GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama lëshon edhe Xhaçkën? PS konfirmon votën për dërgimin e çështjes në Kushtetuese

11:06 - 11/04/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama lëshon edhe Xhaçkën? PS konfirmon votën për dërgimin e çështjes në Kushtetuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Socialiste ka konfirmuar qëndrimin për çuarjen në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Në Kuvend, deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka kërkuar ndërprerjen e seancës së sotme parlamentare, duke deklaruar se opozitës nuk i është vënë në dispozicion raporti i maxhorancës në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës.

Bardhi akuzoi për shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, teksa theksoi se deputetët e opozitës nuk mund të votojnë pa ditur qëndrimin e deputetëve socialistë dhe se për çfarë duhet të votojnë.

“Ne kemi në rend dite vendimin e Kuvendit për të zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Një praktikë jo normale parlamentare, jashtë asaj që u vendos në Komisionin e Rregulloreve dhe Mandateve. Ne deputetët e opozitës nuk kemi akoma raportin e maxhorancës në Këshillin e Rregullores dhe Mandatit. Ndryshe nga praktika disavjeçare ku Këshilli merr një vendim, ju nuk guxuat të merrnit një vendim, latë një afat deri të mërkurën dhe ne sot nuk e dimë qëndrimin tuaj dhe çfarë do votojnë deputetë e maxhroancës dhe opozitës. Duhet të ndërprisni seancën dhe ne të njihemi me qëndrimin tuaj. Zbatoni rregulloren dhe na vini në dispozicion raportin e shumicës. Caktuat si afat të mërkurën, afatin e kaluat dhe në sistem është vetëm raporti ynë. Nëse nuk e keni gati ndërprisni seancën. Nuk mund të nisë seanca pa patur ne raportin për një çështje të kësaj rëndësie”, tha Bardhi.

Ndërkohë, kryeparlamentarja Lindita Nikoll dhe kreu i Grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi, deklaruan se raporti i maxhoranës ishte në sistem. Çuçi tha se, shumica socialiste kishte dalë me një vendim nga Këshilli i Mandateve në lidhje me këtë çështje, për ta çuar vendimmarrjen në Kuvend.

Ai shtoi se sot në Kuvend deputetët do të votojnë një projektvendim për të çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

“Raportin e kemi përfunduar dhe nuk dyshoj që është në sistem. Ne e kemi zbatuar vendimin e GJK që në momentin e parë ku kemi thënë që shfuqizon të dy vendimet që janë marrë nga parlamentin në lidhej me papajtueshmërinë e deputetes Olta Xhaçka. Nuk është e vërtetë që nuk dolëm në një konkluzion në mbledhjen e Byrosë, dolëm qartë që do ta çojmë çështjen, vendimmarrjen në Kuvend sepse kështu na detyron Kushtetua. Sot do të votojmë një projektvendim për të çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese sipas procedurës së rrjedhur nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Edhe me raportin tashmë që e panë që është në sistem do të njihen”, theksoi Çuçi.

Olta Xhaçka në seancën e sotme plenare

Xhaçka Strategjike

Në 15 Korrik të vitit 2021, Edi Rama, në cilësinë e Kryetarit të Komitetit të Investimeve Strategjike, i jep statusin special projektit “Dreamades Luxury Suites”. Projekti synon ndërtimin e një kompleksi turistik hoteleri dhe rezidencial me 5 yje në zonën e Gjilekës, në Himarë.

Investimi parashikohet në vlerë 5.556.192 euro. Subjekti aplikues është kompania “AG.TCC” shpk., në pronësi të Artan Gaçit, ish-deputet socialist dhe njëkohësisht bashkëshort i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Për këtë investim, Këshilli i Ministrave, po nën drejtimin e Edi Ramës, miratoi të drejtën e shfrytëzimit të bregut para resortit, për llogari të kompanisë “AG.TCC Hotel Management”, në pronësi të kunatës së Olta Xhaçkës, shtetases amerikane Tawni Lin Grzych-Sutton.

Çështja u kthye në debat politik mes mazhorancës dhe opozitës dhe përfundoi në Gjykatën Kushtetuese, pas padisë të dy grupeve – PD-së zyrtare dhe Rithemelimit. Me vendim final, Kushtetuesja vendosi që duhet të jetë Kuvendi institucioni që duhet të depozitojë në GJK kërkesën për mospërputhshmërinë për mandatin e ish-kryediplomates dhe jo deputetët.

Çështja është zvarritur për më shumë se 1 vit nga mazhoranca socialiste në Kuvend, që këtë të enjte pritet të japë votat për ti dhënë dritën jeshile shqyrtimit të papajtueshmtërisë të mandatit të Xhaçkës nga Kushtetuesja.

Çështja “Xhaçka” u rikthye në vëmendjen e opozicionit publik së fundmi, pasi hetimet e SPAK faktuar se toka që Gaçi përdori për të marrë statusin e investitorit strategjik ishte përfituar me dokumente false.

Ish-kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro dhe zyrtarë të tjerë lokale u arrestuan për procedimin penal. Ndërkohë, toka ku planifikohet të zhvillohej investimi është sekuestruar.

Deri në këtë fazë të hetimeve, SPAK nuk ka ngritur akuzë penale ndaj Artan Gaçit.

Lexo edhe:

Olta Xhaçka në Kuvend: Nuk e dorëzoj mandatin e deputetes

Sekuestrohet toka ku burri i Xhaçkës do ndërtonte kompleksin turistik

Tjetërsimi i tokave, SPAK: Pse u vu në pranga Jorgo Goro

Xhaçka Strategjike – Historia që ‘hëngri kokën’ e Jorgo Goros

Etiketa: kuvendOlta XhackaPS

Lajme të lidhura

Qindra viktima nga protestat/ Irani zbut tonet: Komunikimi me SHBA mbetet i hapur
Aktualitet

Qindra viktima nga protestat/ Irani zbut tonet: Komunikimi me SHBA mbetet i hapur

14:25 - 12/01/26
Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat
Aktualitet

Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat

14:05 - 12/01/26
Shkatërrohen dy banda kriminale të trafikut të drogës, sekuestrime rekord në Sardenjë
Aktualitet

Shkatërrohen dy banda kriminale të trafikut të drogës, sekuestrime rekord në Sardenjë

13:50 - 12/01/26
Para
(VIDEO) “Stani i barit” në pyjet e Lezhës, arrestohet vëllai i deputetit socialist

(VIDEO) "Stani i barit" në pyjet e Lezhës, arrestohet vëllai i deputetit socialist

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qindra viktima nga protestat/ Irani zbut tonet: Komunikimi me SHBA mbetet i hapur
Aktualitet

Qindra viktima nga protestat/ Irani zbut tonet: Komunikimi me SHBA mbetet i hapur

14:25 - 12/01/26

Irani duket se ka ndryshuar qëndrim, pas reagimit të ashpër dhe sfidues të  Ajatollah Ali Khamenei, Ministria e Jashtme “ka lënë...

Lexo më shumë
Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat

Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat

14:05 - 12/01/26
Shkatërrohen dy banda kriminale të trafikut të drogës, sekuestrime rekord në Sardenjë

Shkatërrohen dy banda kriminale të trafikut të drogës, sekuestrime rekord në Sardenjë

13:50 - 12/01/26
Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili sërish në SPAK, hetohet për sulm kibernetik

Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili sërish në SPAK, hetohet për sulm kibernetik

13:34 - 12/01/26
Berisha denoncon skandalin e ‘Durana Tech Park’: Familja Rama ka vjedhur qindra milionë euro

Berisha denoncon skandalin e ‘Durana Tech Park’: Familja Rama ka vjedhur qindra milionë euro

13:27 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com