GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rama, propagandë me familjet e ‘5 Majit’, bënë sikur i ndihmon, por kurrë nuk dëgjoi zërin e tyre

13:32 - 31/12/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama, propagandë me familjet e ‘5 Majit’, bënë sikur i ndihmon, por kurrë nuk dëgjoi zërin e tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer edhe ditët e festave për të bërë propagandë me familjet e pastreha. Ditën e sotme Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e dorëzimit të banesave familjeve në lagjen ‘5 Maji’, të cilat u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Mes ironie Rama tha e do të marrin çelësat e shtëpisë 100 familje, të cilat vetë nuk do mundeshin t’i ndërtonin kurrë. Ai përmendi faktin se familjet në atë lagjen jetojnë në kushte mizerable, por harron se këta qytetarë janë në atë gjendje për shkak të kryebashkiakut që vetë Rama iu ka vënë në kryer.  

“Sot fillojmë me 100 familjet e para, ndër të cilat pjesa më e madhe as nuk do ta kishin pasur mundësinë që të blinin apartamente të këtyre standarde që do të pasohen nga 1000 familje të tjera në totalin e 100 mijë familjeve të prekura nga tërmeti. Jo vetëm atyre, por edhe atyre që ishin në këtë zonë kur ne vendosëm të ndërtojmë një lagje të re e cila do të jetë së bashku me lagjen e Kombinatit, lagjja më moderne e Tiranës për disa vite, ku gjejnë strehë falë këtij programi edhe familje që ishin këtu në kushte mizerabël, pa infrastrukturë, disa me legalizime, disa pa legalizime fare, disa me prona, disa pa prona fare dhe për të gjithë programi dha një rrugë të re, një mundësi të re duke i ofruar atyre shumë më tepër se çdo t’u ofronte një zhvillues privat dhe duke bërë që edhe familjet e tyre të sistemohen për bukur dhe e gjitha kjo falas, pa asnjë kokërr leku nga xhepi i këtyre familjeve”, tha Rama.

 Paradoksi thellohet edhe më tej, po të rikujtojmë se banorët e kësaj zone prej muajsh kanë dalë në protestë duke kundërshtuar prishjen e banesave, pasi pretendojnë se disa prej shtpëive nuk ishin prishur. Madje gjendja ka agravuar edhe më tej, banorët e ‘5 Majit’ shprehen se bashkia nuk i shpërblen ata me çmimin e vërtetë që kanë banesat e tyre, por ka bërë kontratat me falsifikim dokumentesh sepse ata asnjëherë nuk kanë firmosur për marrëveshje.

Kanë qenë të shumta raste kur banorët janë përplasur me policinë bashkiake dhe fadromat që shkonin të prishnin banesat e tyre dhe në asnjë moment Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk kanë shkuar të bisedojnë me ta për të gjetur një zgjidhje të përbashkët pa cenuar asnjërën palë. Banorët shprehen se aty kanë derdhur djersën e vetë dhe do i përshkallëzojnë protestat, por përsëri Rama nuk e ka dëgjuar zërin e tyre dhe shkon e bënë propagandë me 100 apartamente, kur me mijëra familje të tjera qëndrojnë në qiell të hapur.

Etiketa: Edi Ramakryesore2propagandeShtepi

Lajme të lidhura

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
Para
Pse grekët e lashtë nuk hanin kurrë bukë?

Pse grekët e lashtë nuk hanin kurrë bukë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com