GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rakip Suli harxhon 330 MLN lekë për 7 kamionë plehrash të përdorur të vitit 2012

14:09 - 02/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Rakip Suli harxhon 330 MLN lekë për 7 kamionë plehrash të përdorur të vitit 2012
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i bashkisë Kamëz, Rakip Suli, nuk bën pauzë në abuzimin me tenderat. Ndërkohë që ndan paratë e prokurimeve për “asfaltimin” e rrugëve, kryetari ka kryer një tjetër lloj pazari: ‘blerje vjetërsirash’. Më datë 30 maj 2024, bashkia ka mbyllur tenderin me objekt ‘Blerje mjete teknologjike për pastrimin e qytetit’, për të cilin ka vënë në dispozicion 312 milionë lekë, ose 374 MLN lekë me TVSH.

Në fakt bëhet fjalë për blerje vjeturinash.

Është shumë e lehtë të manipulosh fondin e këtij tenderi sepse çmimet e makinave të përdorura vendosen sipas dëshirës së komisionit.

Në dokumentin me specifikime teknike thuhet se do të blihen 2 kamionë për mbeturina me vit prodhimi 2012 dhe 5 të tjerë të vitit 2013, deri në 200 000 kilometra të kryera. Pas garës së zhvilluar mes katër ofertave fituese u shpall kompania TIRES-R “sh.p.k” me ofertë 330 milionë lekë me TVSH.

Më datë 28 qershor 2024 është firmosur edhe kontrata ku thuhet se për një muaj, firma në fjalë do të duhet të dorëzojë 7  makina mbeturinash të vjetër dhe do t’i xhirohen 330 milionë lekë.

Në procedurën e ndjekur çdo gjë duket në rregull, por djalli fshihet në detaje.

Po të shqyrtohen me kujdes çmimet e ofertës në raport me ato çka do të blihen, del se kemi një abuzim me fondin.

Sikur thamë më lartë, kamionët e mbeturinave do të jenë të vitit 2012 edhe 2013, si dhe me 200 000 -250 000 km të përshkruara. Dhe sipas një llogarie të thjeshtë, minimalisht një kamion është blerë 47 mijë euro.

Ndërkohë nga një kërkim në treg rezulton se kamionë për mbeturina, me vit prodhimi 2013 dhe me më pak km të përshkruara mund t’i gjesh edhe në vlera 32 mijë euro. Ndërkohë të vitit prodhimi pas 2014 (pra më të rinj nga vjetërsirat e blera nga Suli) dhe me 140 000 km të përshkruara shkojnë deri në 49 mijë euro.

Kështu nëse do t’i blinte të gjithë kamionë me 144 000 km të përshkruara dhe të vitit prodhimi  2013, Sulit do t’i kushtonin 7 kamion rreth 224 milionë lekë, ose rreth 268 milionë lekë me TVSH.

 

Suli do të kursente kështu rreth 100 milionë lekë, që sigurisht dihet se ku kanë përfunduar!

Por, mos harrojmë që pjesa më e madhe do të merren kamionë të vitit 2012, pra mund të gjenden edhe më lirë.

Megjithatë, hetimet e SPAK për shpërdorimet këtë bashki duket se e kanë tronditur Sulin, i cili me këtë rast ka autorizuar nënkryetaren që të firmosë dokumentet e tenderit. Kujtojmë se Prokuroria po kryen hetimet ndaj Sulit dhe zyrtarëve të tjerë për disa vepra penale, siç janë “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Në kuadër të kësaj çështje, pasi SPAK ka sekuestruar të gjitha procedurat e ndjekura nga zyrtarët ka thirrur edhe Sulin disa herë të japë shpjegime.

Prokurorët po hetojnë edhe për abuzimet me banesat sociale dhe akomodimin e familjeve të dëmtuara nga tërmeti. Burime bëjnë me dije se SPAK po ashtu po kryen hetime për zyrtarë të bashkisë Kamëz, lidhur tendera të pastrimit të qytetit.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimkamion mbeturinashkamioneRakip Sulite perdorurte vjetertendera

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Supersfida Gjermani-Spanjë, tifozët paguajnë çmime rekord për të parë ndeshjen

Supersfida Gjermani-Spanjë, tifozët paguajnë çmime rekord për të parë ndeshjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

Sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni, i cili aktivizohet në MLS për Austin Fc, ka vendosur që të investojë në Shqipëri,...

Lexo më shumë
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com