GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama, thirrje rajonit për refuzim të ofertave jashtë BE-së, por vetë “flirton” me Turqinë

10:14 - 17/01/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama, thirrje rajonit për refuzim të ofertave jashtë BE-së, por vetë “flirton” me Turqinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu ka bërë thirrje liderëve të Ballkanit Perëndimor, që të refuzojnë propozimet e fuqive të jashtme dhe të vazhdojnë të besojnë në anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në një intervistë për gazetën prestigjioze “Financial Times”, Rama tha se: “Shqipëria nuk do të heq dorë kurrë nga Evropa dhe BE-ja, cilado qoftë forma e BE-së në të ardhmen”.

Sipas Ramës, llogaritjet politike të anëtarëve të BE-së kanë luajtur gjithashtu një rol në vonesat e 18 viteve të fundit që kur blloku u zotua t’i lejonte të hynin pasi të kishin përmbushur kriteret.

“Shqiptarët kanë zhgënjimet e tyre me Brukselin, por kjo nuk e ndryshon bindjen se ne duhet të jemi atje. Ne i kemi konsumuar të gjitha historitë e dashurisë më parë dhe martesat,” shtoi ai duke iu referuar lidhjeve fillimisht me Rusinë dhe më pas Kinën që Shqipëria kishte në epokën komuniste. “Ne po kërkojmë një martesë të re, jo për të vjetrat. Por sigurisht, kjo lloj martese është e vështirë”, tha kryeministri shqiptar.

Por ndonëse i bën thirrje vendeve të tjera të mos ndikohen nga Rusia apo Kina, vetë Rama “flirton” vazhdimisht me Turqinë. Ai ka treguar herë pas herë simpatinë për Erdogan duke vizituar Turqinë dhe duke e konsideruar presidentin si “kardesh” ose vëlla. Në vizitën e tij të fundit në Turqi, Rama falënderoi Erdogan për ndihmën në procesin e rindërtimit dhe në luftën kundër koronavirusit, ndërsa nuk i kurseu kritikat ndaj BE-së.

Sot që Erdogan vjen në Tiranë, Rama është kujdesur për çdo detaj, që nga momenti i pritjes në aeroport, ku shumë qytetarët kishin dalë më flamuj të kuq për të nderuar prezencën e Erdogan, deri të nisja e seancës së sesionit të ri parlamentar për këtë vit me presidentin turk. Kjo datë përkon me 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, që duke njohur Ramën, s’mund të jetë kurrsesi rastësi.

Etiketa: BEKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc
Aktualitet

Shkullaku: Rama e ka mbyllur ciklin, fundi i tij nuk do të jetë aspak demokratik

08:30 - 08/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Para
Një tjetër surprizë nga qielli për Donaldin: Mbaje premtimin dem

Një tjetër surprizë nga qielli për Donaldin: Mbaje premtimin dem

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc
Aktualitet

Shkullaku: Rama e ka mbyllur ciklin, fundi i tij nuk do të jetë aspak demokratik

08:30 - 08/04/26

Gazetari Armand Shkullaku, ka kritikuar qeverisjen dhe Edi Ramën, duke e cilësuar këtë fazë si fundin e ciklit të tij...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 8 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 08/04/26
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës

07:48 - 08/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Prill 2026

07:39 - 08/04/26
Parashikimi i motit, 3 Nëntor 2024

Parashikimi i motit për sot, 8 Prill 2026

07:37 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com