GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Siguria kibernetike/ Rama: Renditjen në “National Cyber Security Index” nuk e bën as një sorrë, as një korb dhe as një troll

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Siguria kibernetike/ Rama: Renditjen në “National Cyber Security Index” nuk e bën as një sorrë, as një korb dhe as një troll
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër postim sa i përket renditjes së Shqipërisë në indeksin global të sigurisë kibernetike.

Sipas tij urrejtësit besnikë dhe ushtria e tyre e trollave reaguan menjëherë pas lajmit se Shqipëria zinte vendin e parë në botë sa i përket sigurisë kibernetike.

Sipas tij renditjen në National Cyber Security Index nuk e bën as një sorrë, as një korb dhe as një troll. E vendos një metodologji ndërkombëtare, me 98.33 pikë, të matura mbi kuadrin ligjor, kapacitetet institucionale dhe sistemin e parandalimit.

Postimi i Ramës:

NJË SHËNIM I NEVOJSHËM për urrejtësit besnikë dhe ushtrinë e tyre të trollave.

Sapo postova lajmin që Shqipëria doli e para në indeksin global të sigurisë kibernetike, ata u vërsulën si tufa sorrash e korbash me turlilloj krrakrrash.

Po nëse lajmi ishte “gënjeshtër”, “propagandë”, “budallallëk”, atëherë pse gjithë ai mund i madh me gurë e me baltë? Asnjë njeri normal nuk harxhon energji për të shuar një qiri të fikur.

Në fakt renditjen në National Cyber Security Index nuk e bën as një sorrë, as një korb dhe as një troll. E vendos një metodologji ndërkombëtare, me 98.33 pikë, të matura mbi kuadrin ligjor, kapacitetet institucionale dhe sistemin e parandalimit. Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por tabela nuk ndryshon pse ata derdhin mllef e jargë mbi pasqyrat e tyre digjitale.

Mund të jetë e dhimbshme të jesh troll i një shteti që del në krye të klasifikimit botëror pikërisht në aftësinë mbrojtëse nga trollimet malinje, por s’ka ilaç për dhimbjen e urrejtësve.

Kështu që vazhdoni, forca, çdo koment i juaji është një klikim më shumë, një provë më shumë, dhe një buzëqeshje më shumë për mua, në këtë ditë të bukur arritjeje fantastike.

Miq dhe aleatë të vërtetë që e dinë mirë ç’është ky Index Global sot më uruan, ndërsa dështakzemërakët e Shqipërisë më sulmuan. Të dyja palët, në mënyrën e tyre konfirmuan të njëjtën gjë:

Shqipëria u ngjit në majë aty ku deri jo shumë vite më parë ishte në fund.

Dhe kjo u dhemb vetëm atyre që e duan medoemos në fund, e që prej muajsh për “inat të vjehrrës u bënë rrogoz i mullixhiut” duke parë ëndrra me revolucione, dorëheqje, pushtet dhe duke prodhuar deri edhe diasporë nga Prishtina e Tetova.

 

Etiketa: Kryesore1Ramareagimsiguria kibernetike

Lajme të lidhura

Rama-Veliaj/ Koçeku: Ka një luftë mes tyre dhe duhet t’i lëmë të mbysin njëri-tjetrin
Breaking Views

Rama-Veliaj/ Koçeku: Ka një luftë mes tyre dhe duhet t’i lëmë të mbysin njëri-tjetrin

20:45 - 03/11/26
E rriti djalin e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, detaje të reja nga vrasja e nënës shqiptare nga i biri
Aktualitet

E rriti djalin e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, detaje të reja nga vrasja e nënës shqiptare nga i biri

20:00 - 03/11/26
Arrestime, dorëheqje dhe hetime për korrupsion, nis çmontimi i sistemit të Vuçiçit
Breaking Views

Arrestime, dorëheqje dhe hetime për korrupsion, nis çmontimi i sistemit të Vuçiçit

19:49 - 03/11/26
Para
Shqiptarët mblodhën 160 mijë euro për fëmijën e tij, Altin Hila: Qytetarët po ndihmojnë familjet në nevojë! Po shteti ku është?!

Shqiptarët mblodhën 160 mijë euro për fëmijën e tij, Altin Hila: Qytetarët po ndihmojnë familjet në nevojë! Po shteti ku është?!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama-Veliaj/ Koçeku: Ka një luftë mes tyre dhe duhet t’i lëmë të mbysin njëri-tjetrin
Breaking Views

Rama-Veliaj/ Koçeku: Ka një luftë mes tyre dhe duhet t’i lëmë të mbysin njëri-tjetrin

20:45 - 03/11/26

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes kryeministrit Edi...

Lexo më shumë
Ndeshja me Arsenalin/ Trajneri i Liverpool: Do duhet t’u them lojtarëve të mi të rrëzohen, ndryshe s’na japin penallti

Ndeshja me Arsenalin/ Trajneri i Liverpool: Do duhet t’u them lojtarëve të mi të rrëzohen, ndryshe s’na japin penallti

20:36 - 03/11/26
E rriti djalin e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, detaje të reja nga vrasja e nënës shqiptare nga i biri

E rriti djalin e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, detaje të reja nga vrasja e nënës shqiptare nga i biri

20:00 - 03/11/26
Arrestime, dorëheqje dhe hetime për korrupsion, nis çmontimi i sistemit të Vuçiçit

Arrestime, dorëheqje dhe hetime për korrupsion, nis çmontimi i sistemit të Vuçiçit

19:49 - 03/11/26
Incident në Bazën Ajrore në Kuçovë: Një ushtar në gjendje të rëndë pas plagosjes me armë

Incident në Bazën Ajrore në Kuçovë: Një ushtar në gjendje të rëndë pas plagosjes me armë

19:34 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com