Grigor Joti i pangopur me fondet e tenderëve fut duart edhe në prokurimet me vlerë të vogël. Më datë 18 shtator 2023, në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike, Ujësjellës-Kanalizime Kamëz është publikuar tenderi me objekt “Blerje Kancelari “. 20 milionë lekë janë vënë në dispozicion për këto prokurime.
Por, kur shohim se do të blihen blloqe, lapsa, stilolapsa dhe goma, duket shpenzim i madh, sepse mjaftojnë edhe 2 milionë lekë për të kompletuar nevojat e këtij institucioni.
Por vartësit e Sulit, ashtu si shefi i tyre, e kanë dorën e rëndë kur bëjnë llogari për tenderët. Ndërkohë që paratë shpenzohen për kapriçio, në shumë zona në Kamëz vazhdojnë të vuajnë për ujë të pijshëm, të mos flasim pastaj për oraret e pakta të furnizimit.
Kështu me qëllim përfitimin nga ky fond, Suli dhe punonjësit e tij e kanë mbyllur shpejt tenderin dhe fitoren ia kanë falur në tavolinë firmës “Infosoft”, që është lënë nga Joti të administrohet nga Frederik Prodani dhe Gëzim Dobi,
Për tenderin paraqitën oferta edhe dy firma të tjera, por me urdhër të Sulit janë përjashtuar nga gara menjëherë. Kështu pa konkurrencë, “Infosoft office” u shpall fituese, me vlerë sa 98% e fondit limit.
Pra, 20 milionë lekë i fut në xhep Joti për të çuar ca lapsa e fletushka tek zyra e Sulit, që në fakt pjesën më të madhe të tyre as nuk i përdorin fare.
Përfitimet e Jotit
Joti është është i kudogjendur në tenderët e qeverisë. Theksojmë se edhe ECensusi është në duart e Grigor Jotit, INSTAT i ka dhënë 40 milionë lekë për tenderin me objekt “Shërbim mirëmbajtje/rinovim “SAS”, që është sistemi i ruajtjes të sigurt për të dhënat.
Ndërkohë Drejtoria e Përgjitëshme e Tatimeve i dha 840 milionë lekë me TVSH, Grigor Jotit, për të marrë printerë dhe fotokopje me qira.
Çështjet penale
Sakaq, kujtojmë se në vitin 2022 ishte një dosje gjykimi për “Çështja Penale Nr. 828.2020”, në ngarkim të grupit “Joti” që ka vjedhur 4.5 milionë Euro, me lëshim faturash tatimore false për TVSH-në e shitjes së cigareve. Por, Gjykata e Tiranës e kaloi pa u ndjerë fare.
Këto fatura janë lëshuar nga dy bizneset fantazmë “Inter Distribution Services” dhe “INTER TRADE& DISTRIBUTION” të oligarkut Grigor Joti, zbuluar dhe kallëzuar penalisht nga KLSH edhe për çokollatat dhe akulloret e importit me etiketa false, të skaduara e me substanca kimike.
Për 4.5 milionë Euro që dy firmat e Grigor Jotit të “InfoSoft” i kanë vjedhur shtetit me mashtrim tatimor, prokuroria e Tiranës ka konstatuar se faturat hartoheshin nga vëllai i tij Roland Joti, nga familjarja e tyre Ana Zervoi administratore dhe dy punonjës të firmave përkatëse.
Faturat janë lëshuar në emër të një subjekti privat me emrin “Lindita Spaho” e Nipt: L322170441I;, e cila sipas regjistrit të tatimeve, rezulton e vetëpunësuar shitëse në treg, jashtë detyrimit të taksimit me sistemin e TVSH.
Jo vetëm kaq, por sipas prokurorit Bledar Valikaj, gjatë periudhës kur dy firmat “Inter Distribution Services Shpk” e “INTER TRADE&DISTRIBUTION Shpk” të oligarkut Grigor Joti kanë lëshuar faturat false për 4.5 milionë Euro TVSH në emër të subjektit “Lindita Spaho-Person Fizik”, kjo ka qenë e çregjistruar si aktivitet.
Pasi ka provuar vjedhjen edhe me dokumente tatimore, më 1 mars 2022 prokurori Bledar Valikaj ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës, “Dosjen nr. 828/2020” me të pandehur Roland Joti, Ana Zervoi, Alban Ulkashej, Dritan Bylyku.
Mos harroni! Janë bizneset e oligarkut Grigor Joti, ndërsa organizator i këtij krimi është vëllai i tij Roland Joti. Por kujtojmë, se kjo nuk është hera e parë që këta vjedhin me fatura false të TVSH.
E megjithatë, pushtetarët vazhdojnë bëjnë “biznes” me Jotin.
Discussion about this post