GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shtohet buxheti për emergjencat civile, Rama: Zjarrvënësit të kalben në burg

11:42 - 03/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtohet buxheti për emergjencat civile, Rama: Zjarrvënësit të kalben në burg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin u zhvillua në bazën ajrore të Farkës, lidhur me menaxhimin e situatës së zjarreve në vend.

Pas ministrit Niko Peleshi, fjalën e mori kryeministri Rama ku fillimisht ngushëlloi dy djemtë që humbën prindërit në Gjirokastër në luftë për të shuar zjarret në banesë. Ndonëse ngjarja ndodhi para një muaji, Rama u kujtua në takimin e sotëm të shprehë ngushëllimet.

“U shpreh ngushëllimet publikisht dy djemve që humbën prindërit në tragjedinë për shkak të zjarrit. U shpreh mirënjohjen, respektin, vlerësimin e mundshëm dhe atyre që u angazhuan në këtë muaj zjarri dhe manifestuan një ndjenjë të lartë sakrifice dhe përkushtimi”.

Kryeministri nuk harroi të falenderojë forcat e armatosura, zjarrfikësit apo vullnetarët të cilët u angazhuan në vijën e parë të fronit. Si pasojë e punës së tyre, Rama iu premtoi një rritje rroge, ndërsa shtoi se do të kalben në burg atë që ndezën me qëllim zjarret.

“Dua t’u them të gjithëve, duke filluar nga trupa e re e agjencisë kombëtare civile, ne do të bëjmë atë që duhet për të rritur edhe pagën që nuk do jetë asnjëherë e mjaftueshme sepse nuk është e mjaftueshme askund kur kërcënohet jeta por është një motiv më shumë. Nuk dua të zgjatem por nuk mund të rri pa theksuar aspektin kriminal të këtyre vatrave të zjarrit që në një pjesë të madhe janë rezultat i rritjes së temperaturave dhe barbarisë së atyre që vrasin shpirtin e atdheut, plagosin trupin e atdheut dhe hedhin në erë mundimet, përkushtimin e shumë gjeneratave. Ata nuk meritojnë të jetë të lirë por të kalben prapa hekurave. Shpresoj që gjykatat të japin vendimet e duhura dhe gjykatësit të jenë në lartësinë e dhimbjes për vlera natyrore të dëmtuara”, tha Rama.

Rama nuk harroi as të justifikohej për performancën e punonjësve zjarrfikës kur tha se gushti ishte një muaj zjarresh që përfshiu tërë botën.

“Nuk do zgjatem me shtjellimin e tyre por dua të them me bindje se çfarë kemi parë deri tani për të parë me optimizëm rezultatin përfundimtar të këtij procesi. Ishte një muaj zjarresh që përfshiu botën dhe duke u afruar këtu te ne. Vuri në pozitë të vështirë vende të afërta që janë mësuar me sfidën e zjarreve të përvitshme dhe kishin nevojë për ndihmë. Këtu kam parasysh Italinë, Greqinë dhe Turqinë. Janë tre vende me struktura nga më të jashtëzakonshmet të mbrojtjes civile që i janë gjendur Shqipërisë gjithmonë kur ka pasur nevojë për mjete, por këtë herë e kishin të pamundur dhe kishin nevojë vetë për ndihmë”, tha Rama.

Etiketa: Edi Ramazjarre

Lajme të lidhura

Berisha në samitin e PPE: Mbështetja për opozitën po shtohet, ndërsa masat ndëshkuese për qeverinë po rriten
Aktualitet

Berisha në samitin e PPE: Mbështetja për opozitën po shtohet, ndërsa masat ndëshkuese për qeverinë po rriten

10:03 - 19/03/26
Peleshi përjashtoi opozitën nga delegacioni  i Kuvendit në Bundestag, reagon PD: Kryetari merr urdhra nga Balla
Aktualitet

Peleshi përjashtoi opozitën nga delegacioni i Kuvendit në Bundestag, reagon PD: Kryetari merr urdhra nga Balla

09:34 - 19/03/26
Protestat e opozitës, Maliqi kërkon aksione dhe jo fjalë: Duhet më shumë revoltë dhe marshim drejt Surrelit
Aktualitet

Protestat e opozitës, Maliqi kërkon aksione dhe jo fjalë: Duhet më shumë revoltë dhe marshim drejt Surrelit

08:56 - 19/03/26
Para
FOTO, i dhuroi numrin 7, Ronaldo falenderon Cavanin në mënyrën e veçantë

FOTO, i dhuroi numrin 7, Ronaldo falenderon Cavanin në mënyrën e veçantë

TË FUNDIT

Berisha në samitin e PPE: Mbështetja për opozitën po shtohet, ndërsa masat ndëshkuese për qeverinë po rriten
Aktualitet

Berisha në samitin e PPE: Mbështetja për opozitën po shtohet, ndërsa masat ndëshkuese për qeverinë po rriten

10:03 - 19/03/26

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Sali Berisha ka dhënë një deklaratë gjatë ditës së sotme nga Bruksli ku po merr...

Lexo më shumë
Shqipëria në fund të renditjes europiane për lumturinë, shkak korrupsioni dhe “mungesa” e miqve

Shqipëria në fund të renditjes europiane për lumturinë, shkak korrupsioni dhe “mungesa” e miqve

09:53 - 19/03/26
Korçë, rikthehen reshjet e dëborës në Dardhë. Në Vlorë, lundrimi pezullohet deri në fund të nëntorit

Zbardhen zonat malore të juglindjes, dëbora mbulon Dardhën dhe Voskopojën

09:49 - 19/03/26
Peleshi përjashtoi opozitën nga delegacioni  i Kuvendit në Bundestag, reagon PD: Kryetari merr urdhra nga Balla

Peleshi përjashtoi opozitën nga delegacioni i Kuvendit në Bundestag, reagon PD: Kryetari merr urdhra nga Balla

09:34 - 19/03/26
Protestat e opozitës, Maliqi kërkon aksione dhe jo fjalë: Duhet më shumë revoltë dhe marshim drejt Surrelit

Protestat e opozitës, Maliqi kërkon aksione dhe jo fjalë: Duhet më shumë revoltë dhe marshim drejt Surrelit

08:56 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com