GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama: Albinin e çmoj si mik, por nuk fiton dot betejat diplomatike si Don Kishot

11:10 - 01/07/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Analistët flasin për BIRN: Kosova e poshtëruar në kohë nevoje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama vijon kritikat ndaj homologut të tij Albin Kurti, ndërsa shprehet se nuk mund ta mirëkuptojë atë për situatën e krijuar mes Kosovës dhe ndërkombëtarëve.

Prej javësh Kryeministri Rama ka shigjetuar Kurtin lidhur me qëndrimin e tij dhe mënyrën e menaxhimit të situatës së tensionuar në Veriun e Kosovës, ndërkohë që Kreut të Qeverisë shqiptare, i është kërkuar nga faktorë dhe aktorë politikë në Tiranë e Prishtinë, që ti qëndrojë në krah Kosovës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Rama tha se Albin Kurti nuk mund të fitojë betejat diplomatike si Don Kishot, ndërsa shtoi se plani franko-gjerman s’mund të qëndrojë aty për gjithë jetën.

“Albini është një person të cilin unë e çmoj, një mik që e  respektoj, por në këtë rast është kryeministri i Kosovës të cilin unë nuk e mirëkuptoj”, tha Rama.

Sipas tij, Kurti, qeveria e Kosovës, policia dhe gjithë autoritetet duhet të kapen fort për t’ia dalë që të hedhin hapin e madh të çlirimit përfundimtar nga hija e mosnjohjeve dhe t’ia dalin që mbi të gjitha të normalizojnë marrëdhëniet me Serbinë.

“Pasi ka arritur në këtë pikë, pasi e ka futur Serbinë në një kuadrat të ngushtë, bashkësia euroatlantike nuk arrin dot as ta kuptojë, as ta justifikojë dhe as ta tolerojë sjelljen e autoriteteve të Kosovës dhe qasjen e kryeministrit, Albinit që është një sjellje sikur kjo tjetra të mos ekzistonte, sikur të ishim kushedi sa vite para dhe sikur gjithë ky proces të mos kishte ndodhur.

Ndërkohë kur ne kemi të gjithë bashkësinë euroatlantike të gatshme që ta shtrëngojë Serbinë, që të pranojë më në fund, në mos njohjen formale, të pranojë heqjen dorë de facto nga Kosova dhe hapjen e rrugës për njohjen e të  gjithë të tjerëve që detyrimisht pastaj do të çojë në njohjen formale të Serbisë, është e pashpjegueshme se çfarë kërkojnë autoritetet e Kosovës që i kundërvihen këtij procesi”, u shpreh Rama.

Sipas tij, kjo pengesë në rrugën e procesit, në mënyrë të pavetëdijshme po ndihmon lojën e Kremlinit.

Lidhur me planin franko-gjerman, Rama tha se ky plan mund të fitohet me diplomaci e aleatë, por jo duke mbajtur në komunat e Serbisë, kryetarët e izoluar.

“Shqipëria është e gatshme që të jetë krah për krah Kosovës për ta shtyrë atë proces, por ajo bëhet në  tryezë. Këtë kërkojnë miqtë tanë. Si more u bëmë pa pritur e pa kujtuar naivë, si u bëmë njerëz negativ ndaj Kosovës, si u bëmë njerëz që nuk po e kuptokan Kosovën të gjithë ata që për Kosovën kanë vënë në tel emrin e tyre, kredibilitetin e tyre, kanë vënë në tel gjithë reputacionin e tyre?

Si more qenka kjo punë që në Bruksel e në Uashington na dolën njerëzit që po luftokan Kosovën e po luftokan Albinin për llogari të Serbisë se nuk po kuptokan Serbinë e nuk qenkan të balancuar?

Çfarë janë këto mo? Kjo është të futesh në një vorbull dhe të mbytesh me një lugë ujë, është e pamundur të shihet kështu kjo situatë. Si more qenkan amerikanët dhe europianët ata që s’po kuptokan Kosovën e po i jepkan një dorë Serbisë?”, tha Rama.

 

Etiketa: KosovaKryesore1KurtiRamaSerbia

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Spanja merr presidencën e BE-së, nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës

Spanja merr presidencën e BE-së, nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com