GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama i dredhon pyetjes që i kërkonte të akuzonte Vuçiçin

20:48 - 02/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama i dredhon pyetjes që i kërkonte të akuzonte Vuçiçin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Zagreb në kryeqytetin evropian që është më kundër se kushdo tjetër politikave shoviniste të Serbisë, kryeministri Rama është ndjerë ndoshta më keq se kudo gjetkë. Në konferencën për shtyp që mbajti në krah të homologut të tij kroat, Andrej Plenković, Rama nuk guxoi as ti përmendtë emrin presidentit Vuçiç, regjimi i të cilit është përgjegjës i drejtpërdrejtë i masakrës së ndodhur në 14 shtator në manastirin e Banjskës. Më keq akoma ai i bishtnoi pyetjes së drejtpërdrejtë të gazetares kroate që e pyeti për atë që me ironi Rama e quan “Vëllau Vuqiq”.

Në videon e mëposhtme duket qartë qëllimi i reporteres Ana Minariç e cila e i drejtohet kryeministrit me dy pyetje thelbësore. E para nëse sipas Ramës Vuçiçi është përgjegjës për masakrën e Banjskës. E dyta, për mendimin që ai ka lidhur me pretendimet e qeverisë së Prishtinës, se kjo qe një tentativë për të bërë të mundur projektin e ndarjes së veriut…

Pasi keni parë videon sipër është interesante të shikohet edhe përgjigjja e kryeministrit tonë, që në 33 minuta konferencë shtypi nuk e përmendi asnjëherë Vuçiçin.

Ndonëse u pyet drejtpërdrejt nga gazetarja, ai nuk dha përgjigje dhe filloi të përsëriste broçkullat që ka thënë edhe në Tiranë për moslinjëzimin me vijën e BE, të parin sipas tij në këto dhjetë vite, e më pas për të denuar shpalljen e ditëve të zisë nga Beogradi. Këto dy tema i përsëriti nga tre herë secilën në një fjalë tërkuzë prej më shumë se 5 minutash (shiko videon poshtë) por duke u hequr sikur nuk kishte dëgjuar se ishte pyetur për presidentin serb. Rama i bishtnoi gjithashtu edhe pjesës tjetër të pyetjes dhe nuk u prononcua nëse ndaj të njëjtin mendim me qeverinë e Prishtinës për një tentativë të aneksimit të Veriut të Kosovës. Natyrisht ai nuk kishte si të shprehej për një ide që e ka pasur projekt të përbashkët me Thaçin dhe Vuçiçin.

Po ta shikoje me lupë gjysëm orën e përbashkët të të konferencës së shtypit Edi Rama-Andrej Plenković, vëreje edhe dallime të tjera mes dy kryeministrave. Shefi i qeverisë kroate e quante sulmin terrorrist të Banjskës “operacion të planifikuar” ai i qeverisë shqiptare fliste për njerëz “të veshur ushtarakisht me unifoma ilegale”. I pari përdori emrin terrorrist për ata që vranë policin, i dyti nuk shkoi dot deri këtu.

Rama përdori tre epitete të parapargatituar për sulmin “I pa justifikueshëm, i papranueshëm, i dënueshëm” ndërkohë që Andrej Plenković theu akullin dhe përmendi i pari faktin se duhet të kishte sanksione edhe ndaj Serbisë si ato që iu vunë më parë Kosovës. “Jam i sigurt se në ditët e ardhshme, pas një analize tërësore, do të ketë propozime për masa” tha Plenković. Vetëm pasi kryeministri kroat e hapi këtë temë, shefi i qeverisë sonë guxoi të thotë se ato duhet të aplikohen pa humbur kohë “sepse vendimi i Beogradit për ditë zie nuk lë vend për interpretim tjetër”.

Dy ditë pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë qeveria e Serbisë shpalli ditë zie për tre sulmuesit e vrarë pranë manastirit. Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare. Të dielën pasdite, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se vendi i tij ka mbledhur prova që dëshmojnë se Serbia u përpoq ta aneksojë veriun e Kosovës dhe se sulmuesit u përgatitën për një kohë të gjatë në bazat ushtarake të ushtrisë serbe brenda Serbisë. /Lapsi.al/

Etiketa: RamaVucicZagreb

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Ja pyetja e gazetares së CNN që shfazoi Vuçiçin

Ja pyetja e gazetares së CNN që shfazoi Vuçiçin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com