GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Rama nuk është çmendur, por populli ka rrjedhur…

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
DASH, DEA, DIA, halli 3D i Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Basir Çollaku

-Sekuestro një shishe qumësht apo gjalp fshati, të punës me dorë, por mos dëno ministra e zyrtarë që vodhën dhjetëra milionë euro ndihmë nga BE për fshatin, fermerë, bujq e blegtorë.

– Prish tenda pa leje por mos prek pallatin pa leje ku është vënë tenda, sepse aty ka marrë hisen ai ajo ata dhe ato.

-Buçasin reklamat për turizëm elitar po nuk mungojnë pamjet me kallash e hanxharë.

-Brohoret se po hap kapitujt me BE për anëtarësim dhe ofron burg për 2 minuta parkim.

-Kanos çdo pikë pa faturë të qumështit të lopës por rrudh gjuhën për  tonelatat e drogës.

-Prish bujtina në Malësi, ndërtuar me lek kurbeti por jo hotele ndërtuar me korrupsion shteti.

-Krekoset si integrues me shallvare e atlete në Bruksel e Strasburg, por gjysmën e qeverisë e ka në burg.

Kujtohet se është bërë Lanë, e gjitha Tirona dhe kafen te Stadiumi ta sjellë me kovë fadroma.

-E telefosi komisioneren Kos e na bëri trutë dhallë se integrimi në derë na paska ardhë.

-Kastraveca miell e kunguj ia sjell Vuçiçi dhe hardallos bukën e miletit një zog kërriçi.

-I përulet si zullap Melonit e Macronit pastaj i hakërrehet enverisht tufës së rigonit.

-Çon fadroma për të shembur karrike në trotuare por kap frenat për ato me shumëkate.

Shërben Sazanin për Trump e Soros ç’të dojë dhe mbush vendin me “shqiptarë me bojë”.

-Mediet kafshojnë në qeveri levrekun, pastaj lakuriq me fjalë e mbushin dyfekun.

-Turret me ushtri tatimore kundër majdanozit preshit e qepës por s’ka bythë të prekë kullat e Ndranghetës.

-Kur zbret nga Surreli çon ferman Ulësisë, të bëjë synet dynjanë e drejtësisë.

-Ekonomia fluturon në kurriz të prasit se licencat u dhanë hektarëve të hashashit.

Votat i kërdis me horra e kusarë dhe mjalton shkresat me eunukë ndërkombëtarë.

-Bën hatanë fshatarit për kilen e gjizës e pasdite u fal sheikëve 830 hektarët e Kaninës.

Shqipërinë e Fishtës, Konicës, Nënë Terezës, Skënderbeut, e bej Ismailit, e ktheu në kuvendin e Zeqine Zeqirit.

-Mburret pas 12 vitesh se po liron hapësira publike  dhe ka kthyer gjithë vendin në kuplara publike.

Rama me gjithë këtë batërdi kudo dëshmon se nuk është çmendur. Populli po. Ka rrjedhur. Se nëse jo, do e kishte degdisur me kohë, aty ku shkojnë ata, të letuarit.

Etiketa: cmendurpopulliRama

Lajme të lidhura

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Para
OKB: Shqipëria në mesin e 6 vendeve, me rënien më të madhe të popullsisë në botë

Paga 500 euro dhe strehim! Pasi përzuri shqiptarët, Rama bën gati planin për t’i zëvendësuar me afrikanë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com