GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama reagon për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Të ashpërsohen dënimet për armëmbajtje pa leje, sistemi i sigurisë në gjykata kërkon rishikim

17:39 - 06/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Reagimi i OSBE pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja: Sulmet ndaj gjyqtarëve janë sulme ndaj shtetit të së drejtës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vrasjes tragjike të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ngjarje që tronditi vendin dhe hodhi dritë mbi problemet e sigurisë brenda institucioneve të drejtësisë.

Duke shprehur ngushëllimet vëllazërore për familjen e gjyqtarit Kalaja, Rama e cilësoi aktin si një agresion kriminal që kërkon përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj autorit.

“Ngushëllime vëllazërore familjes së gjykatësit të ndjerë Astrit Kalaja. U prehtë në paqe. Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit,” – u shpreh Rama në reagimin e tij publik.

Kryeministri kërkoi reflektim të menjëhershëm për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, duke vënë në dukje se aktualisht ky sistem funksionon përmes policive private, çka sipas tij është e papranueshme.

“Kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, i cili përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje mes policish private në emër të pavarësisë së gjyqësorit!” – theksoi Rama.

Ai bëri thirrje për ashpërsim domethënës të Kodit Penal lidhur me armëmbajtjen pa leje, si dhe për eliminimin e çdo hapësire ligjore që lehtëson dënimet për këtë vepër.

“Kjo ngjarje tragjike është argumenti më i pakundërshtueshëm për të mbështetur ashpërsimin e dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe për të ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojëra me afatet në dëm të mbrojtjes nga armët e paligjshme,” – tha Kryeministri.

Në përfundim, Rama bëri apel që ky moment tronditës të shërbejë si nxitje për një reflektim serioz, jo vetëm në politikë, por edhe në sistemin gjyqësor, mbi lehtësinë me të cilën trajtohet shpesh armëmbajtja pa leje në vendimet e gjykatave.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër
Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen
Aktualitet

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë
Breaking Views

Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

17:16 - 11/03/26
Para
(VIDEO) Pamjet e rënda/ Momenti kur gjyqtari Astrit Kalaja transportohet drejt spitalit, tre plumbat rezultojnë fatalë

(VIDEO) Pamjet e rënda/ Momenti kur gjyqtari Astrit Kalaja transportohet drejt spitalit, tre plumbat rezultojnë fatalë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër
Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26

Ambasada e SHBA-ve ka njoftuar të gjithë shtetasit amerikanë në Shqipëri që të kenë kujdes ditën e nesërme gjatë zhvillimit të...

Lexo më shumë
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

17:16 - 11/03/26
Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK

U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK

15:26 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com