjet për 32 zonat në Tiranë

08:52 - 29/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 29 Qershor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:32 - 29/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomKickGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomKickcasibom girişjojobet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabetholiganbetgrandpashabetjojobet girişjojobet girişgrandpashabetimajbet