GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘523 projekte sekrete’/ Berisha: ‘Libri i kuq’, prova se Shqipëria është trajtuar si pronë personale e Ramës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘523 projekte sekrete’/ Berisha: ‘Libri i kuq’, prova se Shqipëria është trajtuar si pronë personale e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka rikthyer akuzat lidhur me të ashtuquajturën “Dosja Shqiptare”, duke pretenduar se dokumenti përmban 523 projekte të mbajtura në fshehtësi, të cilat, sipas tij, janë zhvilluar me dijeninë dhe miratimin e kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në FB, Berisha publikoi një video dhe e cilësoi “Dosjen Shqiptare” si provën më të fortë të asaj që ai e quan kapje të pasurive publike dhe private në Shqipëri.

Sipas tij, dosja përbëhet nga rreth 800 faqe dhe përfshin 523 projekte të hartuara nga 60 studio arkitekturore ndër më të njohurat në botë.

Berisha thotë se projektet shtrihen në 523 nga zonat më të bukura të brigjeve, liqeneve, lumenjve, maleve dhe kodrave të vendit, duke shtuar se ato janë zhvilluar në fshehtësi të plotë, pa u bërë publike për qytetarët.

Postimi i plotë:

Përsëri për “Librin e Kuq” apo “Dosjen Shqiptare” të Edi Ramës!

Miq, ky libër, kjo dosje sekrete prej rreth 800 ka 523 projekte të arkitektëve të 60 studiove ndër më të njohurat në botë. Këto projekte shtrihen në 523 vendndodhjet më të bukura të brigjeve të detrave, liqejve dhe lumenjve dhe maleve e kodrave të Shqipërisë, pasuri publike dhe private e qytetarëve shqiptarë. Por gjithçka në Librin e Kuq Dosja Shqiptare është zhvilluar në sekret të plotë njëlloj si dosjet e sigurimit të shtetit në kohën e diktaturës.

Ndaj dhe autori me qëllim e ka quajtur “Dosja Shqiptare”. Kodi saj sekret nuk është ai i sigurimit të shtetit, por është ai i omertas i mafjes shqiptare. Ndaj dhe në shkelje flagrante të ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare asnjë qytetar shqiptar nuk ka dëgjuar një fjalë të vetme për këto 523 projekte, ndonëse ato shtrihen në 523 vendet më të bukura, më magjepsëse të brigjeve, të detrave, liqejve dhe lumenjve dhe në malet e kodrat e Shqipërisë në pasuri publike dhe private. Edi Rama autori i vërtetë i Dosjes Shqiptare u betua se ai në libër ka të vetën vetëm parathënien e saj.

E vërteta është tjetër!

1-Asnjë studio dhe asnjë arkitekt nuk mund të bëjë kurrë projektin jo të një hoteli madje qoftë dhe të një banese pa porosinë e personit të interesuar për të.

2-Çdo projekt në territorin e Shqipërisë miratohet detyrimisht nga Edi Rama sikundër studiot për projektet rekomandohen vetëm nga Edi Rama. 523 projektet e Dosjes Shqiptare kanë kushtuar më së paku 1,5 -2 miliard euro.

3-Çdo leje zhvillimi dhe ndërtimi për objekte turizmi firmoset vetëm nga Edi Rama.

4-Libri Kuq Dosja Shqiptare është dëshmia më e fuqishme e trajtimit të Shqipërisë nga Edi Rama si një sulltan i shekujve më parë në të cilin toka, ajri, uji janë pronë e Sulltanit. Kështu që Libri i Kuq Dosja Shqiptare është para së gjithash libri shumë miliardave të plaçkitura në pasuritë publike dhe private nga i pangopuri Edi Rama.

Sipas dëshirës mund të ndiqni videon e mëposhtme!

Etiketa: libriRama

Lajme të lidhura

Përplasje me armë zjarri në Tiranë/ Policia: Arrestohen 4 persona, 2 në kërkim
Aktualitet

Përplasje me armë zjarri në Tiranë/ Policia: Arrestohen 4 persona, 2 në kërkim

14:42 - 13/08/26
Kamioni përplaset me barrierat në Vlorë, dërrasat e ndërtimit bien në asfalt
Aktualitet

Kamioni përplaset me barrierat në Vlorë, dërrasat e ndërtimit bien në asfalt

14:28 - 13/08/26
Zjarri përfshin masivin pyjor në Lugaxhi të Elbasanit, flakët avancojnë drejt banesave
Aktualitet

Zjarri përfshin masivin pyjor në Lugaxhi të Elbasanit, flakët avancojnë drejt banesave

14:18 - 13/08/26
Para
Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (Emri)

Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje me armë zjarri në Tiranë/ Policia: Arrestohen 4 persona, 2 në kërkim
Aktualitet

Përplasje me armë zjarri në Tiranë/ Policia: Arrestohen 4 persona, 2 në kërkim

14:42 - 13/08/26

Në kuadër të operacionit “Situata” u identifikuan 10 personat e përfshirë në konflikt, 4 prej të cilëve u vunë në...

Lexo më shumë
Kamioni përplaset me barrierat në Vlorë, dërrasat e ndërtimit bien në asfalt

Kamioni përplaset me barrierat në Vlorë, dërrasat e ndërtimit bien në asfalt

14:28 - 13/08/26
Zjarri përfshin masivin pyjor në Lugaxhi të Elbasanit, flakët avancojnë drejt banesave

Zjarri përfshin masivin pyjor në Lugaxhi të Elbasanit, flakët avancojnë drejt banesave

14:18 - 13/08/26
Lëndohen 3 pjesëtarët e familjes në Poliçan, shoferja humb kontrollin e drejtimit dhe makina del nga rruga

Lëndohen 3 pjesëtarët e familjes në Poliçan, shoferja humb kontrollin e drejtimit dhe makina del nga rruga

14:06 - 13/08/26
Nga nesër shmangni autostradën Tiranë-Durrës për dy net: ARRSH njofton bllokimin e korsive

Nga nesër shmangni autostradën Tiranë-Durrës për dy net: ARRSH njofton bllokimin e korsive

12:59 - 13/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com