GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rama me besimtar se Papa, do të hapë portën e ferrit për “të përjetshmit”

në Breaking Views, Editorial, Kryesore2, OP-ED, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama me besimtar se Papa, do të hapë portën e ferrit për “të përjetshmit”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Po na marrin për budallenj. Po na pështyjnë në fytyrë dhe presin të buzëqeshim. Në vend që drejtësia të bëhet më e fortë, po bëhet më e butë, më e përulur, më e neveritshme – pikërisht ndaj atyre që nuk meritojnë kurrë më të shohin dritën e diellit.

Po flasim për vrasës, përdhunues, kriminelë gjakftohtë që janë dënuar me burgim të përjetshëm sepse shoqëria nuk ka çfarë të bëjë tjetër për t’u mbrojtur prej tyre. Dhe tani një grusht “ekspertësh” të vetëshpallur, të rrethuar nga burokratë të frikësuar, po na thonë se këta kanë të drejtë të dalin më herët – nëse sillen mirë.

Po me çfarë fytyre do t’ua themi këtë nënave që u është përdhunuar fëmija? Po si do t’i dalim përpara familjeve që kanë humbur djemtë dhe vajzat nga vrasësit më të pamëshirshëm që kjo shoqëri ka njohur?

Tani duhet të ulet ndonjë zyrtar dhe t’u thotë:

“Dëgjomëni pak… ai që ju shkatërroi jetën, që ju la pa gjumë, pa fjalë, pa drejtësi… po del nga burgu. Sepse besojmë që njerëzit ndryshojnë.”

JO! Disa njerëz nuk ndryshojnë. Disa krime nuk harrohen. Disa plagë nuk mbyllen kurrë. Dhe për këta, shoqëria nuk ka më obligim rehabilitimi, por vetëm mbyllje të përjetshme.

Çfarë po bëni, more “të ditur”? Po ligjëroni shpresën për falje për përbindëshat, për kanibalët e ndërgjegjes sonë kolektive? A keni parë ndonjëherë në sy ndonjë nënë që ka identifikuar kufomën e fëmijës së saj në morg pas një masakre? A e dini çfarë do të thotë të mos e kthesh më në jetë as me lutje, as me drejtësi, e pastaj t’ia kthesh vrasësin në lagje?

Ju thoni “është një propozim guximtar”. Ky nuk është guxim, ky është tradhti. Tradhti ndaj viktimave. Tradhti ndaj qytetarëve. Tradhti ndaj çdo koncepti minimal të drejtësisë.

Të flasësh për “rehabilitim” të një përdhunuesi fëmijësh, të një krimineli që ka prerë në copa trupin e një gruaje, të një njeriu që ka djegur për hakmarrje familje të tëra – është dhunë e re mbi plagën e vjetër. Është një goditje me thikë ndaj çdo personi që ka besuar se ligji ekziston për t’i mbrojtur.

Dhe më e shpifura: Ministria e Drejtësisë e lan duart. “Nuk është propozimi ynë,” thotë ministri. Po çfarë jeni, kamarierë ligjesh? Merrni ç’t’ju sjellin dhe i shërbeni në tryezë pa pyetur? E keni kthyer shtetin në një bufe absurde, ku kushdo që vishet si “ekspert” mund të propozojë edhe nxjerrjen e vrasësve nga burgu me arsyen se “njerëzit përmirësohen.”

Po edhe përdhunuesi i Fierit, që e varrosi të gjallë vogëlushen, edhe ai mund të ndryshojë, apo jo? A do ta propozoni edhe atë për “lirimin me kusht” pas 20 vitesh?

Nëse ky draft kalon, nëse ky absurd merr formë ligji, atëherë duhet ta pranojmë zyrtarisht: nuk jetojmë në një shtet që na mbron, por në një eksperiment ku ligji është peng i atyre që kanë më shumë empati për kriminelët se për viktimat.

Njerëzit që vrasin fëmijë, që përdhunojnë gra, që organizojnë masakra – nuk meritojnë më të marrin frymë lirisht. Meritojnë vetëm të harrohen nga koha, të mbesin aty ku drejtësia i ka vendosur: në burg, përgjithmonë.

Ky nuk është një debat ligjor. Është një krizë morale. Dhe nëse nuk reagojmë sot, nesër do t’i kemi ata prapë në rrugët tona.

Të na mbetet vetëm të pyesim veten:
Kush do të jetë viktima e radhës që duhet të paguajë për “guximin” tuaj?

Lajme të lidhura

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit
Breaking Views

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
“Iku investimi 170 mijë €”/ Jeta e vështirë  e 47-vjeçari: 1 vjeç humba gjymtyrët, isha lidhur pas djepit dhe…

“Iku investimi 170 mijë €”/ Jeta e vështirë e 47-vjeçari: 1 vjeç humba gjymtyrët, isha lidhur pas djepit dhe…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën
Aktualitet

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

12:28 - 06/10/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se qëndron pas kontrabandës së armëve. Në një konferencë për...

Lexo më shumë
Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë

Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë

12:17 - 06/10/26
Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

12:07 - 06/10/26
KPA rrëzon KPK, rikthen në detyrë prokurorin e njohur

Strasburgu rrëzon përsëri Vettingun, Gjykata Europiane kthen në detyrë prokurorin Adnand Kosova

11:56 - 06/10/26
Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

11:42 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com