GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raundi i ri i bisedimeve Suedi-Turqi për anëtarësimin në NATO

15:08 - 29/05/23
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Raundi i ri i bisedimeve Suedi-Turqi për anëtarësimin në NATO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrat e Jashtëm të Suedisë dhe Turqisë do të takohen së shpejti, për të diskutuar ratifikimin e anëtarësimit  të vonuar të vendit nordik në NATO , njoftoi ministria e jashtme suedeze.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës . Megjithatë, ndërsa Finlanda iu bashkua Aleancës në prill, hyrja e Suedisë vonohet për shkak të kundërshtimeve të ngritura nga Turqia dhe Hungaria.

Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billstrom i tha televizionit SVT se do të takohet me homologun e tij turk, Mevlut Çavusoglu të enjten, në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo.

“Megjithatë, ne jemi informuar se ministri i jashtëm i Turqisë nuk do të vijë, kështu që nuk do të ketë takim atje” tha një zëdhënës i Billstrom, duke shtuar megjithatë se takimi do të zhvillohet së shpejti.

Fërkimet midis Turqisë dhe Suedisë janë të gjata.

Në të kaluarën, Suedia ka kritikuar Turqinë për të drejtat e njeriut, dhe ka vënë në pikëpyetje aderimin e Ankarasë ndaj standardeve demokratike.

Turqia pretendon se Suedia ofron strehim për anëtarët e organizatave që Ankaraja i konsideron terroriste. Turqia thotë gjithashtu se vendi skandinav nuk ka përmbushur kushtet e marrëveshjes së arritur në Madrid qershorin e kaluar, të cilat synonin të qetësonin shqetësimet e sigurisë së Ankarasë.

Bisedimet midis dy vendeve për NATO-n ngecën gjatë zgjedhjeve turke, të cilat presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan i fitoi dje në raundin e dytë.

“Mezi pres që të jem në gjendje të ndërroj marshin dhe të shpejtoj gjërat tani që ne e dimë se cili është rezultati” tha Billstrom.

Ai përsëriti se qeveria suedeze shpreson se vendi mund të bëhet shteti i 32-të anëtar i NATO-s deri në kohën e samitit të Aleancës, i cili do të mbahet në kryeqytetin lituanez Vilnius, më 11-12 korrik.

Etiketa: NATOsuedia

Lajme të lidhura

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça
Aktualitet

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

09:29 - 15/03/26
Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje
Aktualitet

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh
Aktualitet

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26
Para
Emri+Foto/ Gjendet i mbytur në kanal një 59 vjeçari nga Lushnja

Emri+Foto/ Gjendet i mbytur në kanal një 59 vjeçari nga Lushnja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë
Breaking Views

Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë

12:55 - 15/03/26

Zgjedhjet për Kryetarin e Degës së PD Vlorë, procesi nis i qetë. Sot, më 15 mars, pranë Degës së Partisë...

Lexo më shumë
“Gjuhë seksiste”/ IDC-CDI: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit

“Gjuhë seksiste”/ IDC-CDI: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit

12:30 - 15/03/26
Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen

12:15 - 15/03/26
Supergoli nga 70 metra, Gyler bën shaka: Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO)

Supergoli nga 70 metra, Gyler bën shaka: Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO)

11:53 - 15/03/26
“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij

“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij

11:44 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com