GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Reshjet e shiut bllokojnë rrugët në Shkodër, fshatrat pa energji

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Reshjet e shiut bllokojnë rrugët në Shkodër, fshatrat pa energji
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vijuar reshjet e shiut në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër.
Sipas informacionit të Emergjencave Civile, nga reshjet e rëna deri tani nuk janë konstatuar probleme në sistemin e kullimit dhe mbrojtjes nga vërshimi i lumenjve.

Nga bashkia Shkodër, informohemi se si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur rënie gurësh në aksin rrugor Prekal – Breglumi.

Në rrugën e Dukagjinit ka pasur rrëshqitje dherash e gurësh për të cilat do të punohet me anë të një fadrome për largimin e tyre. Ndërkohë në Theth një natë më parë pati prurje të shumta të lumit të Shalës, por pa pasoja të rënda. Ura që lidh fshatin Theth me Ndërlysaj nuk është dëmtuar nga reshjet, por firma që po punon për rrugën e re atje, ka ndërhyrë pasi do të bëje rikonstruksionin e plotë të urës. Në pjesën tjetër të njësisë nuk raportohen dëme, në disa zona ka pasur shkëputje të energjisë si pasojë e linjave të amortizuara.

Nga bashkia Vau Dejës, në NjA Vig Mnelë ka bllokim të disa rrugëve nga prurjet e lumit Gjadër.
Në NjA Vau Dejës prurjet në përroin Gline dhe Tamzë kanë qenë më të ulëta pasi Bashkia në bashkëpunim me DRUK kanë bërë pastrimin e tyre në të gjithë gjatësinë. Nuk ka energji elektrike në NjA Vau Dejës dhe NjA Hajmel.

Nga bashkia Fushë Arrës si pasojë e reshjeve të shiut është dëmtuar një banesë në fshatin Dardhë të NjA Blerim, banesa e shtetasit Nikoll Pjetër Kola me dy anëtarë. Po ashtu janë dëmtuar rrugët rurale në NjA Iballë dhe NjA Fierzë.

Nga bashkia Malësi e Madhe, si rezultat i shirave të rëna gjatë natës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në NjA Shkrel, NjA Kastrat, NjA Kelmend.

Nga bashkia Puke, në NjA Qelëz është dëmtuar totalisht aksi rrugor Qelez- Ukth Maja e Mirgës. Ka pasur rrëshqitje të rrugës në aksin rrugor të Kabashit Memaj Buhot, aksit rrugor Bicaj- Blinisht- Krovë. Në
NjA Gjegjan ka pasur dëmtim në çatinë e shkollës qendër Gjegjan. Në rrugët rurale ka prezencë inertesh si pasojë e shkarjeve të gurëve dhe dherave.

Kanali vaditës Rras Kuzhnen është dëmtuar plotësisht. Ura e Rras Kuzhnenenit është dëmtuar plotësisht.
Për njësinë Pukë ka rrëshqitje të trupit të digës së rezervuarit.
Për ndërhyrje në stabilizimin e situatës kërkohen 2 mjete, 1 fadromë dhe 1 kamion.

Sektori i Emergjencave Civile në bashkëpunim me drejtuesit e institucioneve të nivelit vendor dhe drejtoritë përkatëse po monitorojnë situatën.

Etiketa: energjiKryesore1reshje shiurruge

Lajme të lidhura

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas
Aktualitet

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

10:19 - 09/11/26
Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje
Aktualitet

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

09:58 - 09/11/26
Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)
Aktualitet

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26
Para
Aksident në Tepelenë- Gjirokastër, makinat përplasen “kokë më kokë”

Makina përplas biçikletën, një i plagosur në Cërrik

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas
Aktualitet

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

10:19 - 09/11/26

Pas skandalit me ujin e pijshëm në Vlorë, një rast shqetësues raportohet nga Lushnja, ku uji që qytetarët e paguajnë...

Lexo më shumë
Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

09:58 - 09/11/26
Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com