GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Rikthehet futbolli shqiptar, Vllaznia kërkon të dalë nga kriza

13:34 - 29/03/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Teuta dhe Vllaznia ndajnë pikët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vllaznia rikthehet në fushë të shtunën ndaj Bylis, për të tentuar kthesën, tashmë me Auron Milotin në stol. Humbja me Laçin regjistroi ndeshjen e pestë radhazi në kampionat pa fitore, çka solli dhe largimin e Mirel Josës.

Skuadra shkodrane, nga pretendimet për titull, tashmë e gjen veten në mesin e tabelës duke u renditur në vendin e pestë me 37 pikë, duke patur një diferencë prej 7 pikësh me vendin e parë. Kuqeblutë janë vetëm 1 pikë larg vendit të tretë e dy ndeshjet e radhës i luajnë në “Loro Boriçi”, çka mund të jetë një faktor favorizues për t’u rikthyer në rrugën e mbarë.

Deri në fund kanë mbetur dhe 10 ndeshje, por tre nga katër skuadrat që kanë mbi veten i presin në Shkodër, me Erzenin, Tiranën dhe Egnatian që do të jenë mysafirë të Vllaznisë. Në Shkodër besojnë shumë se me ndryshimet në pankinë mund të bëjë që skuadra të rifutet në objektivin titull.

Në anën tjetër, skuadra që ka shkëlqyer në fazën e tretë është Kukësi. Verilindorët kanë marrë 3 fitore dhe 1 barazim në katër ndeshjet e fundit, duke patur rendimentin më të lartë në fazën e tretë me 16 pikë deri më tani.

Në vendin e dytë pas verilindorëve në këtë statistikë renditen Partizani e Teuta me nga 14 pikë secila. Kujtojmë se pas 18 javësh, kuksianët ndodheshin me vetëm 19 pikë në vendin e fundit së bashku me Kastriotin, ndërsa tani, pozicionohen vetëm 3 pikë nga Egnatia e vendit të tretë.

Rrahman Hallaci ka ndryshuar fytyrën e skuadrës, që nga hijet e fundit të tabelës tashmë ka nisur që të mendojë dhe zonën europiane. Verilindorët presin Egnatian në përballjen e javës së 27-të që është dhe përballja e fundit e fazës së tretë./Supersport

Etiketa: Abissnet Superiorefutbolli shqiptarSportVllaznia

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet
Breaking Views

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
Para
Sulmi me një të vrarë, reagon Top Channel

Sulmi ndaj Top Channel, del në skenë personi i rrezikshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com