GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rexhep Uka, mesazh të fortë Berishës: Kambana bie për ata që kanë vesh, do dështoni si Gorbaçovi

13:09 - 18/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rexhep Uka, mesazh të fortë Berishës: Kambana bie për ata që kanë vesh, do dështoni si Gorbaçovi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-themeluesi i PD dhe ish-ministri i Bujqësisë, Rexhep Uka, i ka përcjellë një mesazh të fortë ish-kryeministrit, nga Kuvendi Kombëtar i PD. Rexhep Uka ka kujtuar kohën kur Mihail Gorbaçov tentoi të bëjë një epokë të dytë në Rusi, por dështoi, pasi sipas tij, nga 70 milionë votues që kishte në fillim, mori vetëm 0.2%.

“Edhe Gorbaçov kur tentoi të bëjë një epokë të dytë, duke kandiduar për president, nga 70 milionë votues, mori vetëm 0.2%. Nuk bëri dot epokë më. Kambana bie për ata që kanë vesh. Bashkë kemi qenë në një rresht, në një front, madje disa prej tyre shumë përpara nesh. Gjithçka është njerëzore, por nëse humbasim frymën, mbarojnë edhe hyjnorja, edhe tokësorja. Te ne janë shfaqur të njëjtat sëmundje

Ajo që e quajtëm perëndim mund dhe duhet të na shërbente si shembull. Nuk ishte nevoja që ne të krijonim një hibrid. Nuk do kisha dashur kurrë, edhe një bashkëpatriot, protagonist që të rregullojë Amerikën. Kur të arrijmë këtë, edhe planetit do ja ndryshojmë emrin. Ky popull e ka zgjedhur herët, shumë herët, vetë mikun. Dhe ju e dini fort mirë që ne shqiptarët zgjedhjen e mikut e kemi nga kategoritë më të larta të jetesës. E ka zgjedhur vetë. Është bio. E ku me mujt me gjet forcë me përballu vullnetin e popullit. Vullnet i popullit, vullneti i Zotit. Sot nuk është koha për mllefe. Është e pafalshme të targetojmë një fajtor dhe t’i targetojmë atij gjithë faturën për gjendjen e opozitës”, u shpreh ai.

Uka theksoi se nuk mundet që të fajësohet vetëm një person për dështimet e deritanishme. Kjo sipas tij, do të ishte gjëja më e lehtë, por është një gjë që nuk e ndihmon opozitën. Ndërkohë që Uka kritikonte mënyrën e të bërit politikë, të pranishmit në sallë filluan të thërrisnin “Rama Ik” dhe “Lulzim Basha” duke e ndërprerë disa herë Profesorin, i cili tha se po të donin ai e linte fare fjalimin.

Etiketa: berishakuvendRexhep Uka

Lajme të lidhura

Ish-sekretari Blinken: “Non grata” lidhet me problemet e Berishës, jo me SHBA! U qëndroj sanksioneve të vendosura
Breaking Views

Ish-sekretari Blinken: “Non grata” lidhet me problemet e Berishës, jo me SHBA! U qëndroj sanksioneve të vendosura

18:03 - 26/03/26
Rama u jep investitorëve të huaj “recetën magjike”: Një gotë raki për të harruar korrupsionin në Shqipëri
Aktualitet

Rama u jep investitorëve të huaj “recetën magjike”: Një gotë raki për të harruar korrupsionin në Shqipëri

15:34 - 26/03/26
Tabaku u shpreh kundër përjashtimit të Salianjit, reagon Berisha: Ai u vetëpërjashtua
Aktualitet

Tabaku u shpreh kundër përjashtimit të Salianjit, reagon Berisha: Ai u vetëpërjashtua

14:18 - 26/03/26
Para
Makina përplaset me kamionin në Durrës, një i plagosur

Makina përplaset me kamionin në Durrës, një i plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26

“Korrupsioni nuk mund të relativizohet tek shoqëria”. Kështu ka pohuar ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi, duke iu bashkangjitur reagimeve pas deklaratave...

Lexo më shumë
Kosova triumfon me katër gola kundër Sllovakisë dhe shkon në finalen e madhe të play off-it për Botërorin

Kosova triumfon me katër gola kundër Sllovakisë dhe shkon në finalen e madhe të play off-it për Botërorin

23:07 - 26/03/26
Përmbysje dramatike në Varshavë, Shqipëria ndëshkohet pas rasteve të shpërdoruara

Përmbysje dramatike në Varshavë, Shqipëria ndëshkohet pas rasteve të shpërdoruara

22:56 - 26/03/26
Arbër Hoxha shënon gol, fillon festa e shqiptarëve në Varshavë

Arbër Hoxha shënon gol, fillon festa e shqiptarëve në Varshavë

21:40 - 26/03/26
Miratohen 2 parqe fotovoltaikë/ Rama i jep me koncesion 49 vjet tokën oligarkut Vasil Jovani

Miratohen 2 parqe fotovoltaikë/ Rama i jep me koncesion 49 vjet tokën oligarkut Vasil Jovani

20:57 - 26/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com