GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Rasti “Karaçeva”, Prokuroria ngre akuza për 14 policë, 28 biznesmenë e 31 qytetarë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Rasti “Karaçeva”, Prokuroria ngre akuza për 14 policë, 28 biznesmenë e 31 qytetarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për rastin e njohur si “Karaçeva”, Prokuroria Themelore në Gjilan më 5 nëntor 2021, ka ngritur aktakuzë ndaj 14 policëve, 31 qytetarëve dhe 28 biznesmenëve, të cilët akuzohen për kontrabandim me mallra, bixhoz të paligjshëm dhe vepra tjera në rastin “Karaçeva”, lëndë e cila do të gjykohet në Gjykatën në Kamenicë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

“Për lëndën në fjalë, ju njoftoj se kjo lëndë do të gjykohet në Degën e Gjykatës Themelore në Kamenicë dhe me lëndën është e ngarkuar gjyqtarja, Valbonë Dërvodeli” – ka njoftuar Shkodra.

Po ashtu, sipas njoftimit asnjë prej të pandehurve nuk gjenden në ndonjë masë të sigurisë. Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjilan më 5 nëntor 2021 për rastin “Karaçeva” ngarkon 14 zyrtarët policorë Ferid Leci, Hydush Kastrati, Sokol Keka, Imer Spahiu, Fatmir Kallaba, Asllan Kryeziu, Feat Zeqiri, Raif Thaqi, Selami Geci, Slavisha Nikoliç, Zlatan Arsiç, Naim Krasniqi, Naim Selishta dhe Fitim Kryeziu.

Zyrtarët policorë po akuzohen për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 311, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 77 të KPRK-së, e dënueshme me burgim prej një deri në 10 vjet. Ndërsa, Ferid Leci po akuzohet edhe për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294, paragrafi 2 lidhur me nenin 33 dhe 77 të KPRK-së, e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Ndryshe, edhe pse policët e akuzuar ngarkohen që veprën penale “Kontrabandimi i mallrave” e kanë kryer gjatë detyrës zyrtare, kjo vepër nuk hyn në kuadër të kapitullit të veprave penale të korrupsionit, të cilat gjykohen nga Departamentin e Krimeve të Rënda, por ky paragraf i këtij neni, për herë të parë është caktuar me Kodin e ri Penal, që ka hyrë në fuqi në prill të vitit 2019.

Në mesin e të akuzuarve tjerë në këtë rast janë të përfshirë 28 biznesmenë: Jusuf Hasani person përgjegjës i biznesit “Luli SHPK” në Novobërdë, Nadir Shantir, person përgjegjës i  thertores “Shantir” në Prizren, Shani Kryeziu person përgjegjës i biznesit NTP “SHANIA” në Suharekë, Kujtim Morina pronar i mishtores “Morina” në Prizren, Umer Arapi person përgjegjës i biznesit  DPT “Ymeri” në Prizren, Bajrami Rahmani person përgjegjës i biznesit DPZ “Bajrami” në Prizren, Armin Huduri person përgjegjës  i biznesit “Kajce” në Prizren, Hilmi Mullallari person përgjegjës i thertores në Prizren, Jeton Buquku person përgjegjës i biznesit “Buquku” SHPK, Bekim Bajrami pronar i bizneseve ferma e lopëve “Bujku” dhe “Beka” BI në Podujevë, Bujar Ajeti person përgjegjës  i  biznesit  NTP “Nushi” në Ferizaj, Ylber Fera punëtor në objekti pa emërtim, Lulëzim Gashi menaxher në objekti pa emërtim, Idriz Kurteshi menaxher në Automate Club, Feta Leci person përgjegjës i fermës “NTP Lumi” në Kamenicë, Naser Leci pronar i objekti pa emërtim, Denis Hyseni pronar në Automate Club, Mustafë Leka pronar në objektin ROYAL KAZINO-POKER, Bekim Gashi pronar në objekti pa emërtim, Qamil Memeti pronar në Objektin “Admiral”, Mentor Maqani pronar në objektin Cazino në  Karaçevë, Sherif Ilazi menaxher në objektin Cazino në Karaçevë, Muharrem Morina menaxher në objekti pa emërtim, Afrim Thaqi, pronar në objektin ROYAL KAZINO-POKER, Xhelal Kryeziu pronar në objektin “ËILD KAZINO”, Artizan Thaqi pronar në objektin “ROYAL CAZINO”, Vullnet Bytyqi menaxher në objektin Cazino 05, Sylejman Ismjali pronar në objekin Cazino 05.

Biznesmenët po akuzohen për veprat penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, nga neni 333, paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të KPRK-së e dënueshme me burgim prej një deri në katër vjet, “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor” nga neni 261, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së e dënueshme me burgim deri në dy vjet dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së, e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Ndërsa, Feta Leci po akuzohet edhe për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 311, paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të KPRK-së, e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në katër vjet.

Në aktakuzë janë të përshirë edhe 31 qytetarë: Driton Spahiu, Albert Thaqi, Albert Sadiku, Blerim Spahiu, Fatmir Spahiu, Agron Spahiu, Naim Kryeziu, Sead Dermaku, Blend Spahiu, Fadil Spahiu, Vigan Spahiu, Lirik Morina, Fatmir Veseli, Ismail Veseli, Sadik Sadiku, Mevlan Spahiu, Fatos Morina, Burim Fazliu, Enis Keka, Florian Sylejmani, Rexhep Spahiu, Nehat Morina, Hesat Rrudhani, Përparim Shabani, Arsim Dërmaku, Fatlum Bajrami, Adhurim Thaqi, Faton Kryeziu,  Lirim Spahiu, Nazim Rulani dhe Ibush Fazliu.

Prej tyre, 29 të parët po akuzohen për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 311, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në katër vjet.

Ndërsa, Nazim Rulani dhe Ibush Fazliu akuzohen për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet, raporton betimiperdrejtesi.

 

Etiketa: akuzabiznesmeneKaracevapoliceProkuroriaqytetarerasti

Lajme të lidhura

Deklarata për spastrim etnik të Kosovës/ Depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
Kosovë & Rajon

Deklarata për spastrim etnik të Kosovës/ Depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

16:24 - 16/07/26
Albin Kurti zbulon planin energjetik: Kosova po shqyrton përdorimin e gazit amerikan përmes Shqipërisë
Kosovë & Rajon

Albin Kurti zbulon planin energjetik: Kosova po shqyrton përdorimin e gazit amerikan përmes Shqipërisë

19:07 - 15/07/26
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik
Aktualitet

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

22:07 - 14/07/26
Para
Vëllai refuzon testin e ADN: Është motra ime dhe…

Vëllai refuzon testin e ADN: Është motra ime dhe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar
Aktualitet

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26

Një kapiten shqiptar është arrestuar nga autoritetet portuale greke në Korfuz, pasi dyshohet se drejtonte një traget me numër pasagjerësh...

Lexo më shumë
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26
Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

15:29 - 17/07/26
Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com