GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Qytetarëve u thotë pini nga rubineti, Veliaj për vete bën tender 23 mln lekë për ujë me shishe  

18:58 - 14/04/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Qytetarëve u thotë pini nga rubineti, Veliaj për vete bën tender 23 mln lekë për ujë me shishe  
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njihet si një aktor specialist në bërjen e propagandës kur ndodhet para kamerave. Shumë e kujtojnë deklaratën e tij në media kur thoshte se Tirana do të ketë ujë pa ndërprerje dhe uji i rubinetit do të jetë i pijshëm. Por, pavarësisht se çfarë thotë ai në media, realiteti është krejt tjetër në terren. Qytetarët e Tiranës ende edhe sot përdorin depozitat sipër pallateve dhe tarracavave të shtëpive, pasi ujë 24 orë nuk ka dhe i rubinetit nuk është i pijshëm. Madje këtë na e tregoi edhe raporti vjetor i Entit Rregullator të Ujit që u depozitua në Kuvendin e Shqipërisë ditën e sotme, ku deklaronte se kohëzgjatja e furnizimit me ujë në Tiranë është 17 orë në ditë, ndonëse shpesh herë është artikuluar se furnizimi është minimalisht 18 orë në ditë.

Këtë realitet Veliaj na e tregon edhe me procedurat e prokurimit që bën. Në datën 25 Mars, Lali Eri ka hapur tenderin për të blerë ujë të pijshëm për punonjësit e Bashkisë së Tiranës. Tenderi mban numrin e referencës REF-22936-03-24-2022 dhe ka fondin limit prej 2.249.925 lekë të reja, ose rreth 23 milionë lekë të vjetra. Tenderi është zhvilluar pa garë dhe vetëm me një kompani, “LAJTHIZA INVEST”, e cila nuk ka pasur asnjë konkurrent dhe është shpallur fituese. Siç e kemi thënë, procedurat me një konkurrent shfaq dyshime se fituesi mund të jetë i paracaktuar dhe ky tender i Bashkisë Tiranë është futur në kategorinë e flamurit të kuq nga “Open Data” me mbishkrimin e mungesës së konkurrencës.

 

 

Me këtë tender dalim në dy të vërteta, që vet i pari i Bashkisë së Tiranës nuk i beson ujit që po ua servir qytetarëve në rubinet dhe u thotë se është i pijshëm, duke blerë me taksat e qytetarëve ujë për të dhe administratën. Dhe e dyta, mirë që do të kujdeset për veten dhe administratën e bashkisë, por zhvillon edhe procedurat në shkelje të rregullave të prokurimit publik. Nuk është as hera e parë, as hera e fundit që gënjeshtrat e Veliajt dhe shpërdorimi i lekëve të taksapaguesve shqiptarë dalin sheshit me dokumente të vet institucionit që drejton, por nuk e dimë se kur do jetë hera e parë që institucionet e drejtësisë në vend do ta vënë para përgjegjësisë.

X.S/ Gijotina.com

Etiketa: kryesore2Lekepiniqytetaretrubinetishishetenderuje

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Po vdesin nga etja/ Deputeti ukrainas: 300 mijë njerëz në Mariupol kanë mbetur pa ujë

E pështirë! Rusja i jep leje bashkëshortit të përd*unojë femrat ukrainase, publikohet biseda

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com