GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Qeveria rishikon buxhetin: 6 mld lekë për paketën anti-krizë, lehtësim për faturat e energjisë

16:16 - 14/03/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi, Kryeministri dhe kabineti i tij do marrin këshilltarë të huaj, 1 mln lekë pagat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritja në mënyrë të frikshme e çmimeve në javët e fundit ka futur vendin një kaos të vërtet ekonomik. Për këtë arsye qeveria është detyruar të rishikojë buxhetin e këtij viti dhe shpenzimet më të larta t’i përqendrojë në zëra që deri më sot nuk ishin parashikuar.

Nëpërmjet një akti normativ qeveria ka vendosur të rrisë me 10 miliardë lekë të ardhurat dhe shpenzimet, ndërkohë që ka mbetur i pandryshuar deficiti buxhetor. Në ndryshimin e buxhetit është saktësuar në nenin 11 se fondi për paketën e rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës është 6 miliardë lekë. Ky fond parashikon përballimin e çmimeve të rritura të karburantit, rritjen e pagës minimale si dhe indeksimin e pensioneve.

Qeveria ka vendosur që fondin për indeksimin e pensioneve ta rrisë, nga 2.5 miliardë lekë që ishte parashikuar në 3.3 miliardë lekë. Në aktin normativ është përcaktuar edhe fondi prej 20 miliardë lekësh që do të përdoret për faturën e rritur të energjisë elektrike, duke e çuar në total buxhetin që do të përdoret për krizën energjetike në 28 miliardë lekë, pasi 8 miliardë lekë ishin parashikuar që në buxhetin fillestar.

Nëpërmjet këtij rishikimi, qeveria parashikon rritjen e të ardhurave tatimore me 10 miliardë lekë për këtë vit. Nga 360,5 miliardë lekë që ishte parashikimi në ligjin e buxhetit, tanimë parashikimi ka shkuar në 370.5 miliardë lekë. Burimi kryesor ku mund të merren të ardhurat janë TVSH dhe akciza, duke reflektuar edhe çmimet e rritura që kanë impakt pozitiv në rritjen e  të ardhurave nga këto dy taksa. Të ardhurat nga TVSH-ja parashikohet të rriten me 7 miliardë lekë ndërsa nga akciza me 2 miliardë lekë. Rritje është parashikuar edhe nga të ardhurat e biznesit e konkretisht të tatimit mbi fitimin.  Nga ana tjetër fondi rezervë është ulur nga 2.9 miliardë lekë në 2 650 milionë lekë, po ashtu është reduktuar edhe fondi për “Emergjencat civile”, nga 810 milionë lekë që ishte në 600 milionë lekë.

 

Etiketa: buxhetiCmimeenergjia lektrikefondendryhsonpaketa antikrizeqeveriarishikon

Lajme të lidhura

Krahasimi: Në Itali nafta ulet në 1.9 Euro për litër, në Shqipëri arrin në 214 lekë
Breaking Views

Krahasimi: Në Itali nafta ulet në 1.9 Euro për litër, në Shqipëri arrin në 214 lekë

16:23 - 19/03/26
Fermerët e Dimalit në protestë: Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet
Aktualitet

Fermerët e Dimalit në protestë: Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet

15:10 - 19/03/26
‘Shqiptarët pagujnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë’, PD propozon masat për uljen e çmimit
Aktualitet

‘Shqiptarët pagujnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë’, PD propozon masat për uljen e çmimit

10:53 - 19/03/26
Para
Gjiknuri injoron protestat e qytetarëve: Ka më shumë njerëz që kanë besim tek paqja

Gjiknuri injoron protestat e qytetarëve: Ka më shumë njerëz që kanë besim tek paqja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League
Breaking Views

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

23:29 - 19/03/26

Ashtu siç pritej, duke parë rezultatin e ndeshjes së parë, AEK i Athinës preu biletën për në çerekfinale të Conference...

Lexo më shumë
Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

23:12 - 19/03/26
Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

22:55 - 19/03/26
Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

22:33 - 19/03/26
Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!

Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!

22:15 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com