GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rakip Suli hedh 145 milionë lekë për koshat e mbeturinave, firmos tenderin pa garë

13:07 - 02/08/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, sapo ka hedhur 145 milionë lekë për kosha plehrash. Çdo ditë është prokurim

Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, sapo ka hedhur 145 milionë lekë për kosha plehrash. Çdo ditë është prokurim

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, sapo ka hedhur 145 milionë lekë për kosha plehrash. Çdo ditë është prokurim dhe secili prej tyre ka brenda manipulim. Me firmën e kryetarit këtë herë milionat do të shkojë për kontejnerë. Ky tender ka si objekt ‘Blerje kontejnerë për mbeturina’.

Ne kemi shqyrtuar dokumentet e këtij prokurimi dhe rezulton se do të blihen 350 kazanë mbeturinash me material çeliku, të thjeshtë.

Nga kërkimet në treg një kosh i tillë i kategorisë së thjeshtë kushton nga 15 deri 19 mijë lekë të reja. Pra në total, Suli do duhej të shpenzonte 52.5 milionë lekë ose maksimumi 66.5 milionë lekë.

Nuk arrijë ta shpjegojmë se si e ka përllogaritur komisioni i Sulit fondin 145 milionë lekë!

Duke shtuar këtu faktin që as nuk ka përcaktuar zonat që kanë nevojë për kosha të rinj, që të kuptojmë se si u llogarit shifra 350 kontejnerë.

 

Sipas të dhënave nga dokumentet, në këtë prokurim kanë dorëzuar oferta për konkurrim 7 kompani, por Suli e kishte ndarë mendjen se kujt do t’ia bënte qokën këtë herë.

Prandaj, 6 firma janë përjashtuar nga gara që në fazën e parë, edhe pse 4 prej tyre kishin ofertat më të lira, nga 135 milionë lekë. Suli nuk lejoji për në finale as ofertën tjetër që ishte në të njëjtën vlerë me atë të firmës LUAR Bros, e cila u shpall fituese.

Më konkretisht, pasi komisioni e eliminoi konkurrencën, kompania “LUAR BROS” mbeti oferta e vetme me 140 milionë lekë. Pra, kontrata iu bë dhuratë duke shkelur rregullat e prokurimit..

Open Data Albania e ka shënuar tenderin me flamur të kuq, që tregon riskun e korrupsionit. Derisa kryeministri Rama të kontraktojë robotin AI për tenderat, kryebashkiaku Suli ka “licencë” të shpërdorojë fondeve e bashkisë.

 

Kujtojmë se Kryetari i bashkisë Kamëz, Rakip Suli, është paraqitur dy herë në SPAK në nëntor 2023.

SPAK po kryen hetime për veprat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera” dhe korrupsion, pas kallëzimit të banorëve të Kamzës.

Rakip Suli është denoncuar edhe nga një grup këshilltarësh të bashkisë Kamëz, duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë institucion.

Burime bëjnë me dije se SPAK po kryen hetime për zyrtarë të bashkisë Kamëz, lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin. Pas kallëzimeve të mbërritura në strukturën antikorrupsion, ky institucion ka regjistruar procedim penal, ndërsa hetimet po kryhen nga prokurori Elvin Gokaj. Mësohet se për këtë çështje janë thirrur dhe janë marrë në pyetje disa drejtorë të këtij institucioni dhe janë sekuestruar dokumente nga bashkia.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: eopn data albaniakontejnerekoshaRakip Sulitende rpa gare

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Prova të reja në SPAK për inceneratorin e Tiranës, Këlliçi: Tashmë kalojmë nga skema “5D” në “7S”, 7 specialistët

Prova të reja në SPAK për inceneratorin e Tiranës, Këlliçi: Tashmë kalojmë nga skema "5D" në "7S", 7 specialistët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

Rreth 75 kg kanabis janë sekuestruar nga policia greke në Rajo të Igumenicës, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Operacioni ështe...

Lexo më shumë
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com