GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rasti Veliaj dhe kryebashkiakët europianë që dhanë dorëheqjen

14:34 - 02/05/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Gazetari Hoxha: Drejtorët banonin në të njëjtin kompleks me Veliajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej javësh, vijojnë protestat para Bashkisë së Tiranës pas arrestimit të drejtorëve të kryebashkiakut Erion Veliaj për procedimin penal të njohur si “5 D” (bashkë me aferën e inceneratorit).

Hetimet paraprake të SPAK kanë faktuar se drejtorët e Veliaj ishin tenderuesit dhe në të njëjtën kohë përfituesit e rreth 30 milion eurove të taksapaguesve. Vetë Veliaj ka pretenduar se nuk ka pasur dijeni për aferat e vartësve. Gjithashtu, ka refuzuar kërkesën për dorëheqje nga protestuesit si dhe ka sulmuar protestat.

Një krahasim të standardit të Veliajt me kryebashkiakët të tjerë europianë të cilët kanë dhënë dorëheqje, e solli Akil Kraja, anëtari i Këshillit Kombëtar në PD.

Në një deklaratë nga selia blu, ai renditet rastet kur kryetarë bashkish të qyteteve europiane kanë dhënë dorëheqje dhe arsyet se pse e kanë ndërmarrë këtë akt:

  • Në tetor të vitit 2015, kryetari i Bashkisë së Romës, Ignazio Marino, dha dorëheqjen se u akuzua se kishte paguar me kartën e debitit të bashkisë 20.000 euro për darka me familjarë e miq të tij në një periudhë 2-vjeçare. Dhe pse ai deklaroi se do të rimbursonte vlerën në fjalë, ai u largua.
  • Në dhjetor të vitin 2014, Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Klaus Wowerei dha dorëheqjen pas presionit publik mbi vonesat, tejkalimin e kostove dhe nepotizmin që prekte ndërtimin e Aeroportit të Berlinit. Ai akuzohej ndër të tjera, se bordet e projektit ishin plotësuar me miq të tij.
  • Në dhjetor të vitit 2012, kryetari i Bashkisë së Mariborit në Slloveni, Franc Kangler, dha dorëheqjen vetëm pas 2 protestave të shoqërisë civile dhe të opozitës, pas publikimit të akuzave ndaj tij për korrupsion.
  • Në korrik të vitit 2008, nënkryetari i Bashkisë së Londrës, Ray Lewis, ka dhënë dorëheqjen 24 orë pas fillimit të punës së një komisioni hetimor bashkiak që kërkonte të hidhte dritë mbi një hua të tij të para 10-viteve prej 30.000 paundësh, kohë që ai angazhohej në një kishë lokale.
  • Po kështu kanë dhënë dorëheqjen vetëm se u përfolën në skandale korrupsioni kryetari i Bashkisë së Venecias, Giorgio Orsoni apo dhe nënkryetari i Bashkisë së Pragës, Jiri Paluska.

“Kaq mjafton në Europë për të dhënë dorëheqjen”, theksoi Kraja, pas paraqitjes së çdo rasti.

“Ka dhe raste më pikante si ai i kryetarit të Bashkisë së Guyor, qyteti i dytë më i madh në Hungari, i cili dha dorëheqjen në nëntor të vitit 2019 vetëm se u shfaq në një video rozë në një jaht. Rast ky që i ngjan atij të Shukri Xhelilit, i cili u largua në vitin 2016 nga posti i tij i kryetarit të Bashkisë së Dibrës vetëm sepse u filmua në një video rozë”, shtoi më tej.

Po në Tiranë?

Pas ilustrimit të këtyre rasteve, u rikthye te kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

“Në Tiranë interesat e qytetarëve vlejnë më pak se ato të Dibrës? Po, sigurisht, sepse Erion Veliaj në këto 9 vite si kryetar bashkie ka xhiruar mbi 1 miliardë euro në tendera e konçesione publike. Në këto 9 vite ka punësuar mbi 10.000 persona. Në këto 9 vite janë vjedhur dhjetëra miliona euro nga drejtorët e tij të cilët ishin nën përgjegjësinë e tij direkte”, tha ai.

Deklaratën e mbylli me apelin ndaj qytetarëve për t’iu bashkuar protestës së radhës para Bashkisë së Tiranës:

“Të martën, në orën 11.00 vijon protesta më e drejtë, që qyteti i Tiranës ka realizuar në këto 30 vite. Erion Veliaj duhet të japë dorëheqjen, të hetohet e të dënohet ashtu siç do të ndodhte në çdo qytet europian. Çdo ditë që ai vijon të mbetet kryetar bashkie, është një ditë që i vidhet Tiranës, kryeqytet europian”.

Etiketa: 5dBashkia Tiranedosja 5dErion VeliajkorrupsionKryesore1

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Vota e Diasporës, Alibeaj: U shkel vendimi i GJK, çështja të shkojë në SPAK

Vota e Diasporës, Alibeaj: U shkel vendimi i GJK, çështja të shkojë në SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com