GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama intervistë për mediat greke, flet dhe për Belerin

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama intervistë për mediat greke, flet dhe për Belerin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka dhënë këtë pasdite një intervistë për një media greke, ERT. Rama vazhdoi të thotë se drejtësia në Shqipëri është e njëjtë për të gjithë dhe se edhe burgosja e Belerit, për të, nuk ka tendencë.

Sipas Ramës, grekët nuk mund të ankohen sikur janë duke iu shkelur të drejtat. Ai tha edhe se 4 ish-kryebashkiakë e ish-zyrtarë të lartë të PS janë sot në burg.

Pjesë nga intervista:

-Zoti kryeministër, sipas gazetës Kathimerini ju u ofruat vetë që t’i jepni një intervistë kësaj gazete dhe kjo menjëherë pas postimi të madh tuajin në llogarinë tuaj në facebook, disa ditë pas asaj darkës informale që thirri kryeministri Mitsotakis me liderët e Ballkanit dhe mungesa juaj atje. Tani pranuat, dhe ju falënderoj për këtë intervistë televizive tek kanali ERT neës. Duket sikur keni dëshirë t’i thoni diçka mediave greke.

Edi Rama: Patjetër, sepse në momente si ky, kur ka një keqkuptim është e rëndësishme që të komunikohet dhe natyrisht është e rëndësishme që të dëgjohen të dyja kambanat, jo vetëm njëra. Kjo ishte arsyeja pse unë e kontaktova vetë gazetarin grek pasi pashë që çka kishte shkruar ishte vetëm jehona e një kambane dhe ai më dha mundësinë që të dëgjohet dhe jehona e një kambane tjetër.

-Kanë kaluar 80 vjet nga mbarimi i luftës së dytë botërore edhe janë nënshkruar disa traktate miqësie, janë rinovuar më saktë midis dy vendeve. Minoriteti grek në Shqipëri duket sikur trajtohet me një sy skeptik nga sistemi politik shqiptar. Dhe jemi në vitin 2023!

Edi Rama: Sipas meje, kjo është tërësisht e pavërtete në terrenin e fakteve. Ka 80 vite që ka mbaruar Lufta e Dytë Botërore dhe akoma sot Greqia ka në fuqi ligjin e luftës, gjë që është një arkaizëm i madh dhe gjë për të cilën ne jemi shumë të interesuar që ta shohim të largohet një herë e përgjithmonë nga rruga jonë e përbashkët. Ndërkohë që, unë besoj shumë tek miqësia, tek partneriteti strategjik dhe tek interesi i madh i përbashkët i yni, Shqipërisë dhe Greqisë për të forcuar sa më shumë këtë miqësi, ashtu sikundër besoj në faktin e thjeshtë që minoriteti grek në Shqipëri është një thesar i kulturës sonë të bashkëjetesës dhe një urë e pazëvendësueshme për ta ushqyer dhe për ta forcuar miqësinë mes të dy popujve, mes të dy shteteve dhe patjetër edhe mes dy qeverive, pavarësisht se kush qeveris në Tiranë dhe pavarësisht se kush qeveris në Athinë.

-Le të vijmë tek intervista juaj e fundit tek Kathimerini. Ju përdorët disa epitete, disa karakterizime të ashpra do të thoja për zotin Beleri, për të cilat ju vet thatë që jeni penduar që i thatë, veçse ka shumë nga ata që thonë, qe i përdoret qëllimisht për përfitime politike dhe u drejtuat me këto retorika paksa ekstreme ndaj një anëtari të minoritetit grek.

Edi Rama: Zotëria është një qytetar i Republikës së Shqipërisë, që duhet të jetë i barabartë përpara ligjit si çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë, por njëkohësisht duhet të përgjigjet përpara ligjit si çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë dhe nuk mund të ketë dy drejtësi, një drejtësi për qytetarët shqiptarë me kombësi shqiptare dhe një tjetër për qytetarët shqiptarë me kombësi greke. Ka vetëm një drejtësi dhe nëse kjo drejtësi nuk është e përsosur, nuk është e përsosur për të gjithë.

-Po, por mbetem pak tek ky fakt sepse juve ju jeni drejtuar dhe disa anëtarëve të tjerë të komunitetit grek në Shqipëri duke përdorur shprehjen “përdorin flamurin grek si kartë krediti”. A nuk do të fyhej një minoritar?

Edi Rama: Unë kam thënë që janë njerëz këta që i fryjnë këtyre erërave dhe që mezi presin që të hedhin benzinë në këtë zjarr, që përdorin flamurin grek si kartë krediti pa asnjë diskutim, por kam thënë gjithashtu që këta nuk janë atipikë në aspektin që ka dhe shqiptarë që e përdorin flamurin shqiptar si kartë krediti. Por ndërkohë që, kur vjen fjala te shqiptarët. Ata nuk mund të ankohen sikur janë minoritarë që po iu shkelen të drejtat dhe po zhvishen nga pronat e tyre. Këta të tjerët e bëjnë këtë dhe të them të drejtën duhet të them e bëjnë me sukses, përderisa arrijnë ta manipulojnë Athinën zyrtare dhe arrijnë të vënë në dispozicion të qëllimeve të tyre jo dhe aq fisnike Athinën zyrtare.

Etiketa: beleriRama

Lajme të lidhura

Financimi i partive politike, Peleshi dërgon ligjin në Komisionin e Venecias
Breaking Views

Financimi i partive politike, Peleshi dërgon ligjin në Komisionin e Venecias

18:39 - 13/05/26
“Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin
Breaking Views

“Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin

16:53 - 13/05/26
Artikulli i Fox News, reagon Berisha: Edi Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës!
Aktualitet

Berisha: Edi Rama është një gangrenë, po e mban peng integrimin në BE me organizatën e tij kriminale

14:01 - 13/05/26
Para
Regjistrimi në konvikte, ja risitë për studentët

Regjistrimi në konvikte, ja risitë për studentët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin
Breaking Views

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin

22:10 - 13/05/26

Oltjon Koleci, asistent pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë, nën udhëheqjen e profesor Bardhyl Mucekut, i cili është edhe pjesëmarrës në...

Lexo më shumë
Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

21:30 - 13/05/26
Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

20:47 - 13/05/26
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com