GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama si zëdhënës i Vuçiç: Ma tha hapur se mirëpret Kosovën në “Open Balkan”

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama si zëdhënës i Vuçiç: Ma tha hapur se mirëpret Kosovën në “Open Balkan”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një komunikim me gazetarët shqiptarë nga Beogradi, kryeministri Edi Rama bëri zëdhënësin e presidentit serb Alexandër Vuçiç, kur tha se ky i fundit mirëpret Kosovën në “Open Balkan”.

“Sot presidenti i Serbisë, më hapur se asnjëherë tjetër me thënë të drejtën, tha se mirëpret Kosovën, njësoj si dhe dy vendet e tjera. Kjo deklaratë testohet vetëm nëse Kosova vjen në këtë nismë, a do të ketë pengesë apo nuk do të ketë pengesë. Kjo nismë ka qenë një domosdoshmëri kohë më parë sesa të lancohej, kur ne e pamë që procesi i Berlinit të kishte përfunduar në një nismë samitesh, por nuk drejtohet përditë nga ata që janë në Berlin apo Bruksel. Kërkesa e faljes nga Serbia është vënia e kapakut. Unë them që falja vjen në fund, nuk vjen në fillim”, tha Rama.

Rama tha ndër të tjera se “Ballkani i Hapur” është thjesht “Procesi i Berlinit” që merret përsipër nga tre vendet e rajonit për t’i bërë realitet deklaratat.

“Kjo nismë ka qenë domosdoshmëri kohë më para se të lancohej. Procesi i Berlinit ishte i destinuar të kthehej në një proces samitesh dhe deklaratash pa e zbatuar. Ai ka vizionin dhe kornizën që është 100% si ai i Ballkanit të Hapur. Por nuk është një proces që drejtohet në Berlin dhe në Bruksel. Ballkani i Hapur është njësia që ngrihet në çdo vend, në çdo institucion kur zbatohet një projekt me fonde të huaja. Pra, është thjesht Procesi i Berlinit që merret përsipër nga ne për t’i bërë realitet ato që bëhen në deklarata”, tha Rama, duke nënvizuar dakordësinë se Serbia duhet të kërkojë falje ndaj shqiptarëve por kjo falje sipas tij vjen në fund dhe nuk mund të vijë në fillim duke cekur rastin e Gjermanisë dhe Francës.

Më herët Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët me presidentin serb Alexandër Vuçiç dhe zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.

Etiketa: beogradRama

Lajme të lidhura

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin
Breaking Views

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
Para
Zëdhënësi i BE-së për deklaratën e Kurtit: Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet

Zëdhënësi i BE-së për deklaratën e Kurtit: Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com