GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Raporti i BB për Shqipërinë, VOA: Po shkon drejt ‘stuhisë’! Qeveria të mbrojë…

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti i BB për Shqipërinë, VOA: Po shkon drejt ‘stuhisë’! Qeveria të mbrojë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një raport periodik i Bankës Botërore, i publikuar sot, vë në dukje se ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor vijojnë të ndikohen nga lufta në Ukrainë, rritja e mprehtë e çmimeve të energjisë dhe ngadalësimi i rritjes globale. “Ndërsa rritja në gjysmën e parë të vitit 2022 rezultoi relativisht e fuqishme, është e qartë se rajoni tani po shkon drejt një stuhie tjetër,” deklaroi gjatë prezantimit të raportit në Vjenë, të Austrisë, Sanja Madzarevic-Sujster, ekonomiste e lartë e Bankës Botërore dhe autore kryesore e raportit. “Një kombinim goditjesh po rëndojnë shumë në perspektivën e rajonit. Kushtet më të shtrënguara të financimit global, një ngadalësim i kërkesës së brendshme dhe të jashtme, si dhe dobësimi i besimit të biznesit dhe konsumatorit sigurisht që do të ndikojnë në sektorin financiar të rajonit”, u shpreh ajo.

Përveç shtrëngimit të kushteve të financimit, raporti thekson se rreziqet e një shpërthimi dimëror të COVID-19 mbeten dhe zinxhirët globalë të furnizimit vazhdojnë të jenë nën trysni. “Në afat të shkurtër, qeveritë duhet t’i japin përparësi mbështetjes së politikave për shtresat vulnerabël, duke siguruar që masat të jenë të synuara dhe të kufizuara kohore për të minimizuar rreziqet fiskale”, nënvizon raporti.

Për Shqipërinë Banka Botërore pret që rritja ekonomike të ngadalësohet në 3.2 përqind, më poshtë se parashikimet për një rritje prej 3.7 përqind, të qeverisë shqiptare, por dhe Fondit Monetar ndërkombëtar. Për dy vitet e ardhshme, aktiviteti ekonomik pritet të zbresë më tej, respektivisht në 2.3 përqind në 2023-shin dhe 2.5 përqind në vitin 2024, niveli më i ulët në rajon. Për vitin e ardhshëm qeveria shqiptare parashikon një rritje në nivelin e 2.6 përqind, ndërsa FMN-ja afro 2 përqind.

Në raportin e saj, Banka Botërore vë në dukje se inflacioni i lartë, i përkthyer veçanërisht në rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe kostove të transportit, do të ndikojë negativisht te qytetarët më të varfër, duke frenuar përparimin në uljen e varfërisë. Sipas Bankës Botërore në muajin korrik inflacioni i çmimeve të ushqimit dhe të transportit u rrit përkatësisht në 13.2 dhe 19.7 përqind.

“Inflacioni ushqimeve dhe energjisë janë faktorë që mund të çojnë drejt varfërisë një numër relativisht të madh të njerëzve duke qënë se këto elemente kanë një peshë të rëndësishme në shportën e mallrave të konsumit, për këto grupe vulnerabël”, vuri në dukje gjatë prezantimit të raportit për Shqipërinë, Ilda Shllaku, ekonomiste e lartë e Bankës. Sipas saj, skema e ndihmës sociale, dhe instrumentat që duhen përdorur nga qeveria, duhet t’i përshtaten në kohë situatës.

Sa i përket projektit të qeverisë shqiptare për aministinë fiskale, menaxheri i Bankës Botërore për Shqipërinë Emanuel Salinas, shpjegoi se Banka Botërore ka qenë pjesë e konsultimeve të ndërmarra nga autoritetet. “Ne e kuptojmë se në këto momente qeveria po përpiqet të rrisë të ardhurat, dhe kjo perceptohet si një mundësi. Fryma e këtij projeligji ka një sërë rreziqesh dhe ne ia kemi komunikuar qeverisë. Kështu që çdo vendim që do të marrin, duhet të jetë një vendim mbi të gjithë informacionin e duhur, me shpresën që të minimizojë këto rreziqe gjatë përpjekjes për të marrë maksimumin nga ky vendim”, u shpreh ai.

Kundër aministrisë fiskale është rreshtuar haptazi dhe Bashkimi europian por dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit Shqipëria nuk i ka kushtet për realizimin e një amnistie në formën e propozuar. Rritja ekonomike u ngadalësua në fillim të vitit 2022 dhe veprimtaritë ekonomike në Kosovë, u ndikuan nga rritja globale e çmimeve, thuhet në raportin e Bankës Botërore, sipas së cilës, rritja vjetore ekonomike e Kosovës do të tkurret në 3.1 për qind.

Gjatë muajve të parë të vitit 2022 rritja ekonomike e humbi vrullin për shkak të inflacionit dhe krizës në sektorin energjetik. Si importuese e ushqimeve dhe energjisë, Kosova është veçanërisht e cënueshme nga inflacioni i importuar i cili në muajin gusht arriti në 13 për qind nga 7.1 për qind sa ishte në muajin janar. Tregu i punës, sipas raportit, vazhdon të pasqyrojë dobësi kronike dhe karakterizohet nga çekuilibri i dukshëm gjinor si dhe me mospërputhje të shkathtësive dhe emigrim të fuqisë punëtore.

Marrë nga VOA

Etiketa: Banka BoteroreraportiVOA

Lajme të lidhura

Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë
Aktualitet

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve
Breaking Views

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

20:08 - 10/09/26
Para
Organizatë kriminale në Itali, arrestohet trafikanti i drogës (EMRI)

Organizatë kriminale në Itali, arrestohet trafikanti i drogës (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rebelohen” Braçe, Spiropali dhe Xhafaj? Asnjë njoftim prej tyre për angazhim në ‘Praninë Besnike’
Breaking Views

“Rebelohen” Braçe, Spiropali dhe Xhafaj? Asnjë njoftim prej tyre për angazhim në ‘Praninë Besnike’

19:06 - 11/09/26

Sikurse të premten e shkuar në kuadër të “Pranisë Besnike” të gjithë deputetët e grupit  parlamentar të PS janë në...

Lexo më shumë
Presidenti i FSHF-së/ Duka me arbitrat e Kategorisë së Parë: Përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard i njëjtë në çdo ndeshje

Presidenti i FSHF-së/ Duka me arbitrat e Kategorisë së Parë: Përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard i njëjtë në çdo ndeshje

18:41 - 11/09/26
“Diaspora dhe studentët do t’i japin impuls protestës”- Profesor Kreshnik Hakrama: Gjenerata Z, shpresa që i kishte munguar Shqipërisë

“Diaspora dhe studentët do t’i japin impuls protestës”- Profesor Kreshnik Hakrama: Gjenerata Z, shpresa që i kishte munguar Shqipërisë

18:30 - 11/09/26
Hita kërkon intensifikimin e punës së Policisë për goditjen e krimit dhe rritjen e sigurisë në prag të vitit të ri shkollor

Hita kërkon intensifikimin e punës së Policisë për goditjen e krimit dhe rritjen e sigurisë në prag të vitit të ri shkollor

18:11 - 11/09/26
Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta profesor Albert Karriqi

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta profesor Albert Karriqi

18:03 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com