GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti për Shqipërinë, Tabaku: Qeverisja e Ramës mbetet pengesë kryesore për integrimin

11:08 - 09/07/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendimi i Kushtetueses për profesionistët e lirë, Tabaku: Betejë e fituar për qytetarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetet sociale pas debatit të zhvilluar dje në Parlamentin Europian mbi raportin për Shqipërinë.

Në një video-mesazh, Tabaku thekson se ndonëse qytetarët shqiptarë sillen çdo ditë si europianë, në punë, në përpjekje dhe në sakrifica, pengesa kryesore për integrimin europian të Shqipërisë mbetet qeverisja aktuale.

“Ashtu siç e thekson edhe raporti i Parlamentit Europian, Shqipëria përbën një sfidë të jashtëzakonshme për demokracinë, për institucionet, për zgjedhjet e lira dhe për shtetin e së drejtës” – u shpreh Tabaku.

Tabaku vuri në dukje problematikat e thella që përmenden në raport: presioni mbi administratën publike, blerja dhe intimidimi i votës, përdorimi i burimeve shtetërore në funksion të fushatave elektorale.

Një tjetër alarm ngritur nga Tabaku është për korrupsionin, të cilin ajo e cilësoi si një pengesë të përditshme për qytetarët, nga shëndetësia deri te prona.

“80% e shqiptarëve besojnë se korrupsioni i dëmton drejtpërdrejt në jetën e tyre” theksoi ajo.

Tabaku kërkon një qasje të re, gjithëpërfshirëse, me reforma reale që ndihen në ekonomi, në shtet, dhe në funksionimin e institucioneve. Ajo kritikoi faktin që, edhe pas 35 viteve, vendi nuk arrin të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme pa ndërhyrje të partisë në pushtet.

Tabaku theksoi se Europa na sheh ndryshe, por fatkeqësisht, qeverisja vijon ende të na shohë me lupën e 35 viteve më parë.

Deklarata e plotë e Tabakut:

Shqiptarët çdo ditë sillen si europianë – në punë, në përpjekje, në sakrifica. Në çdo aktivitet që kryejnë për familjen e tyre dhe në sjelljen ndaj shtetit.

Fatkeqësisht, pengesa kryesore për integrimin europian vazhdon të mbetet qeverisja. Pengesa kryesore e Shqipërisë është mazhoranca aktuale. Ashtu siç përmendet në raportin e Parlamentit Europian, i cili u diskutua dje dhe po votohet sot – Shqipëria është një sfidë jashtëzakonshme për demokracinë dhe institucionet.

Nga zgjedhjet me probleme, presioni mbi administratën, blerja e votës, intimidimi i votuesve dhe përdorimi i shtetit në funksion të fushatës – janë të gjitha fenomene që nuk duhet të ekzistonin në Shqipërinë e vitit 2025, por ekzistojnë.

Nga ana tjetër, një tjetër pengesë madhore është korrupsioni. 80% e shqiptarëve besojnë se korrupsioni e pengon jetën e tyre, kryesisht në shëndetësi, polici, arsim, pronë, hipotekë dhe biznes.

Shqipëria ka nevojë për një qasje krejtësisht të re. Për një përfshirje të gjerë. Për reforma që ndihen në ekonomi. Një ekonomi që prodhon për të gjithë, jo për pak njerëz.

Reformat duhen të fillojnë nga biznesi dhe të shkojnë deri tek demokracia – me institucione që balancohen, me një parlament që ka rol, dhe akoma më thelbësore – me zgjedhje që respektojnë standardet.

Sot, 35 vite pas rënies së diktaturës, Shqipëria ende nuk është në gjendje të organizojë zgjedhje të lira. Ende përdoret partia-shtet në çdo qelizë për të ndikuar e për të manipuluar rezultatin.

Këto janë çështjet kryesore që ngriti raporti i Parlamentit Europian. Këto janë sfidat që ka Shqipëria sot. Dhe kjo është rruga që duhet ndjekur: reforma të thella, gjithëpërfshirëse dhe një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si funksionon shteti.

Europa na sheh ndryshe. Ndërkohë që qeverisja vijon të na shohë me lupën e 35 viteve më parë.

 

Etiketa: integrimRamaTabaku

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Dash Sula reagon pas lirimit të Salianjit: Ata të PD e përcollën me “oiiiii” dhe e pritën me xhelozi

Dash Sula reagon pas lirimit të Salianjit: Ata të PD e përcollën me “oiiiii” dhe e pritën me xhelozi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com